Shtatë gotat e hidhërimit të Hyjit
1Atëherë dëgjova një zë të fortë që, nga tempulli, u thoshte shtatë engjëjve: »Dilni e zbrazni mbi tokë shtatë gotat e hidhërimit të Hyjit!«
2Shkoi i pari dhe e zbrazi gotën e vet mbi tokë: një çiban i keq, i tmerrshëm u doli të gjithë njerëzve që kishin vulën e Egërsirës dhe që e adhuronin truporen e saj.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Edhe engjëlli i dytë e zbrazi gotën e vet mbi det: deti u bë si gjaku i të vdekurit dhe çdo gjallesë në det cofi.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Edhe i treti engjëll e zbrazi gotën e vet në lumenj dhe në burimet e ujërave: edhe ato u bënë gjak.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Atëherë dëgjova engjëllin, mbikëqyrësin e ujërave, duke thënë: »Je i drejtë Ti që je e Ti që ishe, o Shenjti vet, pse me të drejtë vendose kështu,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6sepse ata e patën derdhur gjakun e të drejtëve dhe të profetëve! Tani u jep të pijnë gjak! E kanë merituar!«
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe dëgjova lterin duke thënë: »Po, o Zot, Hyj i gjithpushtetshëm, gjyqet e tua janë të drejta dhe të vërteta!«
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Edhe engjëlli i katërt e zbrazi gotën e vet mbi diell: diellit iu dha pushteti t’i djegë njerëzit me zjarr.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Njerëzit qenë përvëluar nga nxehtësia e madhe, shanin Emrin e Hyjit që ka pushtet mbi këto plagë; e nuk u kthyen për t’i dhënë Atij lavdi.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Edhe i pesti e zbrazi gotën e vet mbi fronin e Egërsirës: mbretërinë e saj e mbuluan errësirat, njerëzit prej vështirësish e hanin gjuhën e vet,
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11e shanin Hyjin e qiellit për arsye të mundimeve që hiqnin, për shkak të çibanëve të vet; por nuk u kthyen nga veprat e veta.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Edhe engjëlli i gjashtë e zbrazi gotën e vet mbi Eufratin, lumin e madh: uji u shter për t’u hapur udhën mbretërve të Lindjes.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Atëherë pashë: nga goja e Dragoit, nga goja e Egërsirës dhe nga goja e Profetit të rrejshëm dilnin tre shpirtra të ndytë - si bretkoca.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Këta, në të vërtetë, janë shpirtra djajsh që bëjnë shenja të çuditshme. Shkuan të bashkojnë në luftë mbretërit e mbarë botës, për Ditën e madhe të Hyjit të gjithpushtetshëm.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Ja, po vij si vjen vjedhësi! I lumi ai që rri zgjuar dhe i ruan petkat e veta që të mos ecë zhveshur dhe të mos i shihet turpi!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Dhe i bashkuan në një vend që hebraisht quhet »Harmagedon.«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Edhe i shtati engjëll e zbrazi gotën e vet në ajër. Atëherë nga tempulli, prej fronit, doli një zë i madh që thoshte: »U krye«.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E vetëtoi, e bumulloi, e ranë rrufe, e ra termet i madh, aq i madh sa që një termet i tillë nuk qe qysh se njeriu u duk përmbi tokë - kaq i madh qe ai termet!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Qyteti i madh plasi në tri pjesë e qytetet pagane u rrafshuan përdhe. Atëherë Hyjit i ra ndër mend për Babiloninë e madhe për t’i dhënë të pijë nga gota e verës së hidhërimit plot felgrim hyjnor.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20U zhduk çdo ujdhesë, mal më kund s’u pa
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21e mbi njerëz nga qielli ra breshër i madh sa talenti! Njerëzit e shanin Hyjin për shkak të plagës së breshërit, sepse vërtet ishte një plagë e rëndë.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.