Rënia e Babilonisë
1Pastaj thashë: një tjetër engjëll po zbriste nga qielli dhe kishte pushtet të madh dhe mbarë toka shndriti prej shkëlqimit të tij.
2Ai bërtiti me një zë të fortë: »Ra, ra Babilonia e madhe! U bë banesë e djajve, strofull shpirtrash të ndytë, i të gjithë shpendëve të ndytë e të urrejtur,
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3sepse me verën e hidhërimit të fëlligështisë së saj u dehën popujt mbarë, me të bënë fëlligështi mbarë mbretërit e tokës dhe prej luksit të pamasë të saj u pasuruan tregtarët e botës.«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dëgjova edhe një tjetër zë nga qielli, që thoshte: »Dilni prej saj, populli im që të mos bëheni pjesëtarë në mëkatet e saja, të mos ju gjejnë të këqijat e saja!
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse, mëkatet e saja arritën deri në qiell dhe Hyjit i ranë në mend padrejtësitë e saja.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Hakmerrniu dhe gjë mos i lini mangut, shpaguaniu dyfish sipas veprave të saja, në gotë që ajo ju ndikonte - dyfish ndikoni!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Sa ajo u mbulua me lumturi dhe luks, aq ktheniani ju me mundime e me dhimbje! Sepse ajo thoshte në zemrën e vet: ‘Rri në fron si mbretëreshë dhe askurrë s’do të mbetem e vejë, kurrë nuk do të sprovoj ç’është vuajtja!’
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Prandaj në të njëjtën ditë do të vijnë mbi të plagët: vdekja, e vaji, e zia e bukës, dhe krejtësisht do të digjet në zjarr. Sepse i fuqishëm është Zoti, Hyji, Gjykatësi i saj!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Mbi të do të qajnë dhe do të vajtojnë mbretërit e dheut që me të bënë fëlligështi dhe jetuan në kënaqa, kur do ta shohin tymin e zjarrit të saj.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Duke ndenjur larg nga frika e vuajtjeve të saja do të qajnë: »Vaj, vaj qyteti i madh! Babiloni, qytet i fortë! Të doli mjaft një çast për të gjetur dënimi!«
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po edhe tregtarët e dheut e qajnë dhe e vajtojnë, sepse akush më nuk ua blen tregtinë:
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12as ar, as argjend, as xhevahirë, as perla, as purpur, as mëndafsh, as kadife, as dru të erëndshëm, as enë elefanti, as kurrfarë ene druri të çmueshëm, bronzi, hekuri, apo mermeri;
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13as cinamom, as balzam, as erëra të mira, as mirrhë, as kem, as verë as vaj, as miell të bardhë, as grurë; as lopë as dhen, as kuaj as qerre, as robër as shpirt njeriu të gjallë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Po edhe pemët që i dëshironte shpirti yt, ikën prej teje, çdo stoli dhe madhështi humbi për ty! Jo, askurrë më nuk do të gjendet!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Tregtarët që me këto tregtonin e ajo i pasuroi, larg do të rrinë nga frika e mundimeve të saja duke qarë e duke vajtuar
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16e do të thonë: »Vaj, vaj! Qyteti i madh, i veshur me li, me purpur me kadife, i stolisur me gur të paçmueshëm dhe me margaritarë!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sa shpejt mbaroi gjithë kjo pasuri! Po edhe çdo timonier, të gjithë ata që lundrojnë ngjat brigjeve, çdo detar dhe kush punon në lundrim, qëndrojnë larg
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18dhe bërtasin duke parë tymin e zjarrit të saj: »Cili qytet ishte i ngjashëm me qytetin e madh?«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Dhe hodhën pluhur mbi krye të vet e bërtisnin duke qarë dhe duke vajtuar: »Vaj, vaj për qytetin e madh! Pasuria e tij pasuroi të gjithë ata që kishin anije deti, dhe ja - përnjëherë u shkatërrua!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Gëzo, o qiell, për rrënimin e tij, edhe ju të gjithë shenjtërit, apostujt dhe profetët, sepse Hyji, duke e dënuar atë, juve u dha drejtësi.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Atëherë një engjëll i fuqishëm mori një gur të madh, si gur mulliri, dhe e flaku në det duke thënë: »Kështu do të flaket poshtë rrëmbyeshëm Babilonia, qyteti i madh dhe askurrë më nuk do të gjendet!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Këngë harpëtarësh e muziktarësh, fyelltarësh dhe trumbetarësh më në ty s’do të dëgjohet! Kurrfarë mjeshtri të çdo mjeshtrie në ty më kurrë jo nuk do të gjendet! Ushtimë mokre në ty më s’do të dëgjohet!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23As dritë pishe në ty, jo, nuk do të shihet! Jo zë dhëndri as zë nuse së re kurrë në ty më s’do të dëgjohet. Sepse tregtarët e tu ishin princat e botës, sepse shortitë e tua gënjyen mbarë kombet,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24në ty u gjet gjaku i profetëve dhe i shenjtërve dhe i të gjithë atyre që mbi tokë u prenë!«
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.