Takimi i parë i Jozefit me vëllezërit e vet
1Si dëgjoi Jakobi se në Egjipt po shiteshin ushqime, u tha të bijve: »Pse rrini hu e shikoni njëri-tjetrin?«
2E vazhdoi: »Dëgjova se po shitet drithë në Egjipt. Shkoni e na bleni sa na duhet që të mbetemi gjallë e të mos vdesim urie!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kështu, pra, u zdorgjën dhjetë vëllezërit e Jozefit për të blerë drithëra në Egjipt.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Jakobi e ndali në shtëpi Beniaminin, vëllanë e Jozefit. Ai u tha vëllezërve të tij: »Që të mos pësojë rastësisht ndonjë të keqe udhës.«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Bijtë e Izraelit hynë në dheun e Egjiptit bashkë me të tjerët që shkonin të blejnë drithëra. Sepse, uria mbretëronte në dheun e Kanaanit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Tashti Jozefi ishte kryeparë në dheun e Egjiptit, ishte ai që i shiste drithëra popullit. Kur erdhën vëllezërit e tij dhe iu përkulën në nderim me fytyrë përdhe,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Jozefi i njohi, u foli më ashpër se njerëzve të tjerë nga se mbahej si i huaj. I pyeti: »Prej kah po vini?« Ata i përgjigjën: »Prej dheut të Kanaanit! Erdhëm që të blejmë ushqimet e domosdoshme.«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Edhe pse Jozefi i njohi vëllezërit, ata nuk e njohën atë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Iu kujtuan ëndrrat, që i kishte parë dikur për ta. Prandaj, u tha: »Ju jeni hetues! Keni ardhur të hetoni pikat e dobëta të këtij dheu!«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ata i përgjigjën: »Jo, o zotëri, nuk është ashtu! Shërbëtorët e tu erdhën vetëm të blejnë ushqime.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Të gjithë ne jemi bijtë e njërit. Jemi njerëz të ndershëm dhe shërbëtorët e tu nuk kanë shestuar kurrë asgjë të keqe!«
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Por, ai u përgjigji: »Ndryshe është puna! Jo, po erdhët të brimoni pikat e ligshta të këtij dheu!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13E ata prapë: »Shërbëtorët e tu - thanë - jemi dymbëdhjetë vëllezër, të gjithë të një ati. Jetojmë në dheun e Kanaanit. Më i vogli është me babën tonë, kurse një tjetër nuk është më.«
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14»He, pra, ashtu është, siç thashë unë - u tha. - Ju jeni hetues!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Dhe, ja, prova që do të jepni: pasha jetën e faraonit, nuk do të dilni prej këndej, derisa të mos vijë vëllai juaj më i vogli!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Dergoni njërin prej jush që ta sjellë, kurse ju të tjerët në burg derisa të vërtetohen fjalët tuaja a janë të vërteta apo të rrejshme. Ndryshe, pasha jetën e faraonit, jeni spiunë!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Dhe i ndryu në burg tri ditë.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Të tretën ditë i nxori nga burgu dhe u tha: »Unë jam njeri qe e druaj Hyjin. Bëni çka po ju them dhe do të mbetni gjallë.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Nëse jeni njerëz të ndershëm, njëri vëlla prej jush do të mbesë në burg, kurse ju të tjerët shkoni dhe çoni ushqimet që i bletë në shtëpitë tuaja,
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20atëherë ma sillni vëllanë tuaj më të voglin që të mund t’i vërtetoj fjalët tuaja e të mos ju shkojë kryet.« Bënë krejt ashtu si u tha
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21dhe i thonin njëri-tjetrit: »E merituam t’i heqim këto, sepse hymë në mëkat kundër vëllait tonë. E pamë se sa ngusht ishte shpirti i tij kur na lutej e ne nuk e dëgjuam. Prandaj, na ra mbi krye gjithë ky pësim!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Atëherë Rubeni tha: »Po a nuk ju pata thënë: ‘Mos hyni në mëkat kundër djaloshit’? Ju nuk më dëgjuat. Tash po kërkohet gjaku i tij!«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Ata nuk e dinin se Jozefi i merrte vesh, sepse ai fliste me ta me anë të përkthyesit.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Atëherë u largua paksa e qau. Mandej u kthye e bisedoi me ta.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25E mori dhe e lidhi Simonin ndër sy të tyre.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kthimi i bijve të Jakobit në Kanaan
Jozefi u dha urdhër shërbëtorëve që t’ua mbushin thasët me drithë dhe t’ua vënë paratë secilit në grykën e thesit dhe t’ju japin edhe ushqime për rrugë. Ata vepruan ashtu.
26Ata i ngarkuan drithërat në gomarët e vet dhe u nisën.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Kur njëri prej tyre e hapi thesin për t’i dhënë tagji gomarit në bujtinore, si i pa paratë në grykë të thesit,
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28u tha vëllezërve: »M’i kanë kthyer paratë! Qe, tek janë në thes!« Të habitur dhe të trazuar, i thanë njëri-tjetrit: »Çka do të thotë kjo? Ç’po bën Perëndia me ne kështu?«
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Kur erdhën tek i ati i tyre, Jakobi, në dheun e Kanaanit, i treguan gjithë ç’u kishte ndodhur. I thanë:
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30»Sundimtari i vendit na foli rëndë dhe është i bindur se ne jemi hetues të vendit.«
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Ne i përgjigjëm: »Jemi njerëz të ndershëm dhe se nuk kemi shestuar kurrë kurrfarë të keqeje.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Jemi dymbëdhjetë vëllezër të lindur të një ati. Njëri nuk është më, kurse më i vogli është me babën tonë në dheun e Kanaanit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Ai njeri na tha, zotëria i atij vendi: »Kështu do t’ju sprovoj a jeni të sinqertë: lëreni njërin prej vëllezërve tek unë. Ju të tjerët merrni ushqimet e nevojshme për shtëpitë tuaja dhe shkoni.
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Vëllanë tuaj më të voglin silleni tek unë që ta di se nuk jeni spiunë e që ta merrni këtë që është në pranga e ashtu do të mund ta qarkulloni dheun lirisht.«
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Si thanë kështu, kur po zbraznin drithërat, secili gjeti në grykën e thasëve paratë e lidhura. Të gjithë i kapi një frikë e madhe
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36dhe i ati Jakobi tha: »Më latë pa djem! Jozefi nuk është më, Simoni është në burg e Beniaminin po ma merrni! Ç’më ranë mbi krye të gjitha këto të zeza!«
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Atëherë i përgjigji Rubeni: »Vraj të dy djemtë e mi në qoftë se nuk do ta kthej djalin! Ma dorëzo mua dhe unë do ta kthej.«
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Por, ai përgjigji: »Djali im nuk do të shkojë atje me ju! Vëllai i tij i vërtetë, vdiq! Ai mbeti i vetëm! Po i ndodhi diçka e keqe në udhë, kryet tim të thinjur do ta çoni në nëndhe me dhimbje!«
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.