Koncili i Jerusalemit
1Ndërkaq zbritën disa prej Judesë dhe filluan t’i mësojnë vëllezërit: “Po nuk u rrethpretë sipas zakonit të Moisiut, nuk mund të shëlboheni.”
2U bë një grindje dhe një rragatje jo e vogël ndërmjet tyre dhe Palit e Barnabës. U përfundua që Pali, Barnaba e disa tjerë prej tyre të shkojnë në Jerusalem tek apostujt e pleqtë për ta sqaruar çështjen.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kisha e Antiokisë u dha çka u nevojitej për udhëtim. Ata, duke kaluar nëpër Fenici e Samari, u treguan vëllezërve për kthimin e paganëve në fe duke u dhënë kështu gëzim të madh.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kur arritën në Jerusalem, qenë pritur mirë prej kishës, prej apostujve dhe prej pleqve. Ata treguan gjithçka Hyji bëri me anë të tyre.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë u ngritën disa farisenj që e kishin pranuar fenë dhe thanë: “Paganët e pagëzuar duhet të rrethpriten e të urdhërohen që ta mbajnë Ligjin e Moisiut.”
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu apostujt e pleqtë u bashkuan në kuvend për ta ndarë çështjen.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pas një rragatjeje të gjatë, u ngrit Pjetri dhe u tha: “Vëllezër, ju e dini mirë se, që prej ditëve më të para, këtu në ju, më zgjodhi mua Hyji, që prej gojës sime ta dëgjojnë paganët fjalën e Ungjillit e të besojnë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Hyji që njeh zemrat bëri dëshmi për ta duke u dhënë edhe atyre si neve Shpirtin Shenjt.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ai, pra, nuk bëri kurrfarë dallimi mes nesh e tyre: me anë të fesë i pastroi zemrat e tyre.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë, përse po e sprovoni Hyjin duke u vënë nxënësve në qafë zgjedhën, të cilën as etërit tanë as neve nuk mundëm ta mbartim?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E në fund ne besojmë se shëlbohemi pikërisht sikurse edhe ata, në saje të hirit të Jezusit Zot.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Mbarë mbledhja ra në heshtje. Dëgjonin Barnabën e Palin, të cilët tregonin sa shenja e mrekulli kishte bërë Hyji me anën e tyre ndër paganët.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur ata heshtën, fjalën e mori Jakobi e tha: “Më dëgjoni, vëllezër!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Simoni shpjegoi se si Hyji, që në fillim, u kujdesua të përftojë prej paganëve një popull për Emër të vet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kjo gjë është në përkim me fjalët e profetëve, sikure është shkruar:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16‘Pastaj do të kthehem dhe do ta rindërtoj tendën e rrëzuar të Davidit, do t’i rëndërtoj rrënojat e saj, përsëri do ta ngre
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17që edhe njerëzit të tjerë ta kërkojnë Zotin dhe mbarë paganët, mbi të cilët u thirr Emri im, thotë Zoti që i bën këto
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18të njihen që prej amshimit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Prandaj, unë mendoj, se nuk është mirë që t’i mërzisim ata që kthehen prej paganizmit kah Hyji.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por t’u porositet të ruhen prej mishit të flijuar idhujve, prej fëlligështisë, prej mishit të kafshës së furur apo të mbytur në ujë e prej gjakut,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21sepse Moisiu ka, që prej kohëve më të lashta, në çdo qytet predikatarët e vet, të cilët e lexojnë çdo të shtunë në sinagoga.”
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpallja e Koncilit
22Atëherë apostujt e pleqtë në përkim me mbarë Kishën, përfunduan që t’i zgjedhin disa njerëz prej tyre e t’i dërgojnë bashkë me Palin e Barnabën, në Antioki. U caktuan: Juda që quhet Barsabë dhe Sila, njerëz me rëndësi në vëllezër.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Me anë të tyre u dërguan këtë letër: “Apostujt dhe pleqtë, vëllezërit, vëllezërve të kthyer prej paganëve, në Antioki, në Siri e në Cilici, përshëndetje!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Pasi morëm vesh se disa prej tanëve ‑ por pa lejen tonë ‑ [erdhën] ju trazuan me disa fjalë dhe jua shqetësuan shpirtin,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25ne, prandaj, caktuam, në përkim të plotë të të gjithëve, të zgjedhim disa njerëz e t’i dërgojmë ndër ju bashkë me të dashurit tanë Barnabën e Palin,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26njerëz që ia kanë kushtuar jetën e vet Zotit tonë Jezu Krishtit.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Po ju dërgojmë, pra, Judën e Silën, të cilët do t’jua kumtojnë gojarisht po të njëjtën gjë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Përfunduam, pra, që Shpirti Shenjt dhe ne të mos ju ngarkojmë asnjë barrë tjetër përmbi ato që janë të nevojshme:
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29të ruheni prej mishit të flijuar idhujve, prej gjakut, prej mishit të bagëtisë së furur ose të mbytur në ujë dhe nga fëlligështia. Bëni mirë nëse do të ruheni nga këto. Shëndet e të fala.”
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Të dërguarit, pra, u përshëndetën dhe u nisën për Antioki, ku mblodhën bashkësinë dhe ia dorëzuan letrën.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kur e lexuan, të gjithë mbetën të kënaqur për fjalët ngushëlluese.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Juda e Sila, që edhe ata vetë ishin profetë, folën gjatë për t’u dhënë vëllezërve zemër dhe i përforcuan.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Pasi kaluan aty disa kohë, vëllezërit i përcollën me përshëndetje paqeje tek ata që i kishin pasë dërguar. [34]
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Pali e Barnaba zunë vend në Antioki duke mësuar e duke predikuar Ungjillin e Zotit bashkë me shumë të tjerë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali e Barnaba ndahen
36Pas disa ditësh Pali i tha Barnabës: “Të kthehemi e t’i vizitojmë vëllezërit në të gjitha qytetet ku kemi predikuar fjalën e Zotit e të shohin si janë.”
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Barnaba donte ta merrte me vete Gjonin që quhet Mark,
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38por Pali s’ishte i mendimit të marrë me vete atë, që ishte ndarë në Pamfili e nuk kishte qenë në mision me ta.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Lindi në mes tyre një mosmarrëveshje sa që u ndanë njëri prej tjetrit: Barnaba mori me vete Markun e shkoi me barkë për Qipro,
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40kurse Pali mori me vete Silën dhe, i porositur hirit të Zotit prej vëllezërve,
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41e përshkoi Sirinë e Cilicinë duke i përforcuar Kishat.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.