Kthimi i Saulit
1Ndërkaq Sauli, që s’merrte frymë për tjetër veçse për t’u kërcënuar e për vrasje kundër nxënësve të Zotërisë, erdhi te kryeprifti
2e kërkoi prej tij letrat për sinagogat e Damaskut, në mënyrë që, nëse do të gjejë ndokënd të kësaj Udhe, burra e gra, të mund t’i sjellë të lidhur në Jerusalem.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur, duke udhëtuar, iu afrua Damaskut, papritmas e shndriti një dritë prej qiellit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4U rrëzua për tokë dhe dëgjoi një zë që i tha: “Saul, Saul, pse po më salvon?”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ai pyeti: “Kush je ti, Zotëri?” E Ai: “Unë jam Jezusi që ti e salvon!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Më mirë ngrihu e hyr në qytet dhe atje do të të tregohet se çka duhet të bësh!”
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Bashkudhëtarët e tij, të habitur, zunë vend pa folur asnjë fjalë, sepse vërtet e dëgjuan zërin, por nuk panë askënd.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Sauli u ngrit nga toka, por edhe pse i kishte hapur sytë, nuk shihte asgjë. E shtinë në Damask duke e marrë për dore,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9dhe për tri ditë as nuk pa as nuk hëngri as nuk piu.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Në Damask ishte një nxënës që quhej Anani. Këtij Zoti i tha në vegim: “O Anani!” “Urdhëro, o Zot” ‑ u përgjigj ai.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11“Çohu ‑ i tha Zoti ‑ dhe shko në rrugën që quhet: ‘E drejtë’ e në shtëpinë e Judës lype njeriun prej Tarsit që quhet Saul. Ai tani po lutet,
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12dhe e pa [në vegim] një njeri që quhet Anani duke hyrë tek ai dhe duke i vënë duart për t’ia rikthyer dritën e syve.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13“O Zot ‑ iu përgjigj Anania ‑ prej shumëkujt kam dëgjuar për atë njeri sa shumë të këqija u ka bërë shenjtërve të tu në Jerusalem.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ai ka edhe fuqizimin prej kryepriftërinjve për të lidhur në hekura të gjithë ata që e thërrasin Emrin tënd.”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15“Shko ‑ iu përgjigj Zoti ‑ sepse ai është vegla ime, që unë e kam zgjedhur për ta bërë të njohur Emrin tim para popujve paganë, para mbretërve dhe para bijve të Izraelit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Jo po, unë vetë do t’i tregoj se sa shumë do t’i duhet të pësojë për shkak të Emrit tim!”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Anania shkoi, hyri në shtëpi e, duke ia vënë duart, i tha: “Vëlla Saul, Zotëria Jezus, që t’u dëftua në udhë kur ishe duke ardhur këtu, më dërgoi që ta rifitosh dritën e syve e të mbushesh me Shpirtin Shenjt.”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Dhe aty për aty i ra diçka prej syve si pare peshku dhe menjëherë iu kthye drita e syve, u ngrit dhe qe pagëzuar,
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19hëngri dhe u përtëri në fuqi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sauli predikon në Damask
I kaloi disa ditë bashkë me nxënës në Damask
20dhe menjëherë filloi të predikojë në sinagoga se Jezusi është Biri i Hyjit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Të gjithë ata që e dëgjonin, mrekulloheshin e thoshin: “Po a nuk është ky ai që në Jerusalem mundohej t’ua tresë farën atyre që e thërrisnin në ndihmë këtë Emër? Po a nuk erdhi edhe këtu për t’i çuar të lidhur në hekura para kryepriftërinjve?”
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22E Sauli merrte gjithnjë më tepër zotësi dhe i hutonte hebrenjtë që banonin në Damask duke ua vërtetuar se Jezusi është Mesia.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sauli shpëton nga hebrenjtë
23Pasi kaloi mjaft kohë, hebrenjtë vendosën ta vrasin Saulin,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24por Sauli e hetoi synimin e tyre. Ditë e natë hebrenjtë i ruanin dyert e qytetit për ta mbytur,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25por një natë nxënësit e tij e morën dhe, në një shportë, e zbritën poshtë nëpër mur.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Sauli në Jerusalem
26Kur erdhi në Jerusalem, përpiqej të bashkohej me nxënës, porse të gjithë ia kishin drojën sepse nuk mund ta besonin se me të vërtetë ishte bërë nxënës.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Atëherë Barnaba e mori dhe e çoi te apostujt dhe u tregoi se Sauli e kishte parë Zotërinë gjatë një udhëtimi, se si Jezusi foli me të dhe se si Sauli ka predikuar me plot guxim në Damask në Emër të Jezusit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Që atëherë shkonte e vinte bashkë me ta nëpër Jerusalem dhe predikonte me vendosmëri në Emër të Zotërisë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29U drejtohej edhe hebrenjve që flisnin greqisht dhe diskutonte me ta, por edhe ata synonin ta vritnin.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kur e morën vesh këtë gjë vëllezërit, e përcollën deri në Cezare e së andejmi e nisën për Tars.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kisha, pra, ishte në paqe në mbarë Judenë, Galilenë e Samarinë; ndërtohej dhe përparonte në frikën e Zotërisë dhe rritej në saje të hirit të Shpirtit Shenjt.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shërimi i Eneut
32Pjetri që vizitonte të gjitha vendet, një ditë u ul edhe ndër shenjtërit që banonin në Lidë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Aty gjeti një njeri që quhej Ene, i cili për tetë vjet s’ngrihej nga shtrati: ishte i paralizuar.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Pjetri i tha. “Ene, po të shëron Jezu Krishti! Ngrihu dhe rregulloje vetë shtratin tënd!” Ai aty për aty u ngrit.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Të gjithë banorët e Lidës e të Saronit e panë mrekullinë dhe besuan në Zotin.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pjetri ngjall Shutën
36Jetonte në Jopë një nxënëse e quajtur Tabita, që në gjuhën tonë do të thotë Shutë. Ishte e pasur me vepra të mira dhe me lëmoshë që jepte.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Pikërisht në ato ditë u sëmur dhe vdiq. Pasi e lanë, e vendosën në dhomën e sipërme.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38E, pasi Lida nuk është larg Jopës, nxënësit, kur morën vesh se Pjetri gjendej atje, dërguan dy vetë me këtë lutje: “Mos vono e eja ndër ne.”
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Pjetri u çua e shkoi me ta. Posa arriti, e çuan në dhomën e sipërme. Atëherë e rrethuan duke qarë të gjitha vejushat dhe i tregonin veshjet dhe petkat që i kishte punuar Shuta kur ende ishte me to.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Pjetri i nxori jashtë të gjithë, ra në gjunjë në lutje. Pastaj u soll drejt kufomës dhe tha: “Tabitë, çohu!” Ajo hapi sytë, shikoi Pjetrin dhe u ndreq ndenjur.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Pjetri i dha dorën dhe e ngriti. Atëherë thirri shenjtërit dhe vejushat e ua tregoi të gjallë.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Mbarë Jopa e mori vesh ngjarjen dhe shumë besuan në Zotërinë.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Pjetri qëndroi për një kohë të gjatë në Jopë, në shtëpinë e një lëkurëtari të quajtur Simon.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.