Të gjithë kapitujt

Siracidi · Kapitulli 34

Ëndrrat, Udhëtimet, etj.

30 vargje

Ëndrrat

1Shpresa e kotë dhe gënjeshtare janë për njeriun e marrë e ëndrrat u japin krahë të pamendëve.

2Si ai që kap hijen ose e dëbon vrap erën, ai që u beson ëndrrave.

3Kjo pas asaj është të parët e ëndrrave: përballë një fytyre një fytyrë e ngjashme.

4Nga e papastërta si mund të dalë e pastërta? E nga gënjeshtra si mund të dalë e vërteta?

5Falle, shpatulla e ëndrra janë punë kote

6e, porsi gruas në lindje, mendja bien në kllapi. Nëse i Tejetlarti nuk i dërgon si zëdhënës, aspak mos vra vesh për to.

7Ëndrrat shumë njerëz i kanë çuar në gabim dhe sharruan ata që shpresuan në to.

8Ligji duhet zbatuar pa gënjeshtra e urtia është përsosje në gojën që flet të vërtetën.

Udhëtimet

9Kush ka udhëtuar shumë, shumë edhe di, e kush ka përvojë të madhe, flet me urti.

10Kush s’ka sprovuar asgjë, pak di, e kush ka udhëtuar shumë, e ka shtuar mprehtësinë.

12Shumë gjëra i kam parë në udhëtime edhe shumë gjëra i mësova;

13Shpeshherë qeshë në rrezik vdekjeje, por, në saje të përvojës, gjeta shpëtim.

14Shpirti i atyre që e druajnë Zotin do të jetojë dhe në saje të tij do të gjejë bekim.

15Shpresa e tyre është në Atë që i shpëton dhe sytë e Zotit janë mbi ata që e duan.

16Kush e druan Zotin asgjë s’do të ketë frikë, nuk do të trembet sepse Ai është shpresa e tij.

17I lum është shpirti i atij që e druan Zotin.

18Në kë mbështetet? Kush është fuqia e tij?

19Sytë e Zotit janë mbi ata që e druajnë: mbrojtje e fuqishme, mbështetje e patundshme, strehim nga era e zjarrtë, nga vapa e diellit të mesditës,

20mbrojtje në pengesa, ndihmë në rrëzim, ngritës i shpirtit e ndriçues i syve, dhënës i shëndetit të jetës e i bekimit.

21Zoti është e vetmja ndihmë për ata që shpresojnë në të, udhës së vërtetës e të drejtësisë.

Flitë

22Kush flijon çka padrejtësisht fitoi, flijon kusht të njollosur, po edhe flitë e të padrejtëve nuk pëlqehen.

23I Tejetlarti si kërkon flitë e të paudhëve, as si shikon kushtet e keqbërësve, as nuk ua fal mëkatet pse kushtojnë fli të shumta.

24Kush kushton fli nga kamja e skamnorëve bën porsi ai që vret djalin në sytë e të atit.

25Buka e nevojtarëve është jeta e skamnorëve, kush ua merr është gjakësor.

26E vret të afërmin ai që ia merr ushqimin e djersës,

27gjak derdh kush ia ha mëditësit pagën.

28Njëri ndërton e tjetri rrënon: ç’tjetër dobi përveçse mundit?

29Njëri lutet e tjetri mallkon: zërin e cilit do ta vështrojë Zoti?

30Atij që e preku të vdekurin e pastaj u la, nëse prapë e prek, ç’i vlejti ajo larje?

31Kështu i ndodh edhe njeriut që agjëron për mëkatet e veta e pastaj shkon e vazhdon t’i bëjë të njëjtat. Kush do ta marrë para sysh lutjen e tij? Çpërfitim ka nëse e mundoi vetveten?