Një mijë vjetët
1Mandej pashë: një engjëll tjetër po zbriste prej qiellit me çelësin e Humnerës dhe me hekura të mëdha në dorë.
2Ai e kapi Draguan - Gjarprin e vjetër - Djallin, Satanin - dhe e lidhi në hekura për një mijë vjet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3E plandosi në Humnerë, e mbylli dhe e vulosi derën mbi të që të mos i ngashnjejë njerëzit derisa të plotësohen një mijë vjetët. Atëherë duhet të zgjidhet për pak kohë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Mandej pashë edhe fronet: Atyre që ndenjën në to u qe dhënë pushteti të gjykojnë. Pashë edhe shpirtrat e atyre që ishin prerë për shkak të dëshmisë së Jezusit dhe për shkak të Fjalës së Hyjit, po ashtu edhe ata që nuk e adhuruan Egërsirën dhe truporen e saj dhe nuk e morën vulën në ballë as në dorë të tyre. Ata u kthyen në jetë dhe bashkë me Krishtin mbretëruan një mijë vjet.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Të vdekurit e tjerë nuk u ngjallën derisa u plotësuan një mijë vjet. Kjo është ngjallja e parë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6I lum dhe i shenjtë është ai që ka pjesë në ngjalljen e parë! Mbi ta vdekja e dytë s’ka pushtet: ata do të jenë priftërinjtë e Hyjit dhe të Krishtit dhe bashkë me Të do të mbretërojnë për një mijë vjet.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shpartallimi i Satanit
7Pasi të kryhen një mijë vjet, Satani do të zgjidhet nga burgu i tij
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8dhe do të dalë të ngashnjejë popujt nga katër anët e botës - Gogë dhe Magogë - dhe do t’i bashkojë në luftë: numri i tyre është porsi rëra e detit.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Edhe këta u tubuan në fushë të gjerë të botës, e rrethuan fushimin e shenjtërve dhe qytetin e dashur. Por, nga qielli zbriti zjarri dhe i përpiu.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Djalli - ngashnjyesi i tyre, që plandosur në liqenin e zjarrtë dhe të sulfurt, aty ku gjendet Egërsira dhe Profeti i rrejshëm: aty do të vuajnë ditë e natë në shekuj të shekujve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gjyqi para fronit të lartë dhe të bardhë
11Atëherë pashë një fron të madh dhe të bardhë edhe Atë që rri në të. Para tij u zhduk toka e qielli pa lënë farë gjurme.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Pashë edhe të vdekurit: të mëdhenj dhe të vegjël, në këmbë para fronit. Atëherë u hapën librat. U hap edhe një libër tjetër: libri i jetës. Të vdekurit u gjykuan sipas shkrimeve që ishin në libra - simbas veprave të tyre.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Deti i ktheu të vdekurit që ishin në të, po ashtu edhe Vdekja dhe Nëntoka i kthyen të vdekurit që ishin në to: të gjithë qenë gjykuar sipas veprave të veta.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Atëherë edhe Vdekja dhe Nëntoka qenë hedhur në liqenin e zjarrtë. Liqeni i zjarrtë është vdekja e dytë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Kushdo nuk u gjet i shkruar në librin e jetës qe plandosur në liqenin e zjarrtë.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.