Rrëshajët ardhja e Shpirtit Shenjt
1Kur erdhi dita e Rrëshajëve, të gjithë ishin së bashku në të njëjtin vend.
2Dhe, ja, papritmas, u ndie një ushtimë nga qielli si shungullimë e erës së fortë dhe e mbushi të gjithë shtëpinë, ku ata ishin.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Atyre atëherë iu dukën gjuhë, si të ishin prej zjarri. Këto u ndanë e zunë vend nga një mbi secilin prej tyre.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të gjithë u mbushën me Shpirtin Shenjt dhe filluan të flasin në gjuhë të ndryshme, ashtu si Shpirti Shenjt i shndriste të shpreheshin.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dhe asohere në Jerusalem banonin judenj, njerëz të përshpirtshëm, të ardhur prej të gjitha kombeve të botës.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Dhe, kur u dëgjua ajo ushtimë, ngarendi një shumicë e madhe dhe mbetën të habitur, sepse secili i dëgjonte duke folur në gjuhën e vet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Të gjithë çuditeshin e mrekulloheshin dhe thoshin: “Këta njerëz që po flasin, a thua vallë nuk janë të gjithë galileas?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po si atëherë secili prej nesh i dëgjon duke folur në gjuhën e vet amtare?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Partë, medë, elamitë, banorë të Mesopotamisë, të Judesë, të Kapadokisë, të Pontit e të Azisë,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit e të krahinave të Libisë rreth Cirenës, njerëz të ardhur nga Roma,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11judenj e proselitë, kretas e arabë ‑ të gjithë ne po i dëgjojmë duke shpallur veprat e madhërueshme të Hyjit në gjuhët tona amtare.”
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Të gjithë kishin mbetur të habitur e, të marrë mendsh, pyesnin njëri‑tjetrin: “Çfarë do të jetë kjo punë?”
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Disa të tjerë, duke shpotitur, thoshin: “Janë dehur me musht!”
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Predikimi i Pjetrit ditën e Rrëshajëve
14Atëherë Pjetri bashkë me të Njëmbëdhjetët u çua në këmbë, e ngriti zërin dhe tha: “Burra judeas dhe ju të gjithë që banoni në Jerusalem, mirë ta dini këtë gjë e me kujdes dëgjojini fjalët e mia!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Këta njerëz nuk janë të dehur, siç po mendoni ju ‑ ju po shihni se është ora tre e mëngjesit ‑
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16por po shkon në vend fjala që parafoli Joeli profet:
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17‘Në ditën e fundit ‑ thotë Hyji: ‘Do ta ndikoj shpirtin tim në çdo njeri dhe bijtë tuaj e bijat tuaja do të profetizojnë, djelmoshat tuaj do të shohin vegime, e pleqtë tuaj do ëndërrojnë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Madje, edhe mbi shërbëtorë e shërbëtore të mia atë ditë do ta ndikoj Shpirtin tim e do të profetizojnë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Do të tregoj mrekulli lart në qiell dhe shenja përmbi tokë poshtë gjak e zjarr e shtylla tymi.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Dielli do të kthehet në errësirë e hëna në gjak para se të agojë dita e Zotit e madhe (dhe e lavdishme).
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dhe kushdo atëherë ta thërrasë në ndihmë Emrin e Zotit, do të shëlbohet.’
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Burra të Izraelit, dëgjojini këto fjalë: Jezusin Nazarenas ‑ njeri që Hyji e përforcoi para jush me vepra të madhërueshme, me mrekulli dhe me shenja, që siç e dini ‑ me anë të tij i bëri ndër ju;
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23këtë, të tradhtuar sipas vullnetit të caktuar dhe parapamjes së Hyjit ‑ ju e kryqëzuat dhe e vratë me duar të të pafeve.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Por Hyji e ngjalli duke e shpëtuar nga tmerri i vdekjes, sepse s’ishte e mundur që vdekja ta mbante nën sundimin e vet.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E njëmend, për të Davidi thotë: ‘Zotërinë e kam gjithmonë para sysh, sepse Ai më rri në anë të djathtë që të mos rrëzohem.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Prandaj galdon zemra ime dhe brohorit gjuha ime, po dhe trupi im do të pushojë me shpresë,
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27sepse Ti nuk do ta lësh shpirtin tim në Nëntokë as s’do të lejosh që Shenjti yt të kalbet.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ti ma tregove udhën që shpie në jetë: në praninë tënde do të më mbushësh me gëzime.’
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Vëllezër, më lejoni t’jua them haptas: Davidi patriark vdiq, u varros dhe varri i tij është edhe sot e kësaj dite ndër ne.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Por ai, pasi ishte profet dhe pasi e dinte se Hyji, iu përbetua me betimin se një nga pasardhësit e tij do të hipte në fronin e tij,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31që më parë e parapa dhe paralajmëroi ngjalljen e Krishtit, kur tha: ‘Nuk qe lënë në Nëntokë as trupi i tij nuk e provoi kalbëzimin.’
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Po këtë Jezus Hyji e ngjalli! Të gjithë ne e dëshmojmë këtë gjë!
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33E djathta e Hyjit, pra, e lartësoi, prej Atit e mori Premtimin ‑ Shpirtin Shenjt dhe e ndikoi ashtu siç po shihni e po dëgjoni [edhe] ju vetë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34E pra, Davidi nuk qe ngritur në qiell, e megjithatë thotë: ‘I tha Zoti Zotit tim: rri në të djathtën time
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35derisa t’i vë armiqtë e tu shtrojë të këmbëve të tua!’
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Le ta dijë, pra, pa farë dyshimi mbarë populli i Izraelit se mu këtë Jezus, që ju e kryqëzuat, Hyji e bëri Zotëri e Mesi.”
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Kur i dëgjuan këto fjalë, u tronditën në zemër dhe i thanë Pjetrit e apostujve të tjerë: “Çfarë duhet të bëjmë ne, o vëllezër?”
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Pjetri u dha përgjigje: “Kthehuni dhe secili prej jush le të pagëzohet në emër të Jezu Krishtit që t’ju falen mëkatet e atëherë do ta merrni dhuratë ‑ Shpirtin Shenjt.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Sepse ky Premtim u bë për ju, për fëmijët tuaj e për të gjithë ata prej së largu, të gjithë ata që Zotëria, Hyji ynë, do t’i thërrasë.”
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Por edhe me shumë fjalë të tjera prore i përbente dhe i nxiste duke thënë: “Shpëtohuni nga kjo brezni e mbrapshtë!”
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Ata që e pranuan fjalën e tij, u pagëzuan e kështu, atë ditë, u kthyen rreth tri mijë vetë.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Bashkësia e parë e të krishterëve
42E ishin vazhdimisht të kujdesshëm për ta përvetësuar mësimin e apostujve dhe nuk mungonin në mbledhjet vëllazërore, në ndarjen e bukës e në lutje.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Një frikë e madhe pushtonte çdo njeri: apostujt bënin shumë mrekulli dhe shenja të bindshme.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Të gjithë ata që besuan, qëndronin së bashku dhe gjithçka kishin të përbashkët.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Shitnin pronat dhe pasuritë që kishin dhe ua ndanin të gjithëve sipas nevojës së secilit.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Për çdo ditë shkonin së bashku e rregullisht në Tempull, në shtëpi ndanin bukën dhe me hare e me thjeshtësi ushqeheshin së bashku.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47I jepnin lavdi Hyjit e mbarë populli i kishte fort për hir. Vetë Zoti çdo ditë i shtonte bashkësisë nga ata që shëlbohen.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.