Të gjithë kapitujt

Zanafilla · Kapitulli 10

Toka popullohet

32 vargje

Toka popullohet

1Këta janë pasardhësit e bijve të Noehit: Semi, Kami e Jafeti. Këtyre pas përmbytjes u lindën fëmijë.

2Bijtë e Jafetit: Gomeri, Magogu, Madai, Javani, Tubali, Mosoku e Tirasi.

3Bijtë e Gomerit: Askenezi, Rifati, Togormai.

4Bijtë e Javanit: Elisai, Tarsisi, Cetimi dhe Rodanimi.

5Prej këtyre u ndanë popujt nëpër ujdhesa në krahinat e veta, secili sipas gjuhës së vet dhe sipas barkut të vet, në kombësi të vet.

6Bijtë e Kamit: Kusi, Mesraimi, Futi dhe Kanaani.

7Bijtë e Kusit: Sabai, Hevilai, Sabatai, Regmai e Sabatakai. Bijtë e Regmait: Sabai e Dadani.

8Kusit i lindi Nemrodi, i cili u bë sundimtari i parë në tokë

9dhe me vullnetin e Zotit u bë gjuetar i vyeshëm. Nga kjo doli edhe thënia: »Nemrodi gjuetar si ai para syve të Zotit.«

10Mbretëria e tij filloi me Babiloni, Arak, Akad e Kalaane, në dheun e Senaarit.

11Nga ky vend kaloi në Asiri e atje ndërtoi Ninivën, Rohobotirin e Kalenë;

12po ashtu Resenin ndërmjet Ninives dhe Kalesë. Ky është qytet i madh.

13Kurse Mesraimit i lindi Ludimi, Anamimi, Laabimi, Neftuimi,

14Fetrusimi, Kasluimi dhe Kaftorimi, prej të cilëve rrjedhin filistenjtë.

15Kanaanit i lindi Sidoni, djali i parë, e Heteu,

16Jebuseu, Amorreu, Gergezeu,

17Heveu, Araceu, Sineu,

18Aradiumi, Samareu e Emateu. Atëherë u shpërndanë fiset e kanaanëve.

19Kufijtë e Kanaanit shkonin prej Sidonit në drejtim të Gerarës deri në Gazë, dhe në drejtim të Sodomës e të Gomorrës, Adamës e të Seboimit deri në Lesë.

20Këta janë bijtë e Kamit sipas vëllazërive, gjuhëve, vendeve e kombësisë së tyre.

21Gjithashtu i lindën fëmijë edhe Semit, trungut të të gjithë bijve të Heberit, vëllait të madh të Jafetit.

22Bijtë e Semit: Elami, Asuri, Arfaksadi, Ludi dhe Arami.

23Bijtë e Aramit: Usi, Huli, Geteri dhe Mesi.

24Kurse Arfaksadit i lindi Saleu e prej këtij i lindi Heberi.

25Heberit i lindën dy djem: njëri quhej Faleg, sepse në kohën e tij u nda toka, kurse i vëllai u quajt Jektan.

26Këtij, Jektanit, i lindi Elmodadi, Salefi, Asarmoti, Jareu,

27Adurami, Uzali, Deklai,

28Ebali, Abimaeli, Sabai,

29Ofiri, Hevilai dhe Jobabi. Të gjithë këta janë bijtë e Jektanit.

30Vendbanimi i tyre shtrihej prej Mesës në drejtim të Sefarit, mali i lindjes.

31Këta janë bijtë e Semit sipas vëllazërive të tyre, gjuhëve, vendeve dhe kombësisë.

32Këta janë barqet e bijve të Noehit sipas breznive të tyre dhe të fiseve. Pas përmbytjes prej tyre u ndanë popujt mbi tokë.