Pjetri dhe Korneli
1Në Cezare ishte një njeri me emër Kornel, kapiten i togës së quajtur “Italike”,
2njeri i përshpirtshëm dhe që besonte në Hyjin, si ai ashtu edhe familja e tij. I ndante popullit shumë lëmoshë dhe vazhdimisht i lutej Hyjit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ai pa qartë në një vegim diku rreth orës nëntë të ditës se si engjëlli i Hyjit hyri tek ai dhe i tha. “Kornel!”
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4“Urdhëro, Zotëri!” ‑ ia ktheu Korneli duke ia ngulur sytë i frikësuar. “Lutjet e tua dhe lëmoshët kanë arritur para Hyjit ‑ iu përgjigj engjëlli ‑ dhe ai të ka kujtuar.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ti tani dërgoji disa njerëz në Jopë dhe grishe Simonin që quhet Pjetër.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ai gjendet te një farë Simoni, lëkurëtar, që e ka shtëpinë afër detit.”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Posa shkoi engjëlli që foli me të, kapiteni i grishi dy shërbëtorë dhe një ushtarë të përshpirtshëm, prej atyre që i ishin dhënë për shërbim,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8u tregoi gjithçka dhe i nisi për në Jopë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Të nesërmen, ndërsa këta po bënin rrugë dhe po i afroheshin qytetit, Pjetri rreth orës gjashtë, u ngjit në tarracë për t’u lutur.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10U urit dhe dëshiroi të hajë. Ndërsa ata po i përgatitnin ushqimin, kaloi në vegim.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Shikonte qiellin e hapur dhe një gjë të papërcaktueshëm, porsi pëlhurë e madhe, të lidhur në katër këndet, që po zbriste nga qielli në tokë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Në të ishin katërkëmbësh të ndryshëm, zvarranikë toke dhe shpendë qielli.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ndërkaq i tha një zë: “Çohu, Pjetër, prej e ha!”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14“Assesi, o Zot! ‑ iu përgjigj Pjetri ‑ Unë nuk kam shijuar kurrë me gojë kafshë të ndytë e të papastër!”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15“Çka Hyji ka shpallur të pastër ‑ i tha ai zë të dytën herë ‑ ti mos e quaj të ndytë!”
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kjo u përsërit tri herë e atëherë ajo gjë u ngrit në qiell.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ndërsa Pjetri po e vriste mendjen në vetvete se ç’kuptim kishte vegimi që pati, ja, njerëzit e dërguar prej Kornelit, pasi kishin pyetur andej e këndej për shtëpinë e Simonit, ia behën te dera,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18thirrën dhe pyetën a mos ishte aty mik Simoni që quhet Pjetër.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ndërsa Pjetri gjithnjë po mendonte lidhur me vegimin, Shpirti Shenjt i tha: “Ja, po të kërkojnë disa [dy] burra.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Çohu, pra, e shko me ta pa farë dyshimi se unë i kam dërguar.”
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Pjetri zbriti te njerëzit dhe tha: “Ja, unë jam ai të cilin kërkoni. Për çka keni ardhur?”
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ata iu përgjigjën: “Kapiten Korneli, njeri i drejtë dhe që beson në Hyjin, për të cilin dëshmon mbarë populli hebre, qe porositur prej një engjëlli të shenjtë të të thërrasë ty në shtëpinë e vet për t’i dëgjuar fjalët që ke për t’i thënë.”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë Pjetri i ftoi brenda dhe i përbujti. Të nesërmen u çua dhe shkoi me ta. Disa vëllezër prej Jopës e përcollën Pjetrin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ditën e dytë arriti në Cezare. Korneli i priste; kishte grishur edhe farefisin e disa miq të ngushtë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Kur Pjetri arriti, Korneli i doli para e, duke rënë ndër këmbët e tij, e adhuroi.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Pjetri e ngriti në këmbë dhe i tha: “Çohu në këmbë se edhe vetë jam vetëm njeri!”
