Pjetri dhe Gjoni para Këshillit të Lartë
1Ndërsa ata ende po i flisnin popullit, iu afruan disa priftërinj, kryetari i rojës së Tempullit dhe disa saducenj
2të hidhëruar pse e mësonin dhe pse, në shembullin e Jezusit ‑ shpallnin ngjalljen e të vdekurve.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3I kapën dhe i futën në burg deri të nesërmen, sepse ishte bërë natë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ndërkaq, shumë prej atyre që dëgjuan fjalën e tyre, besuan dhe numri i burrave që besuan shkoi në [rreth] pesë mijë vetë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Të nesërmen në Jerusalem u bashkuan në kuvend krerët, priftërinjtë dhe skribët [
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6e me ta edhe kryeprifti Ana e Kajfa, Gjoni, Aleksandri dhe të gjithë anëtarët e familjeve të kryepriftërinjve].
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ata i sollën apostujt në mes dhe i pyetën: “Me çfarë pushteti dhe në emër të kujt e bëtë këtë gjë?”
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë Pjetri, plot me Shpirt Shenjt, u tha: “Kryetarë të popullit dhe pleq!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pasi ju sot po na merrni në gjykim për një vepër të mirë që ia bëmë një të sëmuri e po na pyesni si ky njeri u shërua;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10le ta dijë secili prej jush dhe mbarë populli i Izraelit: ky njeri qëndron para jush shëndosh në saje të Emrit të Jezu Krishtit Nazarenas, që ju e kryqëzuat, por që Hyji e ngjalli prej së vdekuri.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Jezusi është ‘guri që ju, ndërtues, e qitët jashtë përdorimit, por që u bë gur i këndit,’
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12e vetëm nëpër Të fitohet shëlbimi. Sepse, për të vërtetë, s’ka asnjë person tjetër nën këtë kupë qielli që Hyji ua dha njerëzve me anën e të cilit do të mund të shëlbohemi.”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Krerët e pleqtë kur panë guximin e patrandshëm të Pjetrit e të Gjonit e, pasi e dinin se janë njerëz të thjeshtë e të pashkollë, mbetën thellësisht të habitur. E dinin se kishin qenë me Jezusin,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14por s’dinin ç’t’u thoshin, sepse e shihnin njeriun e shëruar në këmbë afër tyre.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Prandaj i urdhëruan të dilnin nga Këshilli e filluan të këshillohen në mes tyre.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Thoshin: “Çka të bëjmë me këta njerëz? Kanë bërë mrekulli të qartë, të cilën e pranojnë të gjithë jerusalemasit dhe nuk është punë që mund ta mohojmë.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Por, që ngjarja të mos përhapet më tepër në popull, po ua ndalojmë rreptësisht që t’i flasin më ndokujt për atë Emër.”
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18I thirrën brenda dhe i urdhëruan rreptësisht që në të ardhmen askujt të mos i flasin as të mos mësojnë në Emër të Jezusit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Porse Pjetri e Gjoni u përgjigjën: “Gjykoni ju vetë a është e drejtë para Hyjit: të dëgjojmë më parë ju se Hyjin?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ne, veç, nuk mundemi që të mos flasim për çka kemi parë e dëgjuar!”
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ata, pasi i qortuan përsëri, i lanë të shkojnë; ngase nuk gjetën ndonjë arsye pse t’i ndëshkojnë për shkak të popullit, sepse të gjithë i jepnin lavdërim Hyjit për mrekullinë që u bë,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22sidomos pse njeriu që mrekullisht u shërua, kishte kaluar moshën dyzetvjeçare.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lutja e apostujve në kohën e salvimit
23Posa i lëshuan, apostujt shkuan te të vetët dhe u treguan çka u thanë kryepriftërinjtë dhe paria e popullit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ata, kur morën vesh, të gjithë së bashku iu lutën Hyjit kështu: “O Zot, Ti krijove qiellin, tokën e detin dhe gjithçka është në ta!
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ti the nëpërmjes Shpirtit Shenjt me gojë të atit tonë Davidit, shërbëtorit tënd: ‘Përse çohen peshë paganët e përse fiset bëjnë shestime të kota?
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Mbretërit e dheut po ngrihen kundër, princat bëjnë besëlidhje kundër Zotit e kundër të Shuguruarit të tij.’
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Ja, në këtë qytet, vërtet, bënë lidhje Herodi e Ponc Pilati me paganë e me fiset e Izraelit kundër Jezusit ‑ Shërbëtorit tënd të shenjtë, të cilin ti e shugurove,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28kështu s’bënë tjetër veçse çka dora jote e vullneti yt paracaktoi të bëhet.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29E tani, o Zot, shih kërcënimin e tyre e bëj që shërbëtorët e tu ta shpallin me plot guxim Fjalën tënde!
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Shtrije dorën tënde e bëj shërime, shenja të bindshme e mrekulli me fuqinë e Emrit të Shërbëtorit tënd të shenjtë, Jezusit.”
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Pasi e kryen lutjen, u trand vendi ku ishin të bashkuar, të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt dhe u vunë ta shpallin me guxim Fjalën e Hyjit.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Bashkësia e parë e krishterë
32Në bashkësinë e besimtarëve mbretëronte një përkim i plotë. Askush nuk e quante të vetën çkado që kishte, por ndër ta gjithçka ishte e përbashkët.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Apostujt me fuqi të madhe jepnin dëshmi mbi ngjalljen e Zotërisë Jezus e të gjithë gëzonin nderim të madh.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Gjithashtu askush prej tyre nuk ishte skamnor, sepse ata që kishin ara e shtëpi i shitnin e çmimin e shitjes e binin
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35dhe e vinin te këmbët e apostujve. Atëherë secilit i jepej aq sa kishte nevojë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Kështu Jozefi, të cilin apostujt e quajtën Barnabë ‑ që do të thotë: biri i ngushëllimit ‑ levit, me prejardhje qipriot,
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37kishte një tokë; e shiti e të hollat ua solli apostujve.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.