1Pastaj dëgjova diçka si zë të fortë të një shumice të madhe që brohoriste në qiell: »Aleluja! Shëlbim, lavdi dhe pushtet Hyjit tonë,
2sepse gjyqet e tija janë të vërteta dhe të drejta! Sepse e dënoi Laviren e madhe që e prishi tokën me fëlligështinë e vet, dhe në të e mori gjakun e shërbëtorëve të vet!«
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Përsëri thanë: »Aleluja! Tymi i saj buçet në jetë të jetës!«
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Atëherë njëzet e katër udhëheqësit dhe katër Gjallorët ranë përmbys dhe e adhuruan Hyjin që rri në fron e thanë: »Amen, Aleluja!«
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Martesa mistike e Qengjit
5Mandej nga froni jehoi zëri që tha: »Lavdëroni Hyjin tonë, të gjithë shërbëtorët e tij [edhe] të gjithë ju që e droni - të vegjël e të mëdhenj!«
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ndërkaq dëgjova, thuajse zë të një shumice së madhe njerëzish, thuajse ushtimë ujërash të mëdha, bumullimë rrufesh të forta: »Aleluja! Mbretëroi Zoti, Hyji [ynë], i Gjithëpushtetshmi!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Le të galdojmë e të brohorisim dhe ti japim lavdi Atij, sepse erdhi Dasma e Qengjit! Gati është Nusja e tij!
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Iu dha të vishet me li të hollë, të shkëlqyeshëm dhe të pastër!« Petku i lirit shembullon veprat e drejta të shenjtërve.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Atëherë më tha: »Shkruaj! Të lumët ata që janë të grishur në gostinë e dasmës së Qengjit!« Dhe shtoi: »Këto janë fjalë të vërteta të Hyjit.«
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Atëherë rashë para këmbëve të tija për ta adhuruar, por ai më tha: »Prite Zot! Edhe unë jam shërbëtor si ti dhe si vëllezërit e tu që dëshmuan Jezusin! Adhuro vetëm Hyjin!« Vërtet, dëshmia e Jezusit është shpirti i profecisë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Kalorësit në kalë të bardhë
11Atëherë pashë: Qiellin e hapur dhe ja, një kalë i bardhë, dhe në të Ai [që është], »Besniku«, i »Vërteti«, Ai që gjykon e lufton me drejtësi.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Sytë i ka [si] flakë zjarri, mbi krye shumë kurorë, mbart Emrin e shkruar që askush s’e di përveç Ai vetë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Është i mbështjellë me mantel të ngjyrë në gjak dhe për emër quhet: Fjala e Hyjit.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E përcjellin Armatat qiellore, në kuaj të bardhë të veshura me petk liri të hollë dhe të pastër.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Nga goja i del shpata e mprehtë për të prerë paganët: »Do të sundojë mbi ta me skeptër hekuri«. Ai e shklet vozgën e verës së zemërimit e të hidhërimit të Hyjit të Gjithpushtetshëm.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Mbi mantel dhe në ijë e ka të shkruar Emrin: »Mbreti i mbretërve dhe Zotëruesi i zotëruesve!«
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Atëherë pashë një engjëll që qëndronte në diell. Ai me një zë të fortë u bërtiste të gjithë shpendëve që fluturojnë nëpër qiell: »Ejani! Bashkohuni në gostinë e madhe të Hyjit
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18për të ngrënë mish mbretërish, mish krerësh, mish princash, mish kuajsh dhe kalorësish të tyre edhe mish gjithfarë njerëzish - të lirësh dhe skllevërish, të vegjëlish dhe të mëdhenjsh!«
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Atëherë pashë Egërsirën e mbretërit e dheut dhe ushtritë e tyre, të bashkuara për të filluar luftën me Atë që rrinte në kalë dhe me ushtrinë e tij.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Egërsira u zu rob dhe bashkë me të edhe Profeti i rrejshëm që në praninë e saj bënte shenja të mrekullueshme me të cilat gënjente ata që morën vulën e Egërsirës dhe e adhurojnë truporen e saj. Të dy gjallë u hodhën në liqenin e zjarrtë që digjet me sulfur.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Të tjerët u prenë me shpatë që dilte nga goja e Kalorësit. Të gjithë shpendët u nginë me mishrat e tyre!
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.