Martesa e Izakut
1Abrahami tashmë ishte i moçëm, madje shumë i shtyrë në moshë dhe Zoti e kishte bekuar në gjithçka.
2Atëherë Abrahami i tha më të vjetrit shërbëtor të shtëpisë së vet që i mbarështonte gjithë pasurinë që kishte: »Shtjere dorën tënde nën kofshën time,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3që të bëj të më përbehesh për Zotin, Hyjin e qiellit dhe Hyjin e tokës, se djalit tim nuk do t’ia marrësh gruan prej bijave te Kanaanit, ndër të cilët banoj.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Por, do të shkosh në vendin dhe në vëllazërinë time, atje do t’ia marrësh nusen djalit tim, Izakut.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Shërbëtori përgjigji: »Po në qoftë se gruaja nuk do të dojë të vijë me mua në këtë vend, a thua do të më duhet ta kthej djalin tënd në vendin prej të cilit dole ti?«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Abrahami i tha: »Ruaj se ma çon më djalin tim atje!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Zoti, Hyji i qiellit, i cili më mori prej shtëpisë së tim ati dhe prej atmes sime, ai që foli me mua dhe m’u përbe me këto fjalë: ‘Farës sate do t’ia jap këtë tokë, ai do ta dërgojë engjëllin para teje, dhe prej andej do t’i sjellësh djalit tim nusen.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Po qe se gruaja e tij nuk do të dojë të vijë pas teje, nuk do të lidhë përbetimi; porse djalin tim mos e kthe atje.«
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë shërbëtori e futi dorën nën kofshën e Abrahamit, zotërisë së vet, dhe iu përbe për këtë gjë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Shërbëtori i mori dhjetë deve të zotërisë së vet dhe u nis për rrugë. Mori me vete gjithfarë gjërash të çmueshme. E mori rrugën për Aram Naharaimin, qytet i Nahorit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pasi i ndali devet dhe i bëri të pushojnë jashtë qytetit, pranë pusit, në mbrëmje - në atë kohë kur gratë zakonisht dalin për të marrë ujë, tha:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12»O Zot, Hyji i zotërisë tim, Abrahamit, po të lutem, më prij për së mbari sot dhe dëftoje miqësinë tënde ndaj zotërisë tim, Abrahamit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Qe, unë po qëndroj pranë burimit të ujit dhe vajzat e banorëve të këtij qyteti do të dalin për të marrë ujë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Bëj, pra, që vajza, të cilës t’i them: ‘Ule katrovën tënde, që të pi’, dhe ajo të përgjigjet: ‘Pi, por edhe deveve të tua po u jap të pinë’, të jetë ajo që ti e caktove për shërbëtorin tënd Izakun. Me këtë gjë do ta kuptoj se i dëftove miqësi ndaj zotërisë tim.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ky ende pa i kryer së thëni fjalët më vete, kur qe, Rebeka - bija e Batuelit, birit të Melkës, gruas së Nahorit, vëllait të Abrahamit, me katrovë në krah.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vajza ishte shumë e hijshme, ishte virgjër që nuk kishte njohur mashkull. Zbriti te burimi, e mbushi katrovën dhe po kthehej.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Shërbëtori i doli para dhe i tha: »Më jep të pi një gërrç ujë prej katrovës sate!«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ajo i përgjigji: »Pi, imzot!« Vrik e lëshoi katrovën prej krahut në dorë dhe i dha të pijë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Kur ai piu, vajza shtoi: »Po ju nxjerr ujë edhe deveve të tua derisa te ngihen.«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20E zbrazi katrovën në lugje, u kthye përsëri te pusi për të nxjerrë ujë dhe nxori e u dha të gjitha deveve.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ai e vështronte në heshtje me dëshirë të dinte a thua Zoti po i jepte fund me sukses apo jo udhëtimit të tij.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Pasi devetë pinë ujë, njeriu nxori një unazë ari të rëndë një gjysmë sikli dhe ia vuri në hundë dhe dy mëdorëza për duar, të rënda dhjetë sikla.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Atëherë i tha: »Më trego bija e kujt je? A do të ketë vend në shtëpinë e babait tënd për të kaluar natën?«
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ajo përgjigji: »Jam e bija e Batuelit, birit të Melkës, që ia lindi Nahorit.«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Dhe shtoi: »Kemi mjaft byk e tagji dhe vend për të kaluar natën.«
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Njeriu ra përmbys dhe e adhuroi Zotin e
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27tha: »Qoftë bekuar Zoti, Hyji i zotërisë tim, Abrahamit, që nuk pushoi të ketë përkrahje dhe besnikëri ndaj zotërisë tim dhe që më priu udhës së drejtë në shtëpinë e vëllait të zotërisë tim.«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Atëherë vajzukja u lëshua vrap për të lajmëruar në shtëpinë e s’ëmës gjithçka i ndodhi.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Rebeka kishte një vëlla që quhej Laban. Ky i doli me të shpejtë para njeriut te pusi.
