Procesi kundër Palit
1Pas pesë ditësh zbriti kryeprifti Anania me disa pleq e me një avokat që quhej Tertul dhe ia paraqitën qeveritarit padinë kundër Palit.
2Kur e sollën Palin, atëherë Tertuli nisi ta padisë me këto fjalë: “Paqen e madhe që ne po gëzojmë në saje tënde dhe përmirësimin e gjendjes i cili po i vjen këtij populli në saje të kujdesit tënd, i përndritshmi Feliks,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3e pranojmë me falënderim të sinqertë në gjithçka dhe gjithkund.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por, që të mos të të mërzis, të lutem të na dëgjosh për pak kohë me butësinë tënde.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Ne kemi zbuluar se ky njeri është murtajë dhe se nxit gjithkund nëpër botë të gjithë hebrenjtë për kryengritje dhe se është udhëheqësi i sektit të Nazarenëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ky madje u mundua ta dhunojë edhe Tempullin, por atëherë e kapëm. [7]
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po prej tij, nëse e pyet, do të mund të kuptosh se janë të vërteta paditë që bëjmë kundër tij.”
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Hebrenjtë e përkrahën duke pohuar se puna qëndronte ashtu.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali mbrohet para Feliksit
10Atëherë Pali, me shenjën e qeveritarit, mori fjalën e tha: “E di se prej shumë vjetësh je gjykatës i këtij populli, prandaj pa farë frike po e marr fjalën për t’u mbrojtur.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ti vetë mund ta vërtetosh se nuk janë më shumë se dymbëdhjetë ditë që kur u ngjita në Jerusalem për të adhuruar.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nuk më gjetën as në Tempull as në sinagoga as nëpër qytet duke diskutuar me askënd as duke nxitur për kryengritje,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13e nuk janë në gjendje t’i vërtetojnë ato, për të cilat tani po më padisin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ndërkaq këtu para teje pohoj këtë gjë: me Udhën, të cilën këta e quajnë sekt unë i shërbej Hyjit të etërve duke besuar gjithçka është e shkruar në Ligj e në Profetë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kam shpresë në Hyjin se do të ngjallen të drejtët e të këqijtë e këtë gjë e shpresojnë edhe ata vetë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Këndej edhe kujdesohem gjithmonë ta kem ndërgjegjen e pastër para Hyjit e para njerëzve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Tashti, pas sa vitesh, erdha të sjell lëmoshë për tim e për t’i flijuar Hyjit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Në këtë rast më gjetën në Tempull kur po i jepja fund pastrimit tim, por pa turma e pa përzierje;
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19por disa hebrenj nga Azia... Këta do të kishte qenë mirë të kishin ardhur para teje e të më paditnin, nëse kanë ndonjë gjë kundër meje.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por edhe këta le të thonë: çfarë delikti gjetën në mua, kur qëndroja para Këshillit të Lartë,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21me përjashtim ndoshta vetëm të asaj fjale që thashë me zë të lartë, ndërsa isha në këmbë para tyre: ‘Për shkak të ngjalljes së të vdekurve jam sot në gjyq para jush!’”
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Feliksi që e njihte mjaft mirë këtë Udhë, e shtyri çështjen me këto fjalë: “Kur të vijë tribuni, Lizja, do t’i jap fund çështjes suaj.”
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Centurionit i urdhëroi të ruhej Pali me rojtarë, por duke i lënë disa liri, si edhe të mos i ndalohej askujt prej të tijve t’i bëjnë ndonjë shërbim.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali mbetet nën rojë
24Pas disa ditësh erdhi Feliksi me gruan e vet Druzilën, që ishte çifute. Si e thirri Palin, po e dëgjonte fjalën e tij lidhur me fenë në Jezu Krishtin.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E kur Pali filloi të flasë për drejtësinë, për përkormërinë dhe për Gjyqin e ardhshëm, Feliksi u tremb dhe i tha: “Për tani, shko një herë e, kur të kem kohë, do të të thërras përsëri.”
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Shpresonte gjithashtu se do të marrë të holla prej Palit e nergut shpeshherë çonte dhe e thërriste për të biseduar me të.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Si kaluan dy vjet Feliksin e zëvendësoi Porci Fest. Feliksi, duke dashur të tregohej dashamir kundrejt judenjve, e la Palin në pranga.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.