Rrënimi i Sodomës
1Në mbrëmje arritën dy engjëjt në Sodomë. Atëherë Loti po rrinte te dera e Sodomës. Ky, kur i pa, u ngrit dhe u doli para, i përshëndeti duke u përkulur deri në tokë
2dhe tha: »Urdhëroni, ju lutem, zotërinjtë e mi, dhe ejani në shtëpinë e shërbëtorit tuaj e kaloni natën. Lani këmbët tuaja e në mëngjes vazhdojeni udhën tuaj.« Ata i thanë: »Assesi! Natën do ta kalojmë në treg.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por, ai aq nguli këmbë sa që i shtrëngoi të hyjnë në shtëpi. Pasi hynë në shtëpinë e tij, u përgatiti një gosti, u poq bukë të pabrumë dhe hëngrën.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Para se të shkonin të flejnë, njerëzit e qytetit, sodomasit, i ri e i vjetër - mbarë populli, të gjithë së bashku e rrethuan shtëpinë.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E thirrën Lotin dhe i thanë: »Ku janë ata burra që hynë natën te ti? Na i qit jashtë që ta shfryjmë dëshirimin me ta.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Loti doli te ta dhe, pas shpine, e mbylli derën. U tha:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7»Mosni, vëllezërit e mi, mos e bëni këtë të keqe.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Ja, i kam dy vajza, të cilat s’i ka prekur ende dora e mashkullit, ato po jua qes dhe bëni me to ç’të doni, vetëm që të mos u bëni gjë këtyre burrave, sepse hynë në hijen e pullazit tim.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por, ata i thanë: »Hiqu asajt!« Dhe vazhduan: »Shih, ky i huaj, i ardhur dhe do të jetë gjykatës! Do ta bëjmë më zi, pra, ty se sa atyre!« Ta shtynë Lotin me hov dhe u afruan ta thyejnë derën.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por, ata dy njerëz e shtrinë dorën, e futën Lotin brenda dhe e ndrynë derën.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ata që ishin përjashta i vërbuan prej më të voglit e deri te më i madhi, kështu që të mos mund e gjenin derën.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Njerëzit i thanë Lotit: »A ke më ndokënd tëndin këtu? Dhëndër? Bij e bija, të gjithë të tutë, që janë në qytet, nxirri jashtë këtij vendi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Do ta shkatërrojmë këtë vend, sepse është i madh ankimi kundër tyre para Zotit, i cili na dërgoi ta zhbijmë.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Loti doli për të folur me dhëndurët e vet, të cilët do t’i merrnin bijat e tija dhe tha: »Çohuni, e dilni prej këtij vendi, sepse Zoti do ta shkatërrojë këtë qytet.« Por atyre iu duk se po bënte mahi.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Në të zbardhur të dritës, engjëjt e nxitnin Lotin dhe i thonin: »Çohu, merre gruan tënde dhe dy bijat e tua që i ke këtu që të mos mbarosh për shkak të kobësisë së qytetit.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Pasi ai po ngarritej, dy burrat e kapën për dore atë, gruan e tij dhe dy bijat e tija, sepse Zoti kishte mëshirë për të,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17e nxorën jashtë dhe e qitën prej qytetit. Aty i tha njëri: »Ik, shpëto jetën! Mos u kthe të shikosh prapa dhe mos u ndal askund në këtë fushë, por shpëtoje veten në mal se mbarove!«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Loti u tha: »Mos e thëntë Zoti!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Shërbëtori yt gjeti hir para teje dhe pate dhimbje të madhe ndaj meje duke ma shpëtuar jetën. Por, unë nuk mund të shpëtoj në mal pa më kapur e keqja dhe do të vdes.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Qe, këtu afër është qyteti. Qytet i vogël në të cilin mund të iki, të strehohem. A nuk është kjo gjë e vogël që po e kërkoj për të shpëtuar jetën?«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21I tha: »Ja, edhe për këtë gjë po ta pranoj uratën: nuk do ta shpartalloj qytetin për të cilin fole.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Shpejto e shpëto në këtë qytet, sepse nuk do të mund të bëj asgjë, derisa të mos hysh atje.« Për këtë arsye ai qytet u quajt Segor.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Dielli lindte mbi tokë e Loti hyri në Segor.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë Zoti lëshoi mbi Sodomën e Gomorrën, në formë të shiut, sulfur e zjarr. Ata binin prej Zotit, prej qiellit.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25I zhbiu ato qytete dhe tërë krahinën përreth, të gjithë banorët e qyteteve dhe tërë bimësinë mbi tokë.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26E shoqja e Lotit shikoi prapa dhe u bë trupore kripe.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Abrahami u çua herët në mëngjes dhe erdhi në atë vend ku ishte ndalur më parë para Zotit.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ia lëshoi sytë së largëti Sodomës dhe Gomorrës edhe mbarë krahinës. I pa shkëndijat që ngriteshin nga toka thua se ishin tym furre.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Mirëpo, kur Hyji i shkretoi qytetet e asaj krahine, i ra ndër mend Abrahami dhe kështu e skajoi Lotin para se të shkretonte qytetet, në të cilat banonte.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Prejardhja e moabitëve dhe e amonitëve
30Loti u çua nga Segori dhe zuri vend në mal. Me të shkuan edhe dy bijat e tija. Kishte frikë të rrinte në Segor. Për banim zgjodhi një shpellë. Me të banonin edhe dy bijat e tija.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Vajza e madhe i tha të voglës: »Baba ynë është i moçëm e këndej, në vend, nuk ka mbetur asnjë mashkull që të mund të flejë me ne, siç është doke në mbarë botën.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Eja ta dehim babanë tonë me verë e të flejmë me të që të mund ta ruajmë farën tonë.«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Prandaj, atë natë i dhanë të pijë të atit verë, hyri vajza e madhe dhe fjeti me të. Ai nuk u kujtua as kur ra e bija me të as kur u ngrit.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Të nesërmen gjithashtu i tha e madhja të voglës: Ja, fjeta dje me tim atë; t’i japim të pijë verë edhe sonte, dhe ti hyr e fli me të, që ta ruajmë farën e babasë tonë.«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Edhe atë natë i dhanë të atit të pijë verë, hyri vajza e vogël dhe fjeti me të. Po as kësaj here nuk iu kujtua as kur ra as kur u ngrit ajo.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Kështu, pra, mbetën shtatëzënë dy të bijat e Lotit prej të atit të tyre.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37E madhja lindi djalë dhe ia ngjiti emrin Moab. Ky është trungu i moabitëve të sotëm.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Po edhe e vogla lindi djalë dhe ia ngjiti emrin Benami (që do të thotë: Djali i popullit tim). Ky është i ati i amonitëve të sotëm.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.