Izaku në Gerarë
1U bë zi buke në vend, përpos asaj që ndodhi në kohën e Abrahamit. Izaku shkoi tek Abimeleku, mbreti i filistenjve, në Gerarë.
2Zoti iu dëftua dhe i tha: »Mos shko në Egjipt, por qëndro në atë vend që do të ta dëftoj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Bëj çoje në të. Unë do të jem me ty dhe do të të bekoj. Sepse ty dhe farës sate do t’ia jap të gjitha këto krahina dhe do ta çoj në vend betimin që ia pata dhënë Abrahamit, babait tënd.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Unë do ta shtoj farën tënde porsi yjet e qiellit dhe pasardhësve të tu do t’ua jap të gjitha këto treva. Në pasardhësinë tënde do të bekohen të gjitha fiset e tokës,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5sepse Abrahami e dëgjonte fjalën time, u përmbahej të gjitha urdhërimeve të mia dhe i nderonte rregulloret e ligjet e mia.«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Kështu, pra, Izaku banoi në Gerarë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kur njerëzit e vendit e pyetën për gruan e tij, ai përgjigji: »E kam motër.« Kishte frikë, vërtet, të thoshte se e ka grua, sepse mendonte se do ta vrisnin për shkak të hijeshisë së saj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pasi kaluan shumë ditë që ai banonte aty, Abimeleku, duke shikuar prej dritares, e pa duke luajtur me Rebekën, gruan e tij,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Pasi Abimeleku çoi e thirri Izakun, i tha: »Pa dyshim, ajo është gruaja jote. Si munde të thuash se e ke motër?« Përgjigji: »Nga frika se do të humbja kryet për shkak të saj.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Abimeleku tha: »Përse na e bëre këtë? Mund të ndodhte që ndonjëri prej këtij populli të bjerë me gruan tënde, e kështu do të kishe sjellë mbi ne një mëkat të madh.« Dhe mbreti i urdhëroi mbarë popullit:
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11»Kushdo që e prek këtë njeri dhe gruan e tij, do të vritet.«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Atë vjet Izaku mbolli në atë vend dhe mblodhi të lashta njëqind fish. Zoti e bekoi.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Dhe ky njeri u pasurua, dhe pasuria e tij vinte e shtohej sa që u bë jashtëzakonisht e madhe.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Kishte gjë të madhe: bagëti të imëta e të trasha me shumicë dhe shumë skllevër.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pusat ndërmjet Gerarës dhe Bersabesë
Për këtë arsye filluan t’i kenë smirë filistenjtë
15dhe të gjithë pusat që i kishin çelur shërbëtorët e t’et, në kohën e Abrahamit, i mbushën me dhe.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Aq sa edhe vetë Abimeleku i tha Izakut: »Largohu prej nesh, sepse u bëre shumë më i zoti se ne.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ai bëri çojën dhe i nguli çadrat te përroi i Gerarës dhe aty u vendua.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18I çeli përsëri pusat, që i kishin çelur në kohën e t’et, Abrahamit, të cilët, pasi vdiq ai, i kishin mbyllur filistenjtë. I quajti po me ato emra me të cilët i kishte quajtur i ati përpara.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Shërbëtorët e Izakut gropuan në luginë e gjetën aty një pus me ujë të gjallë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, edhe aty shpërtheu grindje ndërmjet barinjve të Gerarës dhe barinjve të Izakut. Ata thonin: »Uji është yni!« Për këtë arsye pusin e quajti: ‘Esek’ (d.m.th. Grindje), sepse aty u grindën me të.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Çelën edhe një pus tjetër, por edhe për të u grindën. Këtë e quajti Sitna (d.m.th. Armiqësitë).
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22U çua prej aty dhe çeli një pus tjetër, për të cilin nuk u ngatërruan. Për këtë arsye e quajti: Rehobot (d.m.th. Gjerësi), sepse thoshte: »Tash Zoti na dha hapësirë të lirë dhe do të shtohemi në këtë vend.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Prej këtij vendi u ngjit në Bersabe.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Po atë natë aty iu dëftua Zoti dhe i tha: »Unë jam Hyji i atit tënd Abrahamit. Mos u tremb, sepse unë jam me ty. Unë do të të bekoj dhe do ta shumoj farën tënde Për dashuri ndaj shërbëtorit tim, Abrahamit.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Këndej Izaku e ndërtoi aty një lter dhe, pasi e thirri emrin e Zotit, e nguli aty tëbanishtën dhe shërbëtorët e Izakut çelën aty një pus.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Besëlidhja me Abimelekun
26Ndërkaq tek ai erdhi Abimeleku prej Gerarës. Me të erdhi Ohozati, miku i tij, dhe Fikoli, prijësi i ushtrisë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27U tha Izaku: »Pse erdhët tek unë ju që më urreni dhe më dëbuat prej vendit tuaj?«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ata iu përgjigjën: »E pamë se me ty është Zoti dhe prandaj thamë: Të bëjmë një betim ne dhe ti, ta lidhim një besëlidhje me ty,
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29që ti të mos na bësh ndonjë të keqe, sikurse që edhe ne nuk të prekëm dhe nuk të bëmë asgjë tjetër përveç mirë dhe të lamë të shkosh në paqe. Vërtet ti je i bekuari i Zotit.«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Izaku atëherë u bëri një gosti dhe hëngrën e pinë.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Si u ngritën herët në mëngjes, iu përbenë njëri-tjetrit. Atëherë Izaku i përcolli dhe ata u ndanë prej tij në paqe.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Po këtë ditë erdhën shërbëtorët e Izakut dhe e lajmëruan për pusin që kishin hapur dhe i thanë: »Gjetëm ujin«.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Këndej e quajti Sabee (që do të thotë: Begati). Për këtë arsye qytetit iu vu emri Bersabe deri në ditën e sotme.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gratë hetenje të Ezaut
34Kur Ezau kishte dyzet vjet mori për grua Juditën, bijën e Beerit hete edhe Bazematën, bijën e Elonit hete. Të dyja ua prishën zemrën Izakut dhe Rebekës.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.