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Kur e pa unazën në hundën dhe mëdorëzat në duart e motrës së vet dhe pasi dëgjoi fjalë për fjalë se ç’tha Rebeka: »Kështu më tha ai njeri,« shkoi tek ai njeri që ishte me deve te burimi i ujit,
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31dhe i tha: »Hyr, i bekuari i Zotit, përse rri jashtë? E bëra gati shtëpinë dhe vendin për deve.«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Dhe e futi në shtëpi, i shkarkoi devetë. Deveve u qiti byk e tagji. Solli ujë për të larë këmbët ai dhe njerëzit që kishin ardhur me të.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Atëherë i shtroi tryezën. Por, ai tha: »Nuk do të ha para se të them ç’kam për të thënë.« Labani i përgjigji: »Urdhëro e fol!«
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Atëherë ai tha: »Unë jam shërbëtori i Abrahamit. Zoti e ka bekuar shumë zotërinë tim e është bërë njeri me rëndësi.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Zoti i ka dhënë bagëti të imëta e të trasha, argjend e ar, shërbëtorë e shërbëtore, deve dhe gomarë.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Dhe Sara, gruaja e imzotit, i lindi imzotit djalin në pleqërinë e saj. Atë Abrahami e bëri trashëgimtar të të gjithë pasurisë.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Edhe imzoti më përbeu duke thënë: »Nuk do t’ia marrësh nusen djalit tim prej vajzave të kanaanëve, në dheun e të cilëve banoj;
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38por do të shkosh në shtëpinë e tim ati dhe do t’ia marrësh nusen djalit tim prej bijave të fisit tim.«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Unë i thashë imzotit: »Çka të bëj nëse gruaja nuk do të dëgjojë të vijë me mua?«
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Zoti - tha ai - në praninë e të cilit jetoj, do ta dërgojë engjëllin e vet me ty dhe do t’ia çelë shtigjet udhës sate, do të m’ia marrësh djalit nusen prej fisit tim dhe prej shtëpisë tim ati.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Ti do të jesh i lirë nga mallkimi im vetëm kur të shkosh, e në mos ta dhënçin, atëherë do të jesh i lirë nga mallkimi im.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Erdha sot te burimi dhe thashë: ‘O Zot, Hyji i zotërisë tim - Abrahamit, nëse do ta bësh vërtet të dobishëm udhëtimin tim që po e bëj,
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43ja, tek jam para burimit të ujit: atëherë, vajza që do të dalë për të marrë ujë, të cilës do t’i them: ‘Më jep të pi pak ujë prej katrovës sate’,
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44dhe të më thotë: »Urdhëro e pi dhe po nxjerr edhe për devetë të tua«, ajo është gruaja që Zoti e caktoi për djalin e zotërisë tim.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Ndërsa, unë në heshtim i përbluaja këto më vete, erdhi Rebeka me katrovë në krah. Zbriti te burimi dhe mori ujë. Unë i thashë: ‘Më jep të pi pak!’
