II. I VERBËRI
1Nën mbretin Asarhadon u ktheva në shtëpinë time ku më ishin kthyer edhe Ana, gruaja ime, dhe im bir Tobia. Ditën e Pesëdhjetores, që është e kremtja e Javëve, më qe bërë gati një drekë e mirë dhe u ula të ha.
2Më ishte shtruar tryeza dhe pashë se kishte gjellëra të shumta. Atëherë i thashë Tobisë, djalit tim: »Dil e, nëse gjen ndonjë skamnor prej vëllezërve tanë që janë robër në Ninivë, por që me gjithë zemër të vet e kujton Zotin, sille këtu e të hajë bashkë me mua. Ja, unë po të pres, biri im, deri të kthehesh.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Tobia shkoi të kërkonte ndonjë skamnor nga vëllezërit tanë, u kthye e më tha: »Atë!« Unë i përgjigja: »Fol, biri im!« Ai vazhdoi: »Është dikush nga populli ynë i vrarë, i varur në litar dhe e kanë hedhur në shesh, edhe tash aty është.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Brofa në këmbë, e lashë pa e prekur bukën, e mora dhe e prura në një dhomë që pasi të perëndonte dielli, ta varrosja.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pasi u ktheva, u lava dhe e hëngra bukën time me vaj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë më ranë ndër mend fjalët e profetit Amos që i tha në Betel: »Të gjitha festat tuaja do të kthehen në zi, të gjitha këngët tuaja në vajtime.«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe qava. Pasi perëndoi dielli shkova, e hapa një varr dhe e varrosa.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të afërmit e mi më përqeshnin e thoshin: »Ende ky njeri s’po u tremka! E pra, për shkak të kësaj gjëje ka qenë kërkuar të vritej, pati ikur dhe, ja, përsëri po i varros të vdekurit!«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po atë natë, u lava e dola në oborr. Rashë të flej përbri murit të oborrit. Fytyrën, për shkak se ishte nxehtë, e lashë të zbuluar.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nuk e dija se trumcakët ishin në mur përmbi mua. Glasat e tyre ende të nxehta më ranë në sy dhe fitova të bardhët e syve. Shkoja te mjekët për t’u shëruar dhe, sa më shumë barna që më vënin aq më tepër të bardhët ma merrte të pamët e syve, deri sa u verbova krejtësisht. Katër vjet mbeta pa dritën e syve. Të gjithë vëllezërit e mi hiqnin keq për këtë me mua. Për dy vjet Ahihari më mbajti me ushqime deri sa shkoi në Elimaidë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Aso kohe gruaja ime Ana punonte me pagë punë grash e përpunonte lesh në tezjahë
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12dhe pastaj ua çonte porositësve e ata e paguanin. Të shtatën ditë të muajit Distër e kreu pëlhurën dhe ua çoi të zotëve. Ata ia dhanë pagën e plotë, dhe përveç pagës së pëlhurës i falën edhe një edh.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur edhi hyri në shtëpi, nisi të vërrasë. E thirra e i thashë: »Nga është ky kec? A mos është ndoshta i vjedhur? Kthejua të zotëve! Sepse ne nuk guxojmë të hamë gjënë e vjedhur!«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ajo më tha: »Ma dhanë si dhuratë përveç pagesës.« Por unë nuk i besova dhe i thashë ta kthente te të zotët, dhe skuqesha para saj për këtë punë. Ajo atëherë më përgjigji: »Ku janë lëmoshat e tua? Ku është drejtësia jote?! Qe, fort bukur po shihen në ty!«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.