Jakobin e vrasin dhe Pjetrin e burgosin
Jakobin e vrasin e Pjetrin e burgosin
1Në ato ditë Herodi mbret filloi të salvojë disa anëtarë të Kishës.
2Me shpatë e preu Jakobin, të vëllanë e Gjonit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E kur hetoi se kjo gjë po u pëlqente judenjve, mendoi të burgosë edhe Pjetrin (ishin ditët e Bukëve të pabrume).
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E pasi e kapi, e futi në burg dhe ua dha ta ruajnë katër skuadra, secila e përbërë nga katër ushtarë, me qëllim që pas pashkëve ta qesë para popullit.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu pra, Pjetri ruhej në burg, por lutja e përzemërt e Kishës ngritej vazhdimisht para Hyjit për të.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lirimi i Pjetrit nga burgu
6Atë natë, para ditës që Herodi kishte caktuar ta nxirrte para popullit, Pjetri flinte mes dy ushtarëve, i lidhur në dy palë hekura e para derës rojtarët ruanin burgun.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe ja, engjëlli i Zotit u duk dhe një dritë e ndriçoi dhomën. Engjëlli i ra Pjetrit në ijë, e zgjoi dhe i tha: “Çohu shpejt!” Prej duarve i ranë hekurat.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Engjëlli i tha: “Ngjeshu dhe lidhi sandalet!” Ai bëri ashtu. Përsëri i tha engjëlli: “Vishe petkun tënd dhe eja pas meje!”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pjetri doli dhe po i shkonte pas. Nuk ishte i vetëdijshëm se çka po ndodhte me anë të engjëllit ishte e vërtetë, por ai kujtonte se kishte një vegim.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kaluan rojën e parë edhe të dytën edhe arritën te dera e hekurt që shpie në qytet. Kjo u hap vetvetiu. Ata dolën, kaluan një rrugë e atëherë papritmas engjëlli u nda prej tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë Pjetri erdhi në vete e tha: “Tani me të vërtetë po e di se Zoti e paska dërguar engjëllin e vet e më shpëtoi nga dora e Herodit dhe prej gjithçka që priste populli i judenjve.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Posa u mendua pakëz, u nis drejt shtëpisë së Marisë, nënës së Gjonit që quhet Mark, ku shumë ishin bashkuar në lutje.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ky trokiti në derën e jashtme. Një shërbëtore, me emrin Rozë, u afrua për të hetuar kush ishte.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Si e njohu zërin e Pjetrit, prej gëzimit as nuk ia çeli derën, por u kthye turravrap brenda dhe lajmëroi se ishte Pjetri pas dere.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15“Ti je e marrë!” ‑ i thanë ata, por ajo pohonte se ashtu ishte. Atëherë ata thanë: “Do të jetë, pra, engjëlli i tij.”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pjetri vazhdonte trokitjen. Kur e hapën derën dhe e panë, u mrekulluan.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai u dha shenjë me dorë, që të heshtnin, u tregoi si Zoti e nxori nga burgu dhe shtoi: “Tregojini Jakobit dhe vëllezërve!” Atëherë doli e shkoi në një vend tjetër.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur zbardhi drita, u bë një pështjellim jo i vogël në mes të ushtarëve: vallë, ç’u bë Pjetri?
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Herodi zuri ta kërkojë e, kur nuk e gjeti, pasi i mori në pyetje rojtarët, dha urdhër të vriteshin. Atëherë zbriti nga Judeja në Cezare e aty banoi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vdekja e Herodit
20Herodi ishte shumë i zemëruar kundër tirëve e sidonëve. Ata erdhën së bashku e, pasi e përfituan për vete Blastën, oborrtarin e mbretit, kërkuan paqe, sepse vendi i tyre i merrte ushqimet prej territorit të mbretit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ditën e caktuar, Herodi, i veshur me petkun mbretëror, hipi në fron dhe po u fliste.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Populli i brohoriste: “Është zë i një hyji e jo i një njeriu!”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por aty për aty, engjëlli i Zotit e ndëshkoi, sepse nuk i dha lavdërim Hyjit e, i brejtur nga krimbat për së gjalli, vdiq.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ndërkaq fjala e Hyjit rritej e shtrihej.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Barnaba e Sauli, pasi e kryen misionin e vet në Jerusalem, u kthyen duke marrë me vete Gjonin, që quhet Mark.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.