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Ajo vrik e lëshoi katrovën prej krahut dhe më tha: ‘Urdhëro e pi dhe po u jap të pinë edhe deveve? Unë piva po edhe gamilave u dha ujë.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47E pyeta dhe i thashë: ‘E bija e kujt je?’ Ajo më përgjigji: ‘Jam e bija e Batuelit, birit të Nahorit, që i lindi Melka.’ Ia vura, pra, unazën në hundë dhe mëdorëzat në duar.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Rashë përmbys dhe e adhurova Zotin duke e bekuar Zotin, Hyjin e zotërisë tim, Abrahamit, që m’i çeli shtigjet e udhës së drejtë për të marrë bijën e vëllait të zotërisë tim për djalin e tij.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Prandaj, nëse doni të dëftoni mirësi dhe besnikëri ndaj zotërisë tim, më tregoni, por, në qoftë se ju pëlqen ndryshe, ma tregoni edhe këtë, që të shkoj djathtas ose majtas.«
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50U përgjigjën Labani dhe Batueli: »E paska thënë Zoti! Ne nuk mund të themi asgjë jashtë pëlqimit të tij.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Ja, Rebeka është para teje; merre e shko me të dhe u bëftë gruaja e djalit të zotërisë tënd, si ka thënë Zoti.«
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Shërbëtori i Abrahamit, posa i dëgjoi këto fjalë, ra përmbys dhe e adhuroi Zotin.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Nxori stoli argjendi, ari dhe petka dhe ia dha Rebekës. Po edhe të vëllait dhe të s’ëmës së Rebekës u dha dhurata të çmueshme.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Atëherë hëngrën dhe pinë ai e njerëzit që ishin me të dhe aty e kaluan natën. Si u çuan në mëngjes, shërbëtori u tha: »Më lejoni të kthehem te zotëria im«.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55Vëllai dhe nëna e saj u përgjigjën: »Le të rrijë vajza së paku dhjetë ditë me ne e pastaj të vijë.«
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Por, ai tha: »Pasi Zoti ma bëri udhën e frytshme, ju lutem, ju mos më ndalni. Më lejoni të nisem për te zotëria im!«
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57I thanë: »Le ta thërrasim vajzën e ta pyesim atë.«
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Pasi e thirrën dhe ajo erdhi, e pyetën: »A do të shkosh me këtë njeri?« Ajo përgjigji: »Po«.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
59Atëherë e përcollën Rebekën, motrën e vet, nanshoren e saj dhe shërbëtorin e Abrahamit me përcjellësit e tij.
Vargu 59 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
60Motrës i uruan fatlumësi dhe i thanë: »Motër-o, motra jonë! Me mijëra mijërash u shtofsh! Fara jote i pushtoftë dyert e armiqve te vet!«
Vargu 60 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
61U çua, pra, Rebeka dhe shërbëtoret e saja, hypën në deve dhe e ndoqën atë njeri. Shërbëtori e mori Rebekën dhe u nis.
Vargu 61 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
62Izaku u kthye prej krahinës së pusit Lahairoi dhe banonte në dheun Nageb.
Vargu 62 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
63Në muzg Izaku kishte dalë në fushë për të vajtuar. Si i çoi sytë, pa se po vinin disa deve.
Vargu 63 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
64Po edhe Rebeka i çoi sytë dhe e pa Izakun. Zbriti prej deves
Vargu 64 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
65dhe i tha shërbëtorit: »Kush është ai njeri që po ecën fushës e po na del përpara?« Ai i tha: »Ai është zotëria im.« Ajo e mori me të shpejtë velin dhe u mbulua.
Vargu 65 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
66Shërbëtori i tregoi Izakut gjithçka kishte bërë.
Vargu 66 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
67Izaku e futi Rebekën në tendën e Sarës, nënës së vet, dhe e mori për grua. Ai e deshi dhe e gjeti në të ngushëllimin pas vdekjes së nënës së vet.
Vargu 67 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.