1Prandaj, Izaku e thirri Jakobin, i dha bekimin dhe i urdhëroi: »Ruaj se martohesh me bijat e Kanaanit.
2Çohu, shko në Padanaram, në shtëpinë e Batuelit, te babai i nënës sate dhe merr grua prej andej, nga bijat e Labanit, ungjit tënd.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E paç bekimin e Hyjit të gjithëpushtetshëm dhe bëftë të trashëgohesh e të shtohesh që të bëhesh shumicë popujsh.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ai të dhëntë ty e farës sate bekimet e Abrahamit që ta fitosh për pronë tokën e çojave të tua që Hyji ia premtoi gjyshit tënd.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Pasi Izaku e dërgoi, Jakobi u nis për Padanaram te Labani, biri i Batuelit aramejas, vëllai i Rebekës, nënës së Jakobit dhe të Ezaut.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Një martesë tjetër e Ezaut
6Duke parë Ezau se i ati i dha bekimin Jakobit dhe se e ftilloi për në Padanaram për t’u martuar prej andej dhe, ndërsa po ia jepte bekimin, i urdhëroi me këto fjalë: »Mos merr grua prej bijave të Kanaanit«,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7dhe se ai i dëgjoi prindërit dhe shkoi në Padanaram;
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8po edhe mbasi e kishte sprovuar se i ati nuk i kishte në qejf bijat e Kanaanit,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9shkoi tek Ismaeli dhe mori për grua, përveç atyre që kishte, Maheletën, bijën e Ismaelit, birit të Abrahamit, të motrën e Nabajotit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ëndrra e Jakobit
10Pasi Jakobi doli prej Bersabesë vazhdoi udhën për Karran.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Arriti në një farë vendi dhe, pasi dielli perëndoi, u ndal të kalojë natën. Mori një nga gurët aty pranë, e vuri nën krye dhe fjeti në atë vend.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Në ëndërr pa një shkallë që fundin e kishte në tokë e maja i prekte qiellin. Engjëjt e Hyjit ngriheshin dhe zbritnin nëpër të.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Pa edhe Zotin të mbështetur në shkallë që po i thoshte: »Unë jam Zoti, Hyji i Abrahamit, atit tënd, dhe Hyji i Izakut. Tokën në të cilën fle, unë do ta jap ty dhe farës sate.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Trashëgimtarët e tu do të jenë porsi pluhuri i dheut. Do të shtrihen në drejtim të perëndimit, të lindjes, të veriut e të jugut. Në ty dhe në farën tënde do të jenë të bekuara të gjitha fiset e dheut.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe, ja, unë jam me ty. Unë do të të të ruaj kahdo që të shkosh. Unë do të kthej në këtë vend, nuk do të lëshoj dore, por do të plotësoj gjithçka që të kam thënë.«
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Jakobit i doli gjumi dhe tha: »Vërtet në këtë vend qenka Zoti e unë nuk e dija!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17E kapi frika dhe tha: »Sa i tmerrshëm është ky vend! Nuk është këtu tjetër, por shtëpia e Zotit dhe dera e qiellit!«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Jakobi u ngrit herët në mëngjes, mori gurin që e kishte vënë nën krye, e ndreqi në gurngulur dhe qiti vaj mbi të.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atë vend e quajti Betel; më parë qyteti quhej Luzë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Jakobi bëri edhe këtë kusht: »Nëse Hyji do të jetë me mua dhe nëse do të më ruajë në këtë udhëtim që kam marrë, nëse do të më japë bukë për të ngrënë dhe petka për t’u veshur,
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21dhe nëse do të kthehem shëndosh e mirë në shtëpinë e tim ati - Zoti do të jetë Hyji im
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22dhe ky gur që unë e ngreha në gurngulur do të jetë shtëpia e Zotit; dhe prej të gjithave që do të më dhurosh, unë do të ta jap të dhjetën.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.