Themelimi i të shtatëve
1Në atë kohë, me të rritur të numrit të nxënësve, filluan ankesat e hebrenjve që flisnin greqisht kundër hebrenjve vendas pse në shërbimin e përditshëm po i linin pas dore vejushat e tyre.
2Atëherë të Dymbëdhjetët bashkuan në një mbledhje të përgjithshme nxënësit e u thanë: “Nuk është e drejtë ta lëmë predikimin e fjalës së Hyjit për të shërbyer në tryezë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Gjeni, pra, o vëllezër, ndër ju shtatë vetë në zë të mirë, plot me Shpirt Shenjt e me urti, të cilët do t’i caktojmë për këtë detyrë,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4kurse ne do t’i kushtohemi krejtësisht lutjes dhe shërbesës së fjalës.”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Propozimi i pëlqeu krejt mbledhjes së nxënësve. Ata atëherë zgjodhën Shtjefnin, njeri plot fe e Shpirt Shenjt, pastaj Filipin, Prohorin, Nikanorin, Timonin, Parmenin dhe Nikollën, proselit prej Antiokisë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Këta i vunë para apostujve. Apostujt, pasi u lutën, vunë duart mbi ta.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Fjala e Hyjit vazhdonte të shtrihej. Shtohej shumë numri i nxënësve në Jerusalem dhe shumë priftërinj e pranonin fenë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Arrestimi i Shtjefnit
8Ndërkaq Shtjefni, që ishte plot hir dhe fuqi, bënte mrekulli dhe shenja të mëdha në popull.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Po asohere disa prej të ashtuquajturës sinagogë e Libertinëve, Cirenianëve, të Aleksandrinëve dhe të atyre nga Cilicia dhe Azia u çuan për t’u rragatur me Shtjefnin.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por nuk mund ta përballonin dijen dhe Shpirtin Shenjt në fuqi të të cilit fliste.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë paguan disa njerëz që thanë: “Ne e kemi dëgjuar duke folur fjalë fyese kundër Moisiut e kundër Hyjit.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Kështu e ngacmuan e pleqtë e skribët, pastaj iu afruan, e kapën dhe e çuan në Këshill.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Aty sollën dëshmitarë të rrejshëm, të cilët thanë: “Ky njeri vazhdimisht flet kundër Vendit të shenjtë dhe kundër Ligjit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Vërtet e dëgjuam duke thënë: ‘Jezusi Nazarenas do ta rrënojë këtë vend dhe do t’i shndërrojë traditat që na i ka lënë Moisiu. ’”
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Të gjithë ata që ishin në Kuvend i drejtuan sytë nga ai dhe panë se ishte në fytyrë si engjëll.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.