1Kush do të hakmarrje, do të gjëjë hakmarrje prej Zotit e mëkatet e tija gjithmonë i ruan para sysh.
2Falja padrejtësinë të afërmit tënd e, kur të lutesh, mëkatet e tua do të falen.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Njeriu mban hidhërim kundër njeriut, si mund të kërkojë prej Hyjit shërim?!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4S’ka mëshirë për njeriun, të ngjashmin e vet, e lutet t’i falen mëkatet e tija?!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai, vdekatar, mban në zemër hidhërim, dhe kërkon që Hyji të jetë me të i dhimbshëm?! Kush do të lutet për fajet e tija?!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Të të bjerë në mend mbarimi yt e pusho të urresh;
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7kujto shkatërrimin e vdekjen e mbaj urdhërimet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Kujtoji urdhërimet e mos iu hidhëro të afërmit!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kujto Besëlidhjen e të Lartit Zot e mos i jep rëndësi fyerjes që ta bën i afërmi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Grindjet
10Ruaju grindjeve e do të mëkatosh më pak,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11sepse njeriu të hidhur flakë i ndez grindjet, njeriu mëkatar i turbullon miqtë e mes njerëzve që janë në paqe shtie armiqësi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Si të jetë druri e pyllit ashtu ndizet edhe zjarri, sipas fuqisë së njeriut është edhe zemërimi i tij, zemërimi i rritet sipas kamjes së tij.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Grindja e shpejtë ndez zjarrin, grindja e shpejtë derdh gjak e gjuha therëse sjell vdekjen.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Nëse i fryn shkëndijës, ndizet e bëhet zjarr, nëse pështyn në të, ajo fiket: të dyja dalin nga goja jote.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gjuha
15Qoftë mallkuar ngacmuesi e shpifësi: shumë i humbën njerëzit që ishin në paqe!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Gjuha e tretë shumë i ka turbulluar dhe i ka dëbuar prej një populli në tjetër.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Rrënoi qytete të pasurish të rrethuara me mure dhe i rrafshoi shtëpitë e sundimtarëve.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Preu ushtritë e popujve, shkatërroi kombe të forta.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Gjuha e tretë i dëboi gratë e burrave e i la pa fryt të mundit të tyre.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kush i vë vesh, nuk do të gjejë paqe as nuk do të gjejë mik, tek i cili të pushojë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Goditja e frushkullit shkakton varrën, goditja e gjuhës thyen eshtrat.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Shumë ranë prej tehut të shpatës, por jo aq sa u humbën për shkak të gjuhës së vet.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Lum ai që di të ruhet prej saj, që nuk ra në hidhërimin e saj, që s’e sprovoi zgjedhën e saj e që s’u lidh në prangat e saja.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Vërtet zgjedha e saj është zgjedhë hekuri dhe prangat e saja janë pranga bronzi;
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25e tmerrshme është vdekja që ajo sjell, më e dobishme Nëntoka se ajo.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Por ajo s’ka pushtet mbi njerëzit e drejtë dhe s’do të digjen në flakën e saj.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Në thonj të saj bien ata që e lënë Hyjin, në ta do të ndizet flakë e do të djegë, kundër tyre do të sulet porsi luani, do t’i lëndojë porsi leopardi.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Thuri me ferra veshët e tu, mos e dëgjo gjuhën e mbrapshtë, gojës sate vëri derë e shula.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Arin tënd e argjendin tënd vulose mirë, pesho mirë fjalët e tua dhe vëri gojës sate frerë të drejtë.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kujdes të mos biesh për shkak të gjuhës, të mos rrëzohesh ndër sy të armiqve që vënë prita e të jetë rënia jote e pashërueshme, për vdekje.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.