Pali e Barnaba në Ikon
1Gjithashtu edhe në Ikon hynë në sinagogën e hebrenjve. Folën aq mirë sa që një shumicë e madhe hebrenjsh e grekësh e pranuan besimin.
2Porse hebrenjtë që nuk e pranuan besimin, i ngacmuan dhe i çuan peshë paganët kundër vëllezërve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Megjithatë Pali e Barnaba u ndalën aty për një kohë të gjatë, të mbështetur në ndihmën e Zotit, i cili e dëshmonte fjalën e hirit të vet duke premtuar që përmes duarve të tyre të bëheshin mrekulli dhe shenja të çuditshme.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Banorët e qytetit u ndanë: njëra pjesë ishte me hebrenj e pjesa tjetër me apostuj.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Paganët dhe hebrenjtë me krerët e vet u bënë gati për t’i salvuar apostujt e për t’i vrarë me gurë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Apostujt, kur e morën vesh, ikën në qytete të Likaonisë: në Listër, në Derbë e në rrethina.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atje vazhduan predikimin e Ungjillit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali e Barnaba në Listër
8Ishte në Listër një njeri i sëmurë këmbësh, çalaman që prej lindjes, i cili kurrë nuk kishte ecur.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ky e dëgjoi Palin duke folur. Pali ia hodhi sytë e, duke parë se ka fe për të qenë shëruar,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10i tha me zë të lartë: “Drejtohu në këmbët e tua!” Ai i dha vetes dhe eci.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Turma, kur pa çka bëri Pali, bërtiti në gjuhë likaone: “Hyjnitë kanë zbritur ndër ne në trajtën e njerëzve”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Barnabën e quajtën Zeus e Palin Hermes, sepse Pali fliste.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë prifti i Zeusit, tempulli i të cilit ishte para dyerve të qytetit, solli para derës së qytetit mëzetër e kurorë e bashkë me qytetarë deshi të flijojë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kur morën vesh apostujt, Barnaba e Pali, i shqyen petkat e veta e hynë mes popullit duke bërtitur.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15”Ç’po bëni kështu, bre burra!? Po edhe ne jemi njerëz të vdekshëm si ju! Ne ju predikojmë të ktheheni prej këtyre kotësive kah Hyji i gjallë, i cili krijoi qiellin e tokën, detin e gjithçka është në ta.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Në breznitë e shkuara ai i la mbarë paganët të ndjekin udhët e tyre.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Megjithatë nuk e la pa e dëshmuar veten me anë të bamirësive: ju dërgoi nga qielli shi e stinë të begatshme, ju mbushi me ushqime e zemrat tuaja i mbushi me gëzime.”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Duke folur kështu mezi e ndalën që të mos u kushtojnë fli.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ndërkaq arritën disa hebrenj prej Antiokisë e prej Ikonit dhe e çuan peshë . E gjuajtën me gurë Palin, e qitën zvarrë jashtë qytetit duke kujtuar se kishte vdekur.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, kur e rrethuan nxënësit, ai u drejtua dhe hyri në qytet. Të nesërmen shkoi me Barnabën në Derbë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi në Antioki të Sirisë
21Pasi e kumtuan Lajmin e gëzueshëm në atë qytet, dhe, pasi bënë një numër të madh nxënësish, kthyen në Listër, në Ikon e në Antioki.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22I përforconin zemrat e nxënësve në qendresë të fesë, sepse ‑ thoshin ‑ na duhet të kalojmë nëpër shumë vështirësi për të hyrë në Mbretërinë e Hyjit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Pasi luteshin e agjëronin, secilës kishë i emëronin udhëheqësin dhe ia porositnin Zotit, në të cilin kishin besuar.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë kaluan nëpër Pisidi e erdhën në Pamfili.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Pasi e predikuan fjalën në Pergë, zbritën në Atali.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Aty hipën në barkë e udhëtuan për Antioki, prej nga patën qenë dërguar të porositur hirit të Hyjit për veprën që kryen.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur arritën, bashkuan Kishën dhe treguan gjithçka Hyji bëri me anë të tyre dhe se si Hyji ua hapi paganëve derën e fesë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Këtu qëndruan për një kohë të gjatë bashkë me nxënës.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.