1Edhe Sauli e dha pëlqimin e vet për vrasjen e Shtjefnit.
Sauli salvon Kishën
Po atë ditë u bë salvim i madh kundër Kishës në Jerusalem. Të gjithë, me përjashtim të apostujve, u shpërndanë nëpër krahinat e Judesë e të Samarisë.
2Disa njerëz të përshpirtshëm e varrosën Shtjefnin dhe bënë gjëmë të madhe për të.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ndërkaq, Sauli bënte çmosin për ta asgjësuar Kishën: hynte nëpër shtëpi, merrte burra e gra dhe i dorëzonte në burg.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Predikimi i Ungjillit në Samari
4Ata, pra, të cilët qenë shpërndarë, shkonin prej një vendi në një vend tjetër dhe predikonin Fjalën.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Kështu Filipi zbriti në qytet të Samarisë dhe filloi të predikojë Mesinë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Turmat ua vinin veshin me kujdes mësimeve të Filipit, sepse i dëgjonin dhe i shikonin shenjat e mrekullueshme që bënte.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7E njëmend, prej shumë të djallosurish dilnin shpirtrat e ndytë duke bërtitur me zë të lartë, shëroheshin shumë të paralizuar e të çalë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dhe u bë gëzim i madh në atë qytet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Në atë qytet një njeri që quhej Simon për një kohë të gjatë merrej me mjeshtrinë e shortisë dhe e Samarisë e mashtronte duke thënë për vetveten se është njeri i madh.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të gjithë, i madh e i vogël, ishin nën ndikimin e tij dhe thoshin: “Ky njeri është Fuqia hyjnore, ajo që quhet e ‘Madhe’.”
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E dëgjonin sepse për një kohë të gjatë i mahniste duke bërë shorti të ndryshme.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Porse, kur i besuan Filipit që u predikonte Mbretërinë e Hyjit dhe Emrin e Jezusit Mesi ‑ pranuan të pagëzohen burra e gra.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Besoi edhe Simoni dhe, pasi u pagëzua, nuk i ndahej Filipit. Duke parë shenjat dhe mrekullitë që bëheshin, ishte i mahnitur.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kur apostujt dëgjuan në Jerusalem se Samaria e kishte pranuar Fjalën e Hyjit i dërguan atje Pjetrin e Gjonin.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këta zbritën atje, u lutën për ta që ta merrnin Shpirtin Shenjt,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16sepse ende nuk kishte zbritur mbi asnjërin ndër ta; ata vetëm ishin pagëzuar në Emër të Jezusit Zot.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë vunë duart mbi ta dhe ata morën Shpirtin Shenjt.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Kur Simoni pa se me vënien e duarve të apostujve jepej Shpirti Shenjt, u ofroi apostujve të holla
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19duke thënë: “Ma jepni edhe mua pushtetin që, kujt t’i vë duart, të marrë Shpirtin Shenjt.”
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Pjetri iu përgjigj: “Të hollat e tua dhe ty me to ju marrtë ezezëdita, kur të shkoi mendja se me të holla mund të fitohet dhurata e Hyjit!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ti s’ke as pjesë as trashëgim në këtë gjë, sepse zemra jote s’është e drejtë para Hyjit.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Pendohu për këtë mbrapshti dhe lute Zotin se ndoshta të falet synimi i zemrës sate;
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23sepse po shoh se qenke ‘vrer i hidhur’ dhe ‘hekura të së keqes’”.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Simoni u përgjigj: “Lutjuni ju Zotit për mua që të mos më ndodhë gjë prej atyre që thatë.”
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Dy apostujt, pasi dhanë dëshmi dhe predikuan fjalën e Hyjit, u kthyen në Jerusalem duke ungjillëzuar shumë fshatra të samaritanëve.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Filipi dhe oborrtari nga Etiopia
26Engjëlli i Zotit iu drejtua Filipit dhe i tha: “Ngrihu e shko në jug udhës që shpie nga Jerusalemi për në Gazë; ajo është e shkretë.”
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ai u ngrit dhe shkoi. Dhe ja, një etiopas, oborrtar dhe funksionar i lartë i Kandacës, mbretëreshës së Etiopisë dhe mbarështues kryesor i të gjitha visareve të saj! Kishte qenë për shtegtim në Jerusalem
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28e po kthente. Ndenjur në karrocën e vet, po lexonte Isainë profet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Atëherë Shpirti Shenjt i tha Filipit: “Shpejto e zëre atë karrocë!”
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Filipi vrapoi dhe e dëgjoi se po lexonte Isainë profet. I tha: “Vallë a vërtet e merr vesh atë që po lexon?”
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31“E si mundem ‑ iu përgjigj ai ‑ kur nuk e kam atë që të më udhëzojë?” dhe e grishi Filipin të hipte e të ulej afër tij.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Pjesa që po lexonte prej Shkrimit të shenjtë ishte kjo: ‘E çuan porsi delen që çohet në thertore, ishte porsi qengji i pazë në duart e qethësit. Nuk e çeli gojën e vet.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Në përvujtërimin e tij iu mohua e drejta. Kush do ta përshkruajë fatin e tij? Sepse jeta e tij hiqet nga toka.’
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Atëherë oborrtari iu drejtua Filipit: “Të lutem për kë e thotë këtë profeci? Për vetveten apo për ndokënd tjetër?”
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Atëherë Filipi mori fjalën e, duke u nisur prej këtij teksti të Shkrimit të shenjtë, ia kumtoi Ungjillin e Jezusit.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Duke udhëtuar kështu, arritën te një ujë dhe oborrtari tha: “Qe ujët! Çka më pengon të pagëzohem?”[37]
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Urdhëroi të ndalet karroca dhe të dy, Filipi e oborrtari, zbritën në ujë e Filipi e pagëzoi.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Kur dolën nga ujët, Shpirti i Hyjit e rrëmbeu Filipin dhe oborrtari nuk e pa më. Ai e vazhdoi rrugën e vet me gëzim,
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40kurse Filipi u gjend në Azot. Vazhdoi prej andej udhën duke predikuar Ungjillin nëpër të gjitha qytetet derisa arriti në Cezare.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.