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27E, duke biseduar me të, hyri brenda, ku gjeti të bashkuar shumë njerëz,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28të cilëve u tha: “Ju e dini mirë se një hebre e ka të ndaluar shoqërimin me të huaj ose t’u hyjë në shtëpi, porse vetë Hyji më mësoi se s’është e lejueshme të quhet i ndytë ose i papastër asnjë njeri.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Prandaj, kur më grishët, erdha pa kundërshtuar. Tani dëshiroj të di pse më keni grishur.”
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30“Para katër ditësh ‑ iu përgjigj Korneli ‑ pikërisht në këtë kohë, thosha në shtëpinë time lutjet e orës nëntë, kur ia behu një njeri në petka të shkëlqyeshme, zuri vend para meje
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe tha: ‘Kornel, u vështrua lutja jote dhe u kujtuan lëmoshët e tua para Hyjit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Dërgo, pra ndokënd në Jopë dhe grishe Simonin e quajtur Pjetër. Ai është mik në shtëpinë e Simonit lëkurëtar, afër detit.’
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Menjëherë dërgova njerëzit për ty dhe ti bëre mirë që erdhe. Ja, pra, të gjithë jemi bashkuar para Hyjit për të dëgjuar gjithçka Zoti të ka urdhëruar.”
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Predikimi i Pjetrit në shtëpinë e Kornelit
34Atëherë Pjetri mori fjalën e tha: “Tani me të vërtetë po e marr vesh se Hyji nuk i mban kujt krah,
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35përkundrazi ‑ në çdo kombësi i pëlqen ai që e ka frikën e tij dhe që e zbaton drejtësinë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Ai u dërgoi Fjalën e vet izraelitëve dhe ua shpalli Ungjillin e paqes përmes Jezu Krishtit që është Zotëria i të gjithëve.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Ju e dini çka ka ndodhur në mbarë Judenë, duke filluar nga Galileja, pas pagëzimit që predikoi Gjoni,
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38se si Hyji Jezusin prej Nazaretit e shuguroi me Shpirtin Shenjt e me pushtet; atë që e përshkoi vendin duke bërë mirë e duke shëruar të gjithë ata që kishin rënë nën pushtetin e djallit, sepse Hyji ishte me të.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Ne jemi dëshmitarë për gjithçka që bëri në mbarë krahinën e Judesë e në Jerusalem. E vranë “duke e varur në shtyllë”!
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Hyji e ngjalli të tretën ditë dhe bëri që të dëftohet i gjallë
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41‑ jo mbarë popullit në përgjithësi, por dëshmitarëve prej Hyjit të paracaktuar ‑ neve që bashkë me të kemi ngrënë e kemi pirë pasi u ngjall prej të vdekurish.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Ai edhe na urdhëroi t’i predikojmë popullit e t’i japim dëshmi se Jezusi prej Hyjit është caktuar Gjykatës i të gjallëve e i të vdekurve.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Për të bëjnë dëshmi të gjithë profetët: në fuqi të Emrit të tij i jepet falja e mëkateve secilit që beson në Të.”
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Paganët marrin Shpirtin Shenjt
44Ndërsa Pjetri ende po i thoshte këto fjalë, Shpirti Shenjt zbriti mbi të gjithë ata që po dëgjonin predikimin.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Besimtarët e rrethprerë që kishin ardhur me Pjetrin, u çuditën kur panë se edhe në paganë u ndikua dhurata ‑ Shpirti Shenjt.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Sepse i dëgjuan duke folur gjuhë të ndryshme e duke madhëruar Hyjin. Atëherë Pjetri tha:
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47“Vallë a mund ta ndalojë kush ujin të mos pagëzohen këta që e morën Shpirtin Shenjt sikurse edhe ne?”
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Dhe urdhëroi të pagëzohen në emër të Jezu Krishtit. Atëherë iu lutën të qëndrojë me ta disa ditë.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.