Bijtë e Jakobit bashkë me Beniaminin shkojnë përsëri në Egjipt
1Ndërkaq uria e ndrydhte shumë rëndë mbarë tokën.
2Kur u mbaruan ushqimet që i kishin sjellë prej Egjiptit, Jakobi u tha të bijve: »Kthehuni dhe na bleni pak ushqime.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Juda i përgjigji: »Ai njeri na tha fare qartë: ‘Nuk guxoni të më dilni para syve, po qe se nuk e sillni me vet edhe vëllanë tuaj më të voglin.’
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Nëse, je pra, i mendimit që vëllai ynë të niset me ne, do të shkojmë të blejmë ushqimet e domosdoshme për ty.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por, nëse nuk e lëshon, nuk do të shkojmë atje, sepse ai njeri - si thamë shpesh herë - na u kërcënua: »Nuk guxoni të më dilni para syve nëse vëllai juaj më i vogli s’do të jetë me ju«.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Atëherë Izraeli u tha: »Po pse ma bëtë këtë të zezë që i treguat se keni edhe një vëlla tjetër?«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ata i përgjigjën: »Ai njeri na pyeti me radhë për ne dhe për familjen tonë: a është baba gjallë, a kemi vëlla tjetër? Ne na u desh t’i përgjigjemi sipas pyetjeve që na bëri. Vallë a mund të na e merrte mendja se do të thotë: Silleni me vete vëllanë tuaj më të voglin?«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Edhe Juda i tha t’et, Izraelit: »Lëshoje djalin me mua. Të çohemi e të nisemi që të mund të mbesim gjallë e të mos vdesim ne e ti e fëmijët tanë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Unë jam dorëzanë për djalin: lype prej dorës sime! Nëse nuk do ta sjell dhe nuk do ta kthej te ti, unë do të jem fajtor ndaj teje për gjithë jetën.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Paj, po të mos e kishim shtyrë udhëtimin aq, tash do të ishim kthyer për herë të dytë.«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Prandaj, Izraeli, baba i tyre, u tha: »Nëse nuk bën assesi ndryshe, bëni siç doni. Merrni e shtini në thasë frytet më të zgjedhura të këtij dheu dhe çojani atij njeriu dhuratë: pak rrëshinë, mjaltë, balçëm, erëra të mira, lajthia e bajame.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po edhe paratë, merrni me vete dy fish më shumë, edhe ato që i gjetët në grykë të thasëve, ktheni se ndoshta kanë bërë ashtu prej gabimit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Merreni edhe vëllanë tuaj dhe shkoni tek ai njeri.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Hyji im i gjithpushtetshëm e zbutë me ju atë njeri dhe e lëshoftë me ju vëllanë tuaj që e mban në burg, po edhe këtë, Beniaminin. E unë, nëse duhet të mbetem pa djem, s’kam ç’të bëj.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Takimi te Jozefi
15Këta, pra, morën Beniaminin, dhuratat dhe edhe një herë aq para e u zdorgjën në Egjipt. I dolën para Jozefit.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Ai kur i pa ata dhe Beniaminin me ta, i urdhëroi kujdestarit të shtëpisë së vet: »Futi këta njerëz në shtëpi dhe there një bagëti dhe bëje bukën gati, sepse këta njerëz do ta hanë sot me mua drekën.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Shërbëtori bëri siç i qe urdhëruar, i futi njerëzit në shtëpinë e Jozefit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Këtu këta u trembën dhe i thanë njëri-tjetrit: »Për shkak të parave që më parë i morëm në thasët tanë na sollën këtu brenda që të sulen në ne dhe të na bëjnë skllevër ne dhe gomarët tanë.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Për këtë arsye mu në hyrje të shtëpisë iu afruan kujdestarit të shtëpisë
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20dhe i thanë: »Po të lutemi, zotëri, na e dëgjo një fjalë! Ne kemi qenë edhe më parë këtu për të blerë ushqime.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Por, pasi i blemë, kur arritëm në bujtinore, i hapëm thasët dhe në grykën e tyre i gjetëm paratë. Tash e sollëm po atë peshë të tyre.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ne veç, sollëm edhe para të tjera për të blerë çka kemi nevojë. Nuk e dimë kush i futi paratë në thasët tanë.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Por, ai përgjigji: »Paqja me ju, mos kini frikë! Hyji juaj e Hyji i atit tuaj ju dhuroi thesare në thasët tuaj; paratë tuaja unë i kam arsyetuar.« Pastaj e solli te ta edhe Simonin.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Si i futi në shtëpi, u solli ujë dhe i lanë këmbët. Ai u qiti të hanë edhe gomarëve të tyre.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Duke pritur të vijë Jozefi ata i bënin gati dhuratat, sepse e kishin marrë vesh se aty do ta hanë drekën.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Kur, pra, Jozefi hyri në shtëpinë e vet, këta ia paraqitën dhuratat që i mbanin në duar dhe i bënë nderim duke u përkulur me fytyrë përdhe.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Po edhe ai, duke ua kthyer me njerëzi përshëndetjet e tyre, i pyeti: »A është mirë ati juaj i moshuar, për të cilin më keni folur? A është gjallë?«
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Ata i përgjigjën: »Shërbëtorit yt, baba ynë, është shëndosh, është ende gjallë.« Dhe u përkulën në shenjë nderimi.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Jozefi i çoi sytë dhe pa Beniaminin, vëllanë e vet, birin e nënës së vet, e tha: »A është ky vëllai juaj i vogli, për të cilin më keni folur?« Dhe vazhdoi: »Perëndia - tha - biri im, pastë mëshirë për ty!«
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Dhe shpejtoi të dalë përjashta, sepse zemra iu trazua nga malli i madh për vëllanë e vet. E pa se po i shpërthenin lotët, hyri në një dhomë e u shkreh në vaj.
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Pasi i lau faqet, doli prej dhomës, u kthye përsëri e, duke e shtrënguar veten, urdhëroi: »Sillni të hamë!«
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Pasi u sollën në tryezë, veçmas Jozefit e veçmas vëllezërve, po ashtu veçmas edhe egjiptianëve që s’hanë bashkë me hebrenj, për ta do të ishte një shenjtdhunim një gosti e tillë.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33U ulën në tryezë pranë tij prej të parëlindurit deri te më i riu, secili sipas moshës së vet, e kishin mbetur shtang nga habia.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Jozefi urdhëroi t’u çohen pjesët e ushqimit prej tryezës së vet, por pjesa e Beniaminit ishte pesë herë më e madhe se ajo e të tjerëve. Pinë bashkë me të deri që u bënë në qejf.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.