Gruaja dhe dragoi
1Në qiell u duk një shenjë e madhërueshme: një Grua e veshur me diell, me hënë nën këmbë, në krye kezën me dymbëdhjetë yje!
2Shtatëzënë, bërtiste në mundime, në dhimbjet e lindjes.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Pastaj në qiell u duk edhe një shenjë tjetër: Ja, Dragoi! I madh, i zjarrtë, me shtatë kokë e dhjetë brirë! Mbi kokë shtatë kurorë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Bishti i tij ngrehte pas vetes të tretën e yjeve të qiellit - dhe i rrëzoi për tokë! Dragoi zuri vend para Gruas që po lindte fëmijën që, posa të lindte fëmijën, t’ia hante.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dhe Ajo lindi fëmijën - një Djalush - që do të sundojë të gjithë popujt me skeptër hekuri. Por Fëmija i Saj qe sjellë te Hyji dhe te froni i tij,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6kurse Gruaja iku në shkreti ku Hyji ia përgatiti një vend që atje të ushqehej për një mijë e dyqind e gjashtëdhjetë ditë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Atëherë filloi lufta në qiell: Mikaeli dhe engjëjt e tij luftonin kundër Dragoit. Me engjëjt e vet edhe Dragoi ra në luftë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8por nuk fitoi: për ta nuk pati më vend në qiell!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Dhe, Dragoi i madh, Gjarpër i vjetër - që quhet Djall - Satani, ngashnjyesi i mbarë botës, u hodh poshtë! U hodh poshtë në tokë ai dhe engjëjt e tij bashkë me të u plandosën!
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë dëgjova një zë të madh në qiell, që thoshte: »Ja, tani koha e shëlbimit, e pushtetit dhe e Mbretërisë së Hyjit tonë dhe e sundimit të Krishtit të tij! Sepse u hodh poshtë paditësi i vëllezërve tanë që ditë e natë i padiste para Hyjit tonë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Por ata e mundën në fuqi të gjakut të Qengjit dhe në saje të dëshmisë së vet: nuk e deshën jetën e vet aq sa ta donin vdekjen.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Prandaj galdo, o qiell, galdoni edhe ju, o qiellorë të gjithë! Vaj për tokë dhe për det, sepse Djalli ra ndër ju, tepër i hidhur sepse e di se nuk i mbetet por pak kohë!«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Kur dragoi pa se qe plandosur në tokë, zuri ta salvojë Gruan që lindi djalin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por Gruas iu dhanë dy krahë të mëdhenj si shqiponjës së madhe që të fluturojë në shkreti, në vendin e saj, ku, e fshehur nga Gjarpri, të ushqehej një kohë, dy kohë e një gjysmë kohe.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë Gjarpri volli nga goja ujë, si lumë, përmbas Gruas që ta merrte lumi.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Por toka i doli në ndihmë Gruas: toka e hapi gojën e vet dhe e përpiu lumin që Dragoi e lëshoi nga goja e tij.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë Dragoi, i hidhëruar kundër Gruas shkoi e zuri luftë kundër tepricës së pasardhësve të saj, kundër atyre që mbajnë urdhërimet e Hyjit dhe e ruajnë dëshminë e Jezusit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Dhe nguli mbi zall të detit.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.