Anania e Safira
1Kurse një burrë me emër Anani bashkë me gruan e vet Safirën shiti një arë
2e, me dije të gruas, ndau një pjesë të çmimit, kurse tepricën e çoi dhe ua dha apostujve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atëherë Pjetri i tha: “O Anani, pse ta mbushi mendjen djalli për të gënjyer Shpirtin Shenjt dhe e ndale për vete një pjesë të çmimit të tokës?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Derisa s’e shite, a nuk ishte jotja? Po edhe kur e shite, a nuk munde të bëje me çmimin çka deshe? Po, përse atëherë e bëre këtë punë? Nuk gënjeve njerëzit, por Hyjin!”
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Posa Anania i dëgjoi këto fjalë, ra për tokë dhe i doli shpirti. Një frikë e madhe i kapi të gjithë ata që dëgjuan.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë u ngritën djelmoshat, e mbështollën me pëlhurë, e çuan dhe e varrosën.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Afërsisht pas tri orësh hyri edhe gruaja e tij, e cila nuk dinte çka kishte ndodhur.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pjetri i tha: “Më thuaj: a e shitët tokën për kaq?” Ajo iu përgjigj: “Po, aq!”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E Pjetri: “Çka ju gjet që u morët vesh ta vini në provë Shpirtin e Zotit? Ja, në prag të derës janë këmbët e atyre që varrosën burrin tënd! Edhe ty tani po të çojnë!”
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Aty për aty edhe ajo ra për dhe te këmbët e tij dhe i doli shpirti. Kur djelmoshat hynë, e gjetën të vdekur; e nxorën jashtë dhe e varrosën pranë burrit të saj.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Këto ngjarje bënë një përshtypje të madhe në mbarë Kishën dhe në të gjithë ata që dëgjuan për to.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Apostujt bëjnë shenja të ndryshme e mrekulli
12Shumë shenja e mrekulli bëheshin prej apostujve në popull... Të gjithë besimtarët si me marrëveshje e kishin zakon të bashkohen në Tremen e Salomonit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prej të tjerëve askush s’kishte guxim të bashkohet me ta, porse megjithatë populli u jepte nderim.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Dhe kështu, gjithnjë shtohej numri i burrave e i grave që besonin në Zotërinë,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15kështu që i nxirrnin në tregje të sëmurët dhe i vinin në vigje e në shtroja në mënyrë që, duke kaluar Pjetri aty pari, së paku hija e tij t’i binte ndonjërit prej tyre.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po edhe një turmë e madhe njerëzish ngarendte nga qytetet përreth Jerusalemit: sillnin të sëmurë e nga ata që i kishin pushtuar shpirtrat e ndytë dhe të gjithë shëroheshin.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Apostujt salvohen nga hebrenjtë
17Atëherë u ngrit kryeprifti dhe mbarë ata të partisë së tij ‑ sekti i saducenjve. Plot smirë
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18vunë dorë në apostuj dhe i hodhën në burg të përgjithshëm.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Natën engjëlli i Zotit hapi dyert e burgut, i nxori përjashta dhe u tha:
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20“Shkoni në Tempull dhe vazhdoni t’ia kumtoni popullit të gjitha fjalët e kësaj Jete.”
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ata dëgjuan dhe, në agim, hynë në Tempull dhe mësonin. Ndërkaq arriti kryeprifti dhe ndjekësit e tij, thirrën Këshillin e Lartë dhe mbarë parinë e bijve të Izraelit dhe dërguan në burg për të sjellë apostujt.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kur rojtarët mbërritën atje, nuk i gjetën në burg. U kthyen dhe lajmëruan:
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23”Burgun e gjetëm të mbyllur me kujdes dhe rojtarët bënin rojë para derës, por kur e hapëm, nuk gjetëm askënd brenda.”
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Komandanti i rojës së Tempullit dhe kryepriftërinjtë kur e dëgjuan lajmin, të habitur, pyesnin: “Çka do të thotë kjo punë?”
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Atëherë ia behu dikush dhe u tha: “Njerëzit që ju i futët në burg, ja, janë në Tempull e po mësojnë .”
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Atëherë komandanti shkoi me rojtarë dhe i solli ‑ por jo me dhunë ‑ sepse e kishin frikë se mos i vriste me gurë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Posa i sollën, i qitën para Këshillit të Lartë. Kryeprifti i pyeti:
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28“Po a nuk ju kemi urdhëruar zyrtarisht që të mos mësoni më në atë Emër? Dhe, ja, ju e keni mbushur mbarë Jerusalemin me mësimin tuaj dhe doni ta ngarkoni mbi ne gjakun e atij njeriu.”
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Pjetri dhe apostuj u përgjigjën: “Duhet më tepër të dëgjohet Hyji se sa njerëzit.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Hyji i etërve tanë e ngjalli Jezusin të cilin ju e vratë duke e gozhduar në kryq.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ky është ai, që Hyji me të djathtën e vet e lartësoi dhe e bëri Prijës e Shëlbues për t’i dhuruar Izraelit hirin e kthimit e faljen e mëkateve.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Për këto ngjarje jemi dëshmitarë ne dhe Shpirti Shenjt, të cilin ua dha Hyji atyre që i nënshtrohen.”
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Kur anëtarët e Këshillit i dëgjuan këto fjalë u hidhëruan tepër dhe deshën t’i vrasin.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Atëherë u ngrit në Kuvend një farise, me emër Gamaliel, mësues Ligji, të cilin e nderonte mbarë populli. Ky kërkoi të nxirren njerëzit jashtë për një çast.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Atëherë u tha këshilltarëve: “O burra izraelas, mendoni mirë se çka do të bëni me këta njerëz.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Nuk ka shumë kohë që u ngrit Teuda dhe pohonte se është njeri me rëndësi: rreth tij u bashkuan afro katërqind vetë. Ai qe vrarë e të gjithë ata që e patën ndjekur, u shpërndanë dhe u asgjësuan.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Pas tij, në kohën e numërimit të popullsisë u paraqit Juda Galileas dhe tërhoqi pas vetes një shumicë njerëzish. E vranë edhe atë po edhe të gjithë ndjekësit e tij u shpartalluan.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Tashti në këtë rast unë po ju them: ikni nga këta njerëz e lërini të shkojnë! Sepse, në qoftë ajo nismë ose vepër prej njerëzisht, do të mbarojë;
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39porse, në qoftë se vërtet vjen prej Hyjit, s’do të mund ta asgjësoni. Vëriani mendjen të mos bini në luftë kundër Hyjit!” Ata ia pranuan këshillën.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40I thirrën apostujt, i rrahën me frushkull, i urdhëruan që të mos flasin më në Emër të Jezusit dhe i lëshuan.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Apostujt e lanë Këshillin plot gëzim pse qenë çmuar të denjë të durojnë ndonjë fyerje për nder të emrit të Jezusit.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Dhe çdo ditë, si në Tempull ashtu edhe në shtëpi, nuk pushonin së mësuari e shpalluri Lajmin e mirë mbi Jezusin Mesi.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.