Flijimi i Izakut
1Pas këtyre ngjarjeve Hyji e vuri në provë Abrahamin e i tha: »Abraham!« Ai i përgjigji: »Tek jam!«
2I tha: »Merre djalin tënd të dëshirit, Izakun, të cilin e do e shko në trevën Moria, e atje ma kushto fli shkrumbimi mbi njërin ndër malet që do të ta tregoj.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Abrahami u ngrit herët në mëngjes, e shiloi gomarin e vet, mori me vete dy shërbëtorë të vet dhe Izakun, djalin e vet. Pasi më parë i preu drutë për fli shkrumbimi, u nis për në atë vend që Hyji i kishte treguar.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të tretën ditë, pasi Abrahami i lartësoi sytë, e vështroi atë vend prej së largu.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5U tha shërbëtorëve të vet: »Ju pritni këtu me gomar. Unë e djali po shkojmë deri atje për të adhuruar dhe do të kthehemi te ju.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mori edhe drutë e flisë së shkrumbimit e ia ngarkoi Izakut, birit të vet, kurse ai mbante në dorë zjarrin e thikën. Ndërsa të dy po ecnin së bashku,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Izaku i tha Abrahamit, babait të vet: »Baba!« Ai u përgjigj: »Çka do, biro? - Qe - tha - zjarri e drutë, po ku është flia e shkrumbimit?«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Abrahami i përgjigji: »Vetë Hyji do ta gjejë flinë e shkrumbimit për vete, biri im!« Dhe të dy vazhduan udhën së bashku.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kur arritën në vendin që Hyji ia kishte dëftuar, Abrahami aty e ndërtoi lterin dhe mbi të i renditi drutë. Mandej e lidhi Izakun, djalin e vet, e vendoi mbi lter mbi turrën e druve,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10shtriu dorën dhe e mori thikën për ta flijuar djalin e vet.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur, qe, prej qiellit bërtiti engjëlli i Zotit: »Abraham, Abraham!« Ky i përgjigji: »Urdhëro!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Engjëlli i tha: »Mos e ço dorën tënde mbi fëmijën tënd dhe mos i bëj farë dëmi! Tash po e shoh se ia ke drojën Hyjit dhe për shkak tim nuk e kurseve as djalin tënd të dëshirit.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Abrahami i çoi sytë lart dhe e pa një dash të ngatërruar për brirësh në një shkurre. E mori këtë dhe e kushtoi fli shkrumbimi në vend të të birit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atë vend e quajti: »Zoti sheh.« Këndej edhe sot e kësaj dite thuhet: »Në malin Zoti shihet.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Engjëlli i Zotit e thirri Abrahamin për të dytën herë prej qiellit e i tha:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16»Pasha mua - është fjala e Zotit - pasi e bëre këtë gjë dhe nuk t’u dhimbs djali yt i dëshirit,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17unë po ta fal bekimin tim dhe do të bëj që pasardhësit e tu të shtohen porsi yjet e qiellit, porsi rëra në bregun e detit. Ndërsa pasardhësit e tu do t’i pushtojnë dyert e armiqve të vet
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe në farën tënde do të jenë të bekuar të gjithë popujt e tokës pasi ti ma dëgjove fjalën.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë Abrahami u kthye te shërbëtorët e vet. U çuan dhe, së bashku, shkuan në Bersabè. Abrahami banoi në Bersabè.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pasardhësia e Nahorit
20Pas këtyre ngjarjeve e lajmëruan Abrahamin se edhe Melka i kishte lindur Nahorit, vëllait të tij, disa djem:
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Husin, të parëlindurin, Buzin, vëllanë e tij, Kamuelin, trungun e Aramit,
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kasedin, Azaun, Feldasin, Jedlafin
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe Batuelin, prej të cilit lindi Rebeka. Këta të tetët i lindën prej Melkës, Nahorit, vëllait të Abrahamit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Kurse gruaja e tij pa kurorë që quhej Romë, i lindi Tabeen, Gahamin, Tahasin dhe Maahanë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.