Misioni i Barnabës e i Saulit
1Në kishën vendase të Antiokisë kishte disa profetë e mësues. Ishin Barnaba, Simoni, i quajtur Niger, Luci prej Cirenës, Manaeni, që kishte qenë edukuar bashkë me Herodin tetrark dhe Sauli.
2Një ditë, ndërsa po kryenin shërbesën hyjnore e po agjëronin, Shpirti Shenjt tha: “M’i ndani Barnabën e Saulin të kryejnë veprimtarinë për të cilën i kam thirrur.”
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë, pasi agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i lejuan të shkojnë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Apostujt predikojnë në Qipro
4Barnaba, pra, e Sauli, të dërguar prej Shpirtit Shenjt, zbritën në Seleuci e, prej andej, lundruan për Qipro.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kur arritën në Salaminë, filluan të predikojnë fjalën e Hyjit në sinagogat e judenjve. Me vete kishin edhe Gjonin si ndihmës.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pasi e përshkuan mbarë ishullin deri në Paf, takuan atje një njeri, magjistar, profet të rrejshëm judeas, që quhej Barjesu,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7e i përkiste rrethit të prokonsullit Sergj Paulit, që ishte njeri i mençur. Ky i fundit i grishi Barnabën e Saulin dhe shprehu dëshirën të dëgjojë fjalën e Hyjit.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Porse u kundërshtoi Elimi, magjistari ‑ këtë kuptim ka emri i tij ‑ duke u munduar ta largojë prokonsullin prej fesë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë Sauli, që quhet edhe Pal, plot me Shpirt Shenjt, ia nguli sytë
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10dhe i tha: “O njeri plot gënjeshtra e dredhi, bir i djallit, armik i betuar i çdo drejtësie, a nuk do të pushosh së shtrembëruari udhët e drejta të Zotit?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ja, pra, tani dora e Zotit mbi ty: do të verbohesh e deri në urdhrin tjetër, nuk do ta shohësh më dritën e diellit!” Aty për aty ra mbi të terr e errësirë: ecte andej e këndej duke kërkuar t’ia japë ndokush dorën.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur prokonsulli pa se çka ngjau, besoi i bindur plotësisht në mësimin e Zotit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali e Barnaba në Antiokinë e Pisidisë
13Nga Pafi, ku hipën në barkë, Pali e shokët e tij, arritën në Pergë të Pamfilisë. Gjoni u nda prej tyre dhe ktheu në Jerusalem.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ata u nisën nga Perga e arritën në Antiokinë e Pisidisë. Të shtunën hynë në sinagogë dhe u ulën.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pas leximit të Ligjit dhe të Profetëve, përgjegjësit e sinagogës dërguan t’u thonë: “Vëllezër, nëse keni ndonjë fjalë ngushëllimi për t’ia drejtuar popullit, flisni!”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë Pali u ngrit, dha shenjë me dorë e tha: “Burra izraelas dhe ju që besoni në Hyjin, dëgjoni!
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Hyji i këtij populli ‑ i Izraelit ‑ i zgjodhi etërit tanë. Ai e bëri të madh këtë popull kur ende ishte në dheun e huaj, në tokën e Egjiptit, dhe me dorë të pushtetshme e nxori nga ajo.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Afërsisht për dyzet vjet e rrethoi me kujdes në shkretëtirë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Pastaj, pasi i zhduku shtatë kombësi në tokën e Kanaanit, ua dha në pronë me short tokën e tyre:
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20kjo zgjati reth katërqind e pesëdhjetë vjet. Pastaj u dha Gjyqtarët ‑ deri te Samueli profet.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë kërkuan mbretin dhe Hyji për dyzet vjet u dha Saulin, birin e Kishit, prej fisit të Beniaminit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Pastaj, pasi hoqi këtë, për mbret u ngriti Davidin, për të cilin edhe dëshmoi: “Gjeta Davidin, birin e Jeseut, njeri sipas zemrës sime, i cili do të bëjë gjithçka dua unë.’
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Hyji, prej pasardhësve të tij, si pati premtuar, ia ngriti Izraelit Shëlbuesin: Jezusin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Para ardhjes së Jezusit Gjoni i predikoi mbarë popullit të Izraelit pagëzimin e kthimit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E kur Gjoni po i jepte fund misionit të vet, thoshte: ‘Unë nuk jam ai që ju mendoni se jam! Por, ja, pas meje po vjen, ai, të cilit unë nuk jam i denjë t’ia zgjidh sandalet.’
