Pjetri përligjet para Kishës në Jerusalem
1Ndërkaq apostujt dhe vëllezërit në Jude morën vesh se edhe paganët e pranuan fjalën e Hyjit,
2dhe, kur Pjetri u ngjit në Jerusalem, e sulmonin besimtarët e rrethprerë
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhe i thoshin: “Ke hyrë në shtëpi të të parrethprerëve dhe ke ngrënë me ta.”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë Pjetri filloi t’ua shpjegojë fill e për pe krejt ngjarjen.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5“Isha ‑ tha ‑ në qytet të Jopës në lutje, kur, ja, në vegim, shoh një dukuri: një gjë, porsi një pëlhurë të madhe me katër këndet e lidhura që po zbriste nga qielli te unë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kur çova sytë dhe vërejta, pashë shtazë tokësore katërkëmbëshe, egërsira, zvarranikë dhe shpendë qielli.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dëgjova edhe zërin që më tha: “Çohu, Pjetër, prej e ha!’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Unë thashë. ‘Kurrsesi, o Zot! Unë askurrë nuk kam shijuar me gojë kafshë të ndytë e të papastër.’
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E zëri përsëri prej qielli, së dyti. ‘Çka Hyji pastroi, ti mos e shpall të papastër!’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kjo u përsërit tri herë, e atëherë gjithçka u tërhoq përsëri në qiell.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Dhe ja, menjëherë erdhën tre njerëz para shtëpisë ku unë isha, të dërguar tek unë prej Cezaresë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Shpirti Shenjt më tha të shkoj me ta pa farë mëdyshjeje. Me mua erdhën edhe këta gjashtë vëllezër dhe hymë në shtëpinë e njeriut.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ai na tregoi se si e kishte parë engjëllin në shtëpinë e vet, i cili kishte zënë vend para tij, e i kishte pasë thënë: ‘Dërgo në Jopë dhe thirre Simonin që quhet Pjetër
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14e ai do të kumtojë fjalët me anë të të cilave do të shëlbohesh ti dhe mbarë familja jote.’
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Tashti, posa fillova të flas, zbriti mbi ta Shpirti Shenjt siç pati zbritur mbi ne në fillim.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Atëherë m’u kujtua fjala e Zotërisë: ‘Gjoni ka pagëzuar me ujë, ndërsa ju do të pagëzoheni me Shpirtin Shenjt.’
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Nëse, pra, Hyji u dha atyre të njëjtën dhuratë sikurse neve kur e pranuam besimin në Jezu Krishtin Zot, kush isha unë për të penguar Hyjin?”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Këto fjalë i qetësuan dhe filluan të lavdërojnë Hyjin duke thënë. “Hyji, pra, edhe paganëve u dhuroi kthimin që shpie në jetë.”
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kisha në Antioki
19Ndërkaq, ata që u shpërndanë për shkak të salvimit që u bë lidhur me Shtjefnin, arritën deri në Fenici, në Qipro e në Antioki. Këta nuk ua predikuan fjalën tjerëve përveç hebrenjve.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por disa prej tyre, që ishin prej Qipros e prej Cirenës, kur erdhën në Antioki, filluan t’u predikojnë edhe grekëve e t’ju kumtojnë si Lajm të mirë: Jezusi është Zot.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dora e Zotit u ndihmonte e shumë njerëz besuan dhe u kthyen kah Zoti.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Lajmi i këtyre ngjarjeve arriti në Kishën e Jerusalemit e kjo dërgoi Barnabën në Antioki.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kur ai arriti dhe pa hirin e Hyjit, u gëzua dhe i nxiti të qëndrojnë me gjithë shpirt në Zotin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ky ishte njëmend njeri i mirë, plot me Shpirt Shenjt dhe me fe. Një numër i madh njerëzish iu shtua Zotit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Atëherë Barnaba u drejtua për në Tars për të gjetur Saulin.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur e gjeti e çoi në Antioki. Plot një vit qëndruan në atë bashkësi duke mësuar një shumicë shumë të madhe nxënësish. Në Antioki nxënësit për të parën herë u quajtën “të krishterë.”
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Në ato ditë disa profetë zbritën prej Jerusalemit në Antioki.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Njëri prej tyre që quhej Agab, u ngrit dhe, i shndritur prej Shpirtit Shenjt, parakallëzoi që së shpjeti do të ndodhë në mbarë botën një uri e madhe. Kjo vërtet ngjau në kohën e sundimit të Klaudit.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Prandaj vendosën që, sa të mundet secili prej nxënësve të mbledhë për t’u çuar ndihmë vëllezërve në Jude.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Ashtu edhe bënë. Ndihmën ua dërguan udhëheqësve me anë të Barnabës e të Saulit.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.