Pasardhësia e Ceturës
1Abrahami mori edhe një grua tjetër që quhej Ceturë.
2Prej saj i lindën Zamrani, Jeksani, Madani, Madiani, Jezboku dhe Suehu.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Jeksanit i lindën Sabai dhe Dadani. Bijtë e Dadanit qenë Asurimi, Latusimi dhe Loomimi.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kurse Madianit i lindën Efai, Oferi, Henoku, Abidai dhe Eldaai. Të gjithë këta ishin bijtë e Ceturës.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Abrahami ia dha Izakut gjithë pasurinë e vet.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Bijve të shemrave të veta u dha dhurata dhe i ndau prej djalit të vet Izakut dhe, ndërsa ishte ende gjallë, i dërgoi, larg prej Izakut, në krahinën e Lindjes.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vdekja e Abrahamit
7Abrahami jetoi njëqind e shtatëdhjetë e pesë vjet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Atëherë Abrahami pushoi së jetuari, vdiq në pleqëri të lume, i moçëm e plot vjet, kur u bashkua me popullin e vet.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E varrosën Izaku dhe Ismaeli, bijtë e tij, në shpellën Makpela, që është në arën e Efronit, të birit të Seor Heteut, të krahinës Mambre,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10që e pati blerë prej Hetenjve. Këtu u varrosën Abrahami dhe Sara, gruaja e tij.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pasi vdiq Abrahami, Zoti e bekoi Izakun, birin e tij, që kishte ngulur banesën te pusi Lahairoi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pasardhësia e Ismaelit
12Këta janë pasardhësit e Ismaelit, birit të Abrahamit, që i lindi nga Agara egjiptiane, shërbëtorja e Sarës.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ja emrat e bijve të Ismaelit me emrat e tyre sipas rendit që lindën: i parëlinduri i Ismaelit Nabajoti, pastaj Cedari, Adbeeli, Mabsami,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Masmai edhe Dumai, Masai,
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Hadadi, Temai, Jeturi, Nafisi dhe Cedmai.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Këta janë bijtë e Ismaelit dhe emrat e tyre sipas fshatrave dhe tëbanishtave të tyre: dymbëdhjetë trungjet e të aq fiseve.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Ismaeli jetoi njëqind e tridhjetë e shtatë vjet. Pushoi së jetuari dhe vdiq e u bashkua me popullin e vet.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ismaelitët banuan që prej Hevilës deri në Sur që është kundruall Egjiptit, në drejtim te Asyrisë. Ishin venduar përballë vëllezërve të vet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
III. HISTORIA E IZAKUT DHE E JAKOBIT
Lindja e Ezaut dhe e Jakobit
19Ja, historia e Izakut, birit të Abrahamit. Abrahamit i lindi Izaku.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ky, kur kishte dyzet vjet, e mori për grua Rebekën, bijën e Batuelit Aramejas prej Padanaramit, motrën e Labanit Aramejas.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Izaku iu lut Zotit për gruan e vet, sepse ajo ishte beronjë. Zoti ia dëgjoi uratën dhe Rebeka mbeti shtatzënë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Por, fëmijët e saj shkapateshin në kraharorin e saj. Ajo tha: »Nëse është kështu, pse të jetoj?« Shkoi të këshillojë Zotin.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ai i përgjigji: »Dy kombësi janë në kraharorin tënd dhe dy popuj, të dalë prej kraharorit tënd, do të ndahen; njëri popull do ta zotërojë popullin tjetër dhe i madhi do t’i shërbejë të voglit.«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24E kur u krye koha e shtatëzënësisë, ja, në kraharorin e saj ishin binjakët.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Ai që lindi i pari ishte i kuq dhe leshatak, porsi lahik leshi. Iu ngjit emri Ezau. Pastaj, duke lindur vëllai i tij, me dorë ia mbante thembrën Ezaut, prandaj ia ngjitën emrin Jakob.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Izaku kishte gjashtëdhjetë vjet kur i lindën djemtë.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur u rritën, Ezau u bë njeri shumë i aftë në gjah që qarkullonte shkretëtirën, kurse Jakobi ishte njeri i qetë që banonte nën tendë.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Izaku e donte më shumë Ezaun, sepse i pëlqente të ushqehej me gjahun e tij, kurse Rebeka e donte më shumë Jakobin.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ezau shet të drejtën e parëlindësisë
29Një herë Jakobi zjeu një haje. Këtij, kur Ezau u kthye nga fusha i lodhur,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30i tha: »Më jep prej këso haje të kuqe, sepse jam lodhur e këputur.« Për këtë arsye u quajt Edom.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Jakobi i tha: »Ma shit njëherë të drejtën e parëlindësisë sate.«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Ai përgjigji: »Ja, po vdes! Çka më vlejnë të drejtat e parëlindësisë?«
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Jakobi i tha: »M’u përbe!« U përbe dhe e shiti të drejtën e parëlindësisë.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Dhe, kështu, mori bukën dhe çorbë thjerre, hëngri dhe piu, u çua dhe shkoi duke mos qenë në kujdes pse i shiti të drejtat e parëlindësisë.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.