Dy Egërsirat
1Atëherë pashë: një Egërsirë po dilte prej detit. Kishte dhjetë brirë e shtatë kokë. Në brirë kishte dhjetë kurorë, kurse mbi kokë një emër blasfemues.
2Egërsira që unë pashë i ngjante leopardit; këmbët i kishte si të ariut, kurse goja si gojë luani. Dragoi ia dha fuqinë e vet, fronin e vet dhe një forcë të madhe.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Njërën ndër kokë e kishte të plagosur për vdekje, porse plaga vdekjeprurëse iu shërua. Mbarë toka, e mrekulluar, e ndiqte Egërsirën,
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4dhe të gjithë e adhuruan Draguan që i dha Egërsirës një pushtet të tillë. E adhuruan edhe Egërsirën dhe thoshin: »Kush është si Egërsira!? Kush do të ketë guxim të luftojë kundër saj?«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dhe iu dha goja të flasë fjalë të mëdha e blasfemi dhe iu dha pushteti ta bëjë këtë gjë për dyzet e dy muaj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ajo e hapi gojën e vet për ta blasfemuar Hyjin, për të blasfemuar Emrin e tij, Tendën e tij dhe ata që banojnë në qiell.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Iu dha pushteti të bëjë luftë kundër shenjtërve dhe t’i fitojë. Iu dha pushtet mbi çdo fis, popull gjuhë dhe komb,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8që ta adhurojnë të gjithë banuesit e tokës, ata, emrat e të cilëve nuk u shkruan qysh prej krijimit të rruzullit në librin e jetës të Qengjit të flijuar.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Kush ka veshë, le të dëgjojë!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10»Kush të jetë për robëri do të bjerë në robëri; kush të jetë për t’u prerë me shpatë, me shpatë do të pritet!« Në këtë përmbahet qëndresa dhe feja e shenjtërve!
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Atëherë pashë: një tjetër Egërsirë po dilte nga toka. Kishte dy brirë porsi qengji, por fliste porsi Dragoi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Ajo ushtron tërë pushtetin e Egërsirës së parë në praninë e saj. Ajo bën tokën dhe të gjithë banuesit e saj ta adhurojnë përdhuni Egërsirën e parë, të cilës iu shërua plaga vdekjeprurëse.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ajo bën shenja të mëdha: deri edhe zjarrin e bën të ulet nga qielli përmbi tokë ndër sy të njerëzve.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Gënjen banuesit e tokës me shenja që iu dha pushteti t’i bëjë në prani të Egërsirës, i nxit banuesit e tokës të punojnë një trupore në nder të Egërsirës të plagosur me shpatë, por që shpëtoi.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Iu dha edhe ta fryjë frymën në truporen e Egërsirës, kështu që ajo trupore të flasë e të vriten të gjithë ata që nuk e adhurojnë truporen e Egërsirës.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Bën që të gjithëve - të vegjëlve e të mëdhenjve, të pasurve e skamnorëve, të lirëve e skllevërve - t’u vihet vula në dorën e djathtë ose në ballë,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17që askush të mos mund të blejë as të shesë përveç atij që mbart vulën me emrin e Egërsirës ose me numrin e emrit të saj.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Këtu duhet dije! Kush ka mend, le ta llogarisë numrin e Egërsirës! Ai numër është i një njeriu e numri është gjashtëqind e gjashtëdhjetë e gjashtë!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.