1Dhe ajo e la vajin.
VI. PESHKU
2Djali u nis për rrugë me engjëllin. Pas tyre u nis edhe qeni. Udhëtuan të dy së bashku e, kur u err nata e parë, u ndalën për të bujtur në bregun e lumit Tigër.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Djaloshi zbriti në lumë për t’i larë këmbët, por doli një peshk i madh nga uji e donte t’ia përpijë këmbën djaloshit. Ky bërtiti.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Engjëlli i tha: »Kape peshkun e mos e lësho!« Djaloshi e kapi peshkun dhe e qiti në tokë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë engjëlli i tha: »Çele peshkun, nxirrja tëmblin, zemrën dhe mëlçinë e zezë e vëri anash, ndërsa përbrendëset e tjera hidhi. Tëmbli, zemra dhe mëlçia e zezë e tij janë të dobishme si barna.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Djaloshi e çeli peshkun, mori tëmblin, zemrën e mëlçinë e zezë, e poq një pjesë të peshkut dhe e hëngri, kurse pjesën tjetër e kripi dhe e ruajti për më vonë. Pastaj e vazhduan rrugën të dy së bashku deri sa iu afruan Medisë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë djaloshi ia bëri këtë pyetje engjëllit: »Vëlla Azari, çfarë fuqie shëruese ka në zemër, në mëlçi e në tëmbël të peshkut?«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ai i përgjigji: »Zemrën dhe mëlçinë e peshkut e djeg e e bën tym pranë njeriut ose gruas që e mundon djalli ose ndonjë shpirt i keq dhe djalli ikën e zhduket pa lënë kurrfarë rrjedhimi të keq kurrë më.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Tëmbli vlen për t’i lyer sytë e njeriut që ia ka kapur të bardhët e syve: s’duhet tjetër përveç se të fryhet mbi të bardhët dhe sytë shërohen.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kur hynë në Medi dhe iu afruan Ekbatanës,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11atëherë Rafaeli i tha Tobisë: »Tobi, vëlla!« Ai i përgjigji: »Urdhëro!« Ai vijoi: »Sonte na duhet të rrimë te Ragueli. Ky njeri është një kushëri i yti dhe ka një vajzë me emër Sarë;
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12madje, ky nuk ka as djalë as vajzë tjetër përveç Sarës. Ti je më i afërmi i saj dhe të takon përparësia dhe ke të drejtën e trashëgimit të pasurisë së babës së saj. Vajza është e dijshme, e zonja dhe shumë e mirë dhe i ati i saj e do shumë.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E vazhdoi: »Ti ke të drejtë ta marrësh për grua. Më dëgjo mua, vëlla: unë do të flas sonte me t’anë për vajzën e do ta fejojmë për ty. Kur të kthehemi nga Ragesi do ta bëjmë dasmën. Unë e di se Ragueli s’mund të mos ta japë ty. E di ai se, në qoftë se ia jep një tjetri, do të vdesë sipas rregulloreve të Librit të Moisiut, sepse ty të takon më parë se kujtdo ta marrësh trashëgimin dhe vajzën e tij. Tashti, më dëgjo, vëlla, do të flasim sonte për këtë vajzë, do ta fejojmë me ty e, kur të jemi kthyer nga Ragesi, do ta marrim me ne e do ta çojmë në shtëpinë tënde.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Tobia i përgjigji Rafaelit: »Vëlla Azari, po unë kam dëgjuar se ajo deri tash ka qenë e martuar me shtatë burra dhe se ata kanë vdekur në dhomën e martesës. Por unë kam dëgjuar prej disave se po i vritka një djall,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15e unë tani po trembem se djalli e do atë dhe asaj nuk i bën asnjë të keqe, por e vret atë që do t’i afrohet asaj. Im atë s’ka tjetër djalë e, nëse vdes, babën tim e nënën time do t’i çoj në varr prej dhimbjes për mua. Ata s’kanë tjetër djalë as që t’i varrosë!«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por engjëlli i tha: »A mos i ke harruar porositë e yt atit, i cili të ka urdhëruar ta marrësh për grua një vajzë nga fisi i të parëve të tu? Tani, më dëgjo mua, vëlla: Mos e çaj kokën për këtë djall, por merre atë e dije se sonte ajo të jepet për grua!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Vetëm se, kur sonte të hysh në dhomën e dasmës, merre mëlçinë dhe zemrën e peshkut e vëri mbi prush të pluhurit të kemit. Do të lëshojë erë e era do ta përerojë djallin dhe ai do të ikë e kurrë e për këtë jetë më nuk do të afrohet afër saj.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E, kur të mbeteni vetëm, të dy çohuni më së pari dhe lutuni e përlutuni Zotit të qiellit që të ketë mëshirë e t’ju japë shëndet. Mos ki frikë: ajo është caktuar qysh prej fillimit për ty, ti do ta shërosh, me ty do të martohet e besoj se prej saj do të kesh fëmijë e do t’i kesh si vëllezër. Aspak mos u mat!« Kur Tobia i dëgjoi fjalët e Rafaelit se Sara ishte motra e tij, do të thotë prej fisit të babës së tij, e deshi aq fort sa që s’mundte ta largonte zemrën e vet prej saj.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.