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Burra e vëllezër, bij të Abrahamit dhe ju të tjerët që besoni në Hyjin e vërtetë, neve na ka qenë drejtuar kjo fjalë shëlbimi.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Sepse banorët e Jerusalemit dhe krerët e tyre nuk e pranuan Jezusin dhe, duke e dënuar me vdekje, i çuan në vend fjalët e profetëve që lexohen çdo të shtunë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Edhe pse nuk gjetën në të kurrfarë arsyeje për ta dënuar, kërkuan prej Pilatit që të vritej.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Pasi kryen gjithçka shkruan për të, e ulën nga kryqi dhe e shtinë në varr.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Porse Hyji e ngjalli prej të vdekurish.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Jezusi iu dëftua i gjallë për shumë ditë atyre që bashkë me të qenë ngjitur prej Galilesë në Jerusalem, të cilët [tani] janë dëshmitarët e tij para popullit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32E ne u shpallim Lajmin e Gëzueshëm se premtimin që Hyji ua pati dhënë etërve
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33na e plotësoi neve, bijve të tyre, duke e ngjallur Jezusin, siç shkruan në Psalmin e dytë: ‘Ti je biri im, unë sot të linda.’
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Se e ngjalli prej të vdekurish dhe se kurrë më nuk do të kalbet, e ka thënë me këto fjalë: ‘Juve do t’jua plotësoj premtimet e sigurta dhënë Davidit.’
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Për këtë arsye edhe thotë në një vend tjetër: ‘Ti s’do ta lësh Shenjtin tënd të kalbet.’
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Tani, Davidi, pasi në jetën e vet u shërbeu planeve të Hyjit, vdiq dhe qe varrosur pranë etërve të vet, dhe trupi i tij u kalb,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37kurse Jezusi, të cilin Hyji e ngjalli, nuk u kalb.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Le ta dini, pra, o vëllezër, se nëpër Këtë ju kumtohet falja e mëkateve [dhe] në gjithçka nuk qe e mundur të shfajësoheni me anën e Ligjit të Moisiut,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39me anën e Jezusit, secili që beson shfajësohet.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Vëriani mendjen të mos të plotësohet në ju çka qe thënë në Profetë:
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41“‘Shikoni, o përbuzës, mrekullohuni e zhdukuni! Sepse unë do ta bëj një vepër të atillë në ditët tuaja, vepër të cilën s’do ta besonit, po t’jua tregonte ndokush. ’”
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Kur po dilnin jashtë i lutnin që të shtunën e ardhshme t’u flisnin përsëri për këtë gjë.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Kur u shpërndanë prej sinagogës, shumë judenj dhe proselitë të përshpirtshëm shkuan pas Palit e Barnabës, të cilët i porositnin dhe i nxitnin të qëndrojnë në hirin e Hyjit.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Të shtunën e ardhshme ngarendi pothuajse mbarë qyteti për të dëgjuar fjalën e Zotit.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Judenjtë, kur panë të gjithë atë shumicë populli, i kapi smira, zunë t’u kundërshtojnë me të shara fjalëve të Palit.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Atëherë Pali e Barnaba u thanë plot guxim: “Më së pari është dashur t’u shpallet juve fjala e Hyjit. Por, pasi ju e përbuzni dhe veten nuk e çmoni të denjë për jetën e pasosur, atëherë ne po u drejtohemi paganëve.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Sepse kështu na ka urdhëruar Zotëria: ‘Të kam caktuar të jesh dritë për paganët, që ta çosh shëlbimin deri në skajin e tokës.’
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Paganët, kur i dëgjuan këto, gëzoheshin dhe e madhëronin fjalën e Zotit dhe të gjithë ata që e ndienin veten të caktuar për jetën e pasosur, u bënë besimtarë.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49E fjala e Zotit hapej nëpër mbarë atë krahinë.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Por hebrenjtë ngacmuan disa gra në shenjë që besonin në Hyjin dhe krerët e qytetit e shkaktuan një salvim kundër Palit e Barnabës dhe i dëbuan prej vendit të tyre.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Ata atëherë e shkundën pluhurin e këmbëve të veta si dëshmi kundër tyre dhe shkuan për Ikon.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Ndërkaq nxënësit mbusheshin me gëzim dhe me Shpirt Shenjt.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.