Jakobi e merr me dredhi bekimin e Izakut
1Izaku u plak. Sytë iu errësuan dhe nuk mund të shihte më. E thirri djalin e vet të madh, Ezaun, dhe i tha: »Biro!« Ai i përgjigji: »Urdhëro!«
2E vazhdoi: »Ti po sheh - i tha - se jam plakur. Nuk e di kur më vjen vdekja.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Merri, pra, armët e tua: kukurrën dhe harkun e dil në gjah. Dhe, si të zësh gjë,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4më përgatit ushqim siç e di se më pëlqen dhe ma sill ta ha që të të bekoj para se të vdes.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mirëpo, Rebeka e kishte dëgjuar Izakun duke folur me Ezaun, birin e vet. Doli, pra, Ezau për gjah në fushë për të vrarë ndonjë kafshë të egër e për ta sjellë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Rebeka i tha Jakobit, birit të vet: »Ja, e dëgjova t’atë që po fliste me vëllanë tënd dhe po i thoshte:
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ma sill gjahun tënd dhe më përgatit ushqim që të ha dhe të bekoj në praninë Zotit, para se të vdes.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tash, pra, biri im, dëgjo çka po të urdhëroj.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Shko në grigjë dhe m’i sill dy edha të mirë që t’i përgatis tyt et prej tyre hajet që i ha me ëndje.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pasi t’ia kesh sjellë tyt et e t’i ketë ngrënë, ta japë bekimin para se të vdesë.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Ai i përgjigji: »Ti e di se im vëlla Ezau është leshatak, kurse unë nuk jam leshatak.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Nëse më prek im atë e i kujtohet, kam frikë se mendon se desha të gënjej e në vend të bekimit, i ngarkoi vetes mallkimin.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Nëna i përgjigji: »Më rëntë mua - tha - ai mallkim, biri im, por vetëm ti më dëgjo, shko e sill çka të kërkova.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ai shkoi, i pruri dhe ia dha nënës. Ajo i përgatiti hajet ashtu si e dinte se i pëlqenin babait të tij.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe me petkat shumë të mira të Ezaut, që i kishte në shtëpi, e veshi Jakobin,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16me lëkura të edhave ia mbështolli duart dhe pjesën e shogët të qafës.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Jakobit, djalit të vet, ia dha në dorë ushqimin shumë te shijshëm dhe bukët që kishte përgatitur.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ky, si hyri tek i ati, tha: »Im atë!« Ai përgjigji: »Oj! Kush je ti, biri im?«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Jakobi i përgjigji t’et: »Jam Ezau, djali yt i madhi. Bëra siç më the. Çohu, kthehu në tryezë e ha prej gjahut tim që të më bekosh.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Izaku i tha përsëri të birit: »Si - tha - aq shpejt munde të gjesh, biri im?« Ai i përgjigji: »Vullneti i Zotit, Hyjit tënd, bëri që të më takojë.«
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, Izaku i tha: »Afrohu këtu që të të prek, biri im, që ta di a je ti biri im Ezau apo jo.«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ai u afrua tek i ati dhe, pasi e preku, Izaku tha: »Zëri është zëri i Jakobit, por duart, duart janë të Ezaut.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Dhe nuk e njohi, sepse duart ishin leshatake si ato të djalit të madh. Prandaj edhe e bekoi.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Tha: »A je ti biri im Ezau?« Përgjigji: »Unë jam.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Atëherë ai: »Më jep - tha - të ha prej gjahut tënd, biri im, dhe të të bekojë shpirti im.« I dha dhe ai hëngri. I solli edhe verë. Kur e piu,
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Ezaut i tha i ati: »Afrohu e më puth, biri im!«
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27U afrua dhe e puthi. Posa e dëgjoi erën e mirë të petkave të tija, i dha bekimin me këto fjalë: »Ah! Ç’erë e këndshme e djalit tim, porsi era e fushës së pëlleshme që e bekoi Zotynë!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Të dhëntë Perëndia, bashkë me vesën e qiellit e me tokë të pëlleshme, begati drithi e vere.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Të shërbefshin popujt, para teje u përkulshin fiset! Ji zotëria i vëllezërve të tu, para teje u përkulshin bijtë e nënës sate! Qoftë mallkuar kush të mallkoftë ty, qoftë bekuar kush të bekoftë ty!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Posa Izaku i kishte dhënë bekimin Jakobit dhe, posa Jakobi u largua nga i ati, ia arriti Ezau, vëllai i tij
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe, si i përgatiti ushqimet, ai solli t’et e tha: »Çohu, baba im, dhe ha nga gjahu i birit tënd, që të më bekojë shpirti yt.«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Izaku, i ati i tij i tha: »Pse kush je ti?« Ai i përgjigji: »Unë jam i parëlinduri, biri yt Ezau.«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Izaku u dridh si thupra në ujë nga habia e jashtëzakonshme dhe tha: »Kush është, pra, ai që, pasi e zuri gjahun, ma solli dhe hëngra prej të gjithave para së të vije ti? Unë i dhashë bekimin dhe ai do të jetë i bekuar.«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Kur Ezau i dëgjoi fjalët e t’et, i shpërthyen gjëmë të forta e jashtëzakonisht të hidhura dhe i tha t’et: »Ma jep bekimin edhe mua, im atë!«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Ai i përgjigji: »Erdhi me dredhi yt vëlla dhe ta mori bekimin.«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Por, ai shtoi: »Ju vu me të drejtë emri Jakob! Më hoq dredhi qe, për herë të dytë! Herën e parë m’i mori të drejtat e parëlindësisë, kurse tash - herën e dytë - ma mori bekimin që më përkiste mua!« Dhe shtoi: »A thua nuk e ruajte ndonjë bekim për mua?«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Izaku përgjigji: »Qe, unë e bëra zotërinë tënd dhe të gjithë vëllezërit e tij ia bëra shërbëtorë. Atë e sigurova me drithë e me verë. E pas këtyre, biri im, çka të bëj tjetër për ty?«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Ezau i tha t’et: »Po a nuk e ke, ati im, së paku një bekim të vetëm për mua? Po të lutem, ma jep bekimin edhe mua!« Dhe, pasi dëneste më gjëmë,
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Izaku, i mallëngjyer, i tha: »Qe, larg tokës së pëlleshme do ta ngulësh banimin dhe larg nga vesa që bie prej qiellit.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Do të jetosh nga shpata jote dhe do t’i shërbesh vëllait tënd. Por do të vijë koha kur të ngrihësh do ta heqësh zgjedhën e tij nga qafa jote.«
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Ezau e urrente Jakobin për shkak të bekimit të cilin ia dha i ati. Tha në zemrën e vet: »Po afrohet koha e zisë për tim atë, atëherë do ta vras tim vëlla, Jakobin.«
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Rebeka qe vënë në dijeni rreth synimeve të Ezaut, djalit të saj të madh. Ajo çoi dhe e thirri Jakobin, djalin e vet të voglin dhe i tha: »Ja, Ezau, vëllai yt, kërcënohet se do të të vrasë.
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43Prandaj, biri im, më dëgjo: çohu dhe ik te Labani, im vëlla, në Karran.
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44Rri me të për ca ditë derisa t’i pushojë zemërimi vëllait tënd.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Kur t’i shkojë hidhërimi e të harrojë çka i bëre, atëherë do të çoj të të marr prej andej. Përse të mbetem në të njëjtën ditë pa të dy djemtë?«
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Izaku e dërgon Jakobin te Labani
46Atëherë Rebeka i tha edhe Izakut: »Më është neveritur edhe jeta ime për shkak të këtyre bijave të Hetit. Nëse edhe Jakobi merr për grua ndonjë prej bijave hetite, siç janë këto, bijat e këtij vendi, s’kam pse të jetoj.«
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.