Dhuratat e Shpirtit Shenjt
1Po edhe përsa u përket dhuratave të Shpirtit Shenjt nuk dua, o vëllezër, të mos jeni të njoftuar mirë.
2Ju e dini se, kur ishit paganë, të gënjyer, tërhiqeshit pas idhujve të pagojë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Prandaj, po ju them: askush që flet nën ndikimin e Shpirtit të Hyjit, nuk thotë: »Qoftë mallkuar Jezusi!«, por edhe askush nuk mund të thotë as: »Jezusi është Zot!«, veçse nën veprimin e Shpirtit Shenjt.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dhuratat janë të ndryshme, por Shpirti Shenjt është i njëjtë -
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5edhe shërbesat në përhapje të Ungjillit janë të ndryshme, por Zoti është i njëjtë -
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6po edhe mënyrat e veprimit janë të ndryshme, por Hyji është i njëjtë - Ai bën gjithçka në të gjithë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Secili merr dhuratë të veçantë të zbulesës së Shpirtit Shenjt për të mirën e përbashkët.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dhe njëmend, Shpirti Shenjt i jep njërit fjalën e urtisë, kurse i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fjalën e dijes;
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9po i njëjti Shpirt Shenjt një tjetri i jep fenë, një tjetri prapë, i njëjti Shpirt Shenjt, i jep dhuratën e shërimeve;
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10një tjetri pushtetin për të bërë mrekulli, një tjetri profecinë, një tjetri aftësinë të dallojë shpirtrat, një tjetri zotësinë e gjuhëve të ndryshme, një tjetri shtjellimin e gjuhëve.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E të gjitha këto i bën një i vetmi Shpirt Shenjt duke i ndarë veçanërisht secilit ashtu si Ai do.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Një trup i vetëm e shumë gjymtyrë
12Dhe njëmend, sikurse një trup i vetëm ka shumë gjymtyrë e të gjitha gjymtyrët e trupit, edhe pse shumë - nuk trajtojnë por një trup të vetëm - ashtu edhe Krishti.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vërtet, në një të vetmin Shpirt Shenjt të gjithë jemi pagëzuar për të qenë një trup i vetëm, si hebrenjtë ashtu grekët, si robërit ashtu edhe të lirët dhe të gjithë e kemi shuar etjen në të njëjtin Shpirt Shenjt.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14E trupi nuk është prej një gjymtyre, por prej shumë gjymtyrësh.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Po bëri e tha këmba: »Pasi nuk jam dorë - nuk jam pjesë e trupit« - a thua njëmend nuk do të jetë pjesë e trupit?
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Po bëri e tha veshi: »Pasi nuk jam sy - nuk jam pjesë e trupit« - a thua njëmend nuk do të jetë pjesë e trupit?
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Po të ishte krejt trupi sy ku do të ishte dëgjimi? Po të ishte krejt vesh ku do të ishte shqisa e të nuhaturit?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Porse Hyji kështu i ka caktuar gjymtyrët, secilën në trup sikurse ka dashur.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Po të ishin të gjitha një gjymtyrë e vetme, ku do të ishte trupi?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Kështu pra, shumë gjymtyrë, por vetëm një trup.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Syri nuk mund t’i thotë dorës: »S’kam nevojë për ty«, ose kryet këmbëve: »S’kam nevojë për ju!«
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Madje, ato gjymtyrë të trupit që duket se janë më të ligshta, janë më të nevojshme,
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23dhe ato që ne i mbajmë për më pak bujare, pikërisht atyre u bëjmë më shumë nderim. Dhe, sa më të marrshme janë, aq më njerëzishëm sillemi me to,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24e të njerëzishmet nuk e kanë këtë nevojë. Por Hyji ashtu e ka përbërë trupin, sa që gjymtyrës së fundit i ka dhënë më shumë nder,
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25që të mos ketë përçarje në trup, por që gjymtyrët barazi të kujdesen njëra për tjetrën.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Dhe, nëse vuan një gjymtyrë, vuajnë së bashku të gjitha gjymtyrët; e nëse nderohet një gjymtyrë, të gjitha gjymtyrët gëzohen bashkë me të.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Tashti, ju jeni trupi i Krishtit dhe, secili prