1“Vëllezër dhe etër, më dëgjoni çka tani do t’ju them në mbrojtjen time.”
2Kur dëgjuan se po fliste hebraisht, heshtja u bë shumë më e thellë. Pali vazhdoi:
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3“Unë jam hebre, i lindur në Tarsin e Cilicisë, por që u rrita në këtë qytet e te këmbët e Gamalielit u edukova sipas Ligjit të të vjetërve: isha zelltar i Hyjit ashtu siç jeni edhe ju sot e kësaj dite.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Këtë Udhë e kam salvuar deri në vdekje, i kam hedhur në pranga dhe kam burgosur burra e gra,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5si mund të ma bëjnë dëshmi edhe kryeprifti dhe paria. Prej atyre kam marrë edhe letrat për të burgosur vëllezërit në Damask dhe qesh nisur që edhe ata atje t’i bie të lidhur në Jerusalem për t’i ndëshkuar.”
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali tregon kthimin e vet
6“Ndërsa po udhëtoja dhe po i afrohesha Damaskut, papritmas, rreth mesditës, prej qiellit më shndriti një dritë e madhe,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7unë rashë për dhe e dëgjova një zë që më tha: ‘Saul, Saul, pse po më salvon?’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Unë u përgjigja: ‘Kush je, o Zot?’ Ai më tha: ‘Unë jam Jezusi, Nazarenasi, të cilin ti e salvon!’
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ata që ishin me mua, dritën njëmend e panë, por zërin e atij që fliste me mua nuk e dëgjuan.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë thashë: ‘Çka duhet të bëj, o Zot?’ E Zoti më tha: ‘Çohu e shko në Damask e atje do të të thuhet çka duhet të bësh.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pasi prej shkëlqimit të asaj drite më nuk shihja, shoqëruesit e mi më morën për dore e arrita në Damask.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Një farë Ananie, zbatues besnik i Ligjit, i cili gëzonte zë të mirë ndër hebrenj që banonin atje ‑
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13erdhi tek unë dhe, si m’u afrua më tha: ‘Vëlla Saul, rifitoje dritën e syve!’ Dhe unë, aty për aty e rifitova të parët e syve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ai vijoi: ‘Hyji i etërve tanë caktoi ta njohësh vullnetin e tij, ta shohësh të Drejtin e ta dëgjosh zërin prej gojës së tij,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15sepse do të jesh dëshmitari i tij para të gjithë njerëzve për të gjitha ato që ke parë e dëgjuar.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ç’ke që ngurron? Ngrihu, pagëzohu dhe laji mëkatet e tua duke e thirrur në ndihmë Emrin e tij!’”
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali dërgohet ndër paganë
17“Pasi u ktheva në Jerusalem dhe, ndërsa një ditë po lutesha në Tempull, pata një vegim
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe pashë Zotin. Ai më thoshte: ‘Ngrihu e me të shpejtë dil nga Jerusalemi, sepse nuk do ta pranojnë këtu dëshminë tënde për mua.’
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Unë i thashë: ‘O Zot, ata e dinë mirë se unë i kam burgosur dhe i kam frushkulluar në sinagoga ata që besojnë në ty.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Po edhe kur u derdh gjaku i Shtjefnit, dëshmorit tënd, aty isha edhe unë dhe isha i mendimit së bashku me ta për ta vrarë. Vrastarëve unë ua ruajta petkat.’
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, Zoti më tha: ‘Shko, unë po të dërgoj larg, në mes të paganëve!’”
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali dhe tribuni romak
22Çifutët e dëgjuan deri këtu. Në këto fjalë filluan të bërtasin: “Zhduke prej faqes së dheut një njeri të tillë! Ky nuk meriton të jetojë!”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Filluan të bërtisnin më fort, të shqyenin petkat e të hidhnin pluhur në ajër.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë tribuni urdhëroi të shtihet Pali në kështjellë dhe dha urdhër ta bëjnë të flasë me frushkuj që ta merrte vesh pse bërtitnin ashtu kundër tij.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E kur ushtarët po e lidhnin me rripa për ta frushkulluar, Pali i tha centurionit që ishte pranë: “A thua keni leje ta rrahni me frushkuj qytetarin romak, madje edhe të pagjykuar?”
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur centurioni e dëgjoi, iu afrua tribunit e i tha: “Çka mendon të bësh? Ky njeri është romak!”
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Tribuni iu afrua dhe i tha: “Më thuaj a je ti romak?” “Po!” ‑ iu përgjigj Pali.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28“Unë ‑ tha tribuni ‑ e kam blerë shtrenjtë këtë nënshtetësi.” Pali iu përgjigj: “Unë kam lindur me të!”
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Prandaj, me të shpejtë u larguan prej tij ata që do ta merrnin në pyetje. Po edhe tribunit i hyri frika kur e mori vesh se ishte nënshtetas romak e ky e kishte lidhur në hekura.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali para Këshillit të Lartë
30Tribuni ditën e nesërme, duke dashur të dijë pikërisht të vërtetën, përse çifutët e paditnin Palin, e zgjidhi, dha urdhër të mblidhen në kuvend kryepriftërinjtë dhe mbarë Këshilli i Lartë, urdhëroi të sillet edhe Pali dhe e ballafaqoi me ta.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.