Lavirja e madhe dhe Egërsira
1Atëherë njëri nga shtatë engjëjt, që kishin shtatë gotat, m’u afrua dhe më tha: »Eja e do të dëftoj Gjyqin kundër Lavires së madhe që rri mbi ujërat e mëdha,
2me të cilën bënë fëlligështi mbretërit e tokës dhe u dehën me verën e fëlligështisë së saj banuesit e dheut.«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Në vegim më çoi në shkreti. Pashë një Grua që rrinte kalor mbi Egërsirën e kuqe, që është plot me emra blasfemie, me shtatë kokë dhe me dhjetë brirë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Gruaja ishte e veshur me purpur e me petk të kuq si gjaku, e ngrirë në ar, me gur të paçmueshëm e me perla. Në dorë kishte një gotë ari plot me kobësi dhe me ndyrësi të fëlligështisë së vet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Në ballë kishte të shkruar emrin - mister: »Babilonia e madhe, nëna e lavireve dhe e të gjitha kobësive të botës!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pastaj pashë: Gruaja ishte e dehur me gjak të shenjtërve dhe me gjak të dëshmitarëve të Jezusit. Kur e pashë, mbeta shtang nga habia e madhe.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por engjëlli më tha: »Pse po çuditesh? Unë do ta tregoj misterin e kësaj Gruaje dhe të Egërsirës që e mbart në shpinë, të Egërsirës që ka shtatë kokë e dhjetë brirë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Egërsira që pe, ishte e më nuk është; ajo do të ngritet nga Humnera dhe do të mbarojë. Dhe do të habiten mbarë banuesit e tokës - ata, emrat të cilëve qysh në krijimin e botës nuk u shkruan në librin e jetës - kur të shohin se Egërsira ishte dhe nuk është më, dhe prapë është aty.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Këtu lypet mendje e hollë, o ti që ke dijen! Shtatë kokët janë shtatë kodrat ku rri Gruaja; janë gjithashtu edhe shtatë mbretër:
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10pesë ranë, njëri është, kurse një tjetër ende s’erdhi, por, kur të vijë, do të qëndrojë pak kohë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po edhe Egërsira që ishte e nuk është, edhe ajo është i teti mbret, është një në numrin e të shtatëve dhe shkon në humbje.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Po edhe dhjetë brirët që ti pe, janë dhjetë mbretër që ende nuk e kanë marrë mbretërinë, por do ta marrin pushtetin si mbretër vetëm për një orë bashkë me Egërsirën.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Nuk kanë por një qëllim: ta vënë në shërbim të Egërsirës pushtetin e vet dhe fuqinë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Ata do të bëjnë luftë me Qengjin - por Qengji do t’i fitojë, sepse Ai është Zotëria i zotërinjve dhe Mbreti i mbretërve. Bashkë me Të do të ngadhënjejnë edhe të grishurit, të zgjedhurit, besimtarët.«
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Pastaj më tha: »Ujërat që pe, mbi të cilat rri Lavirja, janë popujt, turmat, paganët, gjuhët.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Kurse dhjetë brirët që pe dhe Egërsira, do ta urrejnë Laviren, do ta shkretojnë dhe do ta zhveshin, do t’ia hanë mishin dhe do ta djegin në zjarr,
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17sepse Hyji ua mbushi mendjen ta çojnë në vend synimin e tij, një synim të vetëm: ta vënë mbretërinë e tyre në shërbim të Egërsirës deri që të plotësohen fjalët e Hyjit.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Gruaja që pe, paraqet qytetin e madh që mbretëron mbi mbretërit e dheut.«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.