Ujët fillon të bjerë
1Hyjit i ra ndër mend për Noehin dhe për të gjithë frymorët e bagëtitë që ishin me të në arkë, solli erën përmbi tokë dhe ujërat ranë.
2U mbyllën burimet e humnerës e pendat e qiellit edhe u ndaluan shirat nga qielli.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Ujërat u tërhoqën nga toka pak nga pak. Pas njëqind e pesëdhjetë ditëve ujërat filluan të pakësohen.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Të shtatin muaj, të shtatëmbëdhjetën ditë të muajit u ndal arka mbi malet Ararat.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Por ujërat vazhdimisht shkonin duke u ulur deri në muajin e dhjetë. Të dhjetin muaj, ditën e parë të muajit, u panë majet e maleve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pasi kaluan dyzet ditë, Noehi e hapi dritaren e arkës që kishte pasë punuar dhe lëshoi korbin.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Ky dilte: shkonte e kthehej deri që u terën ujërat mbi tokë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E lëshoi edhe pëllumbin për të parë a është hequr ujët përmbi sipërfaqen e tokës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ky, duke mos gjetur ku ta pushojë këmbën e vet, u kthye tek ai në arkë: sepse ujërat ishin mbi mbarë tokën. Noehi e shtriu dorën, e kapi dhe e futi në arkë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Pasi priti edhe shtatë ditë të tjera, përsëri e lëshoi pëllumbeshën prej arke.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë ajo erdhi tek ai në mbrëmje dhe e solli në sqep të vet një gem ulliri me gjethe të gjelbëra. Noehi e mori vesh se ujërat ishin tërhequr prej toke.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Megjithatë, priti edhe shtatë ditë të tjera. Atëherë e lëshoi pëllumbeshën; kjo nuk u kthye më.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ishte viti gjashtëqind e një, muaji i parë, dita e parë e muajit, kur ujërat u thanë përmbi tokë. Noehi e hoqi mbulesën e arkës, shikoi dhe, ja, sipërfaqja e tokës ishte tharë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Të dytin muaj, të njëzeteshtatën ditë të muajit, toka u ter.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Dalja nga arka
15Atëherë Hyji i tha Noehit:
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16»Dil ti e gruaja jote nga arka, e me ty bijtë e tu e gratë e bijve të tu.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Qiti me ty edhe të gjitha kafshët e gjalla të çdo lloji që i ke me ty: shpendët, bagëtitë ashtu edhe të gjithë zvarranikët që zvarren përmbi tokë, që të shpërndahen e të përhapen përmbi tokë, të rriten e të shtohen e të shumohen mbi tokë.«
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Doli, pra, Noehi e me të bijtë e tij, gruaja e tij e gratë e bijve të tij.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Po ashtu nga arka dolën edhe të gjithë gjallorët sipas llojeve të tyre: bagëtitë, shpendët dhe zvarranikët që zvarren përmbi tokë.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Noehi ndërtoi në nder të Zotit një lter, mori prej të gjitha kafshëve të pastra e prej shpendëve të pastër dhe i kushtoi fli shkrumbimi në lter.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Zoti i mori erë erës së këndshme dhe tha në zemrën e vet: »Nuk do ta mallkoj më kurrë tokën për shkak të njerëzve, sepse mendimi i zemrës së njeriut është i prirur kah e keqja që prej rinisë së tij; nuk do t’i ndëshkoj më të gjithë frymorët si bëra.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Derisa toka të jetë mbjelljet dhe korrjet, të ftohtët e të nxehtët, vera e dimri, dita e nata kurrë s’do të pushojnë.«
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.