Engjëjt me plagët e fundit
1Pastaj pashë në qiell një tjetër shenjë, të madhe dhe të mrekullueshme: shtatë engjëj me shtatë plagët e fundit, sepse me to do të marrë fund zemërimi i Hyjit.
2Pashë gjithashtu diçka si det qelqi të përzier me zjarr. Në këmbë, në detin qelqor, qëndronin ata që ngadhënjyen mbi Egërsirën, mbi truporen e saj dhe mbi numrin e emrit të saj. Ngadhënjyesit mbanin në dorë harpat e Hyjit.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Këndonin këngën e Moisiut, shërbëtorit të Hyjit, dhe këngën e Qengjit: »Të mëdha dhe të madhërueshme janë veprat e tua, o Zot, Hyj, o i Gjithpushtetshëm! Të drejta dhe të vërteta janë udhët e tua, o Mbreti i popujve!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Kush të mos të druajë ty, o Zot, dhe kush të mos e lavdërojë Emrin tënd?! Ti i vetmi, je Shenjti! Të gjitha kombet do të vijnë dhe do të adhurojnë para Teje, sepse Gjyqet e tua u dëftuan të drejta!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5E atëherë pashë: U hap tempulli i Tendës së Dëshmisë në qiell!
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Prej tempullit dolën shtatë engjëjt që mbanin shtatë plagët: ishin të veshur me li të pastër dhe të shndritshëm, të ngjeshur përreth parzmës me brez ari.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Njëri nga katër Gjallorët u dha shtatë engjëjve shtatë gota ari të mbushura me hidhërimin e Hyjit që jeton në shekuj të shekujve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Tempulli u mbush me tym të Lavdisë së Hyjit dhe të pushtetit të tij, dhe askush s’mund të hynte në tempull deri të merrnin fund shtatë plagët e shtatë engjëjve.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.