Fjalimi i Shtjefnit
1Atëherë kryeprifti e pyeti Shtjefnin: “A është ashtu?”
2Shtjefni u përgjigj: “Vëllezër dhe etër, dëgjoni! Hyji i lavdishëm iu dëftua Atit tonë Abrahamit kur ende banonte në Mesopotami, para se nguli në Harran
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3dhe i tha: ‘Dil prej dheut tënd e prej farefisit tënd dhe shko në tokën që unë do të ta tregoj.’
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë Abrahami e la dheun e kaldenjve dhe nguli në Harran. Po edhe nga andej, pasi i vdiq i ati, Hyji e bëri të kalojë në këtë vend, ku ju tani banoni.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Këtu nuk i dha në pronë asnjë pëllëmbë toke, por i premtoi, kur ende nuk kishte fëmijë ‑ se do t’ia japë për pronë atij dhe pasardhësit të tij, pas tij.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Po ashtu Hyji i tregoi se pasardhësit e tij do të jetojnë në mërgim në dhe të huaj, se do t’i robërojnë dhe do t’i salvojnë për katërqind vjet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por tha Hyji ‑ unë do ta gjykoj atë popull që ka për t’i skllavëruar. Pastaj do të dalin e do të më adhurojnë në këtë vend:
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë bëri me të Besëlidhjen e rrethprerjes. Kur Abrahamit i lindi Izaku, të tetën ditë e rrethpreu; Izaku Jakobin e Jakobi dymbëdhjetë patriarkët.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Patriarkët e shitën Jozefin në Egjipt pse e kishin smirë. Por Hyji ishte me të
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10dhe e shpëtoi nga të gjitha ndeshtrashat e i dha hir e urti para faraonit, mbretit të Egjiptit, i cili e bëri qeveritar të Egjiptit e të mbarë oborrit mbretëror.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë u bë zi buke në mbarë Egjiptin e Kanaanin. Ngushtica ishte e madhe e etërit tanë nuk gjenin ushqime.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kur Jakobi dëgjoi se në Egjipt kishte drithëra, i dërgoi atje herën e parë etërit tanë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Herën e dytë Jozefi iu dëftua vëllezërve të vet dhe faraoni u njoh me prejardhjen e Jozefit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë Jozefi urdhëroi t’ia sillnin Jakobin, babain e vet, dhe mbarë familjen e tij: shtatëdhjetë e pesë vetë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Jakobi zbriti në Egjipt. Atje vdiq ai dhe etërit tanë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Trupat e tyre qenë mbartur në Sihem dhe u varrosën në varrin që Abrahami e pati blerë me argjend prej bijve të Hemorit në Sihem.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sapo afrohej koha për të shkuar në vend premtimi që Hyji kremtorisht ia kishte bërë Abrahamit, shtohej e shumohej populli ynë,
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18deri kur erdhi në sundim në Egjipt një mbret tjetër që nuk e kishte njohur Jozefin.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ky mbret u soll me dinakëri kundër popullit tonë, i salvonte etërit tanë, aq sa i detyronte t’i braktisin foshnjat që të mos mbetnin gjallë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po në këtë kohë lindi Moisiu. Ishte hyjnisht i bukur. Për tre muaj qe ushqyer në shtëpinë e t’et.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kur qe braktisur, e mori bija e faraonit dhe e rriti si djalë të vetin.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kështu Moisiu mësoi tërë diturinë egjiptiane. Ishte shumë i zoti në fjalë e në vepra.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Kur u bë dyzetvjeçar iu mbush mendja të shkojë e t’i vizitojë vëllezërit e vet, izraelitët.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kur pa se njërit po i bëhej padrejtësi, e mbroi këtë dhe, për t’u hakmarrë për të rrahurin, e vrau egjiptianin.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Moisiu mendonte se vëllezërit e tij do ta kuptonin se Hyji do t’u sillte shpëtimin duke u shërbyer me të, por ata nuk e morën vesh.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Të nesërmen u pa duke u hyrë ndërmjet atyre që po rriheshin e për t’i pajtuar, u tha: “Burra, jeni vëllezër, pse po rriheni me njëri‑tjetrin?”
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Por ai që po e rrihte të vëllanë, e shtyri dhe i tha: “Kush të ka vënë ty kryetar dhe gjykatës mbi ne?
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28A mos mendon të më vrasësh edhe mua siç e vrave dje atë egjiptianin?”
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Për shkak të kësaj fjale Moisiu iku e u strehua në dhe të huaj në tokën e Madianit. Atje pati dy djem.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Pas dyzet vjetësh në shkretëtirën e malit Sinaj iu duk një engjëll në flakën e kaçubës së ndezur.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Kur e pa Moisiu, u mrekullua për atë farë vegimi. Ndërsa po afrohej për ta vërejtur me kujdes, ja, zëri i Zotit:
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Unë jam Hyji i etërve të tu, Hyji i Abrahamit, i Izakut e i Jakobit.’ Moisiun e kapën dridhmat dhe s’kishte guxim të shikojë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E Zoti i tha: ‘Zbathi sandalet prej këmbëve, sepse vendi ku po qëndron është tokë e shenjtë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Fort mirë e kam parë mundimin e popullit tim në Egjipt, i kam dëgjuar ofshamat e tyre. Zbrita për ta çliruar. Tani nisu! Po të dërgoj në Egjipt!’
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Pikërisht atë Moisi, të cilin e mohuan duke thënë: ‘Kush të ka vënë të parë dhe gjykatës’ ‑ po atë Hyji e dërgoi kryetar dhe shpëtues me anë të engjëllit që iu dëftua në kaçubë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Ky i nxori prej Egjiptit duke bërë mrekulli dhe shenja të bindshme në tokën e Egjiptit, në Detin e Kuq dhe në shkretëtirë gjatë dyzet vjetëve.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Moisiu është ai, që u tha bijve të Izraelit: ‘Hyji do t’ju ngrejë një profet si mua nga mesi i vëllezërve tuaj!’
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ky është ai, që, në kohën e Mbledhjes së popullit në shkretëtirë ishte ndërmjetës në mes Engjëllit që i fliste në malin Sinaj dhe etërve tanë, ai që i mori fjalët e jetës për të na i dorëzuar neve.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Por etërit tanë nuk deshën t’i nënshtrohen. E mohuan dhe me zemër u kthyen në Egjipt
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40duke i thënë Aronit: ‘Na i bëj hyjnitë që të na prijnë, sepse nuk dimë ç’u bë me Moisiun që na nxori nga dheu i Egjiptit.’
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Dhe në ato ditë punuan viçin, i kushtuan fli atij idhulli dhe u brohorisnin veprave të duarve të veta.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Atëherë Hyji u largua prej tyre dhe i braktisi të nderojnë yjet e qiellit, siç shkruan në Librin e Profetëve: ‘A më kushtuat fli e kushte për dyzet vjet në shkretëtirë, o bijtë e Izraelit?
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Jo, por morët tendën e Molohit dhe yllin e Refanit hyjit (tuaj), ‑ idhuj që vetë i punuat për t’i adhuruar. Prandaj do t’ju shpërngul përtej Babilonit.’
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Etërit tanë në shkretëtirë e kishin me vete Tendën e Dëshmisë, siç e caktoi Ai që foli me Moisiun: ta punonte sipas gjedhes që kishte parë.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Atë Tendë e morën trashëgim etërit tanë dhe, nën sundimin e Jozuehit, e shtinë në tokën që ua pushtuan paganëve, të cilët Hyji i dëbonte para fytyrës së etërve tanë; kështu ngjau deri në kohën e Davidit.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Ky gjeti hir para Hyjit e prandaj lutej që t’i lejohej ta ndërtonte një banesë për Hyjin e Jakobit,
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47megjithëse vetëm Salomoni ia doli t’ia ndërtojë Shtëpinë.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Porse i Tejetlarti nuk banon në ndërtesa të punuara me dorë të njeriut, sikurse thotë profeti:
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49‘Qielli është froni im, e toka është shtroja e këmbëve të mia. Çfarë shtëpie do të më ndërtoni ‑ thotë Zoti ‑ dhe cili do të jetë vendi i pushimit tim?
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Pse, a nuk i krijoi të gjitha këto dora ime?
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51O njerëz kokëfortë, me zemër e me veshë paganë! Gjithmonë i kundërshtoni Shpirtit Shenjt! Siç ishin etërit tuaj, të tillë jeni edhe ju!
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Cilin prej profetëve nuk e salvuan etërit tuaj? Etërit i vranë ata që paralajmëruan ardhjen e të Drejtit e të Drejtin ju tani e tradhtuat dhe e vratë;
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53pikërisht ju, që prej duarve të engjëjve e morët Ligjin, por nuk e zbatuat!”
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shtjefnin e mbysin me gurë
54Kur i dëgjuan këto fjalë, griheshin në zemrat e tyre dhe kërcëllonin me dhëmbë kundër tij.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Por Shtjefni, plot me Shpirt Shenjt, i drejtoi sytë kah qielli, pa lavdinë e Hyjit e Jezusin duke qëndruar në të djathtën e Hyjit
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56dhe tha: “Ja, po e shoh qiellin e hapur dhe Birin e njeriut në të djathtën e Hyjit.”
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Atëherë ata lëshuan një britmë të madhe, i mbyllën veshët dhe u vërsulën të gjithë së bashku kundër tij.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58E qitën jashtë qytetit dhe e vranë me gurë. Dëshmitarët i ulën petkat te këmbët e një djaloshi që quhej Saul.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Dhe ndërsa po e mbytnin me gurë, Shtjefni lutej e thoshte: “O Jezus Zot, merre shpirtin tim!”
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Atëherë ra në gjunjë dhe bërtiti me zë të madh: “O Zot, mos ua merr këtë për mëkat!” Posa i tha këto fjalë, ndërroi jetë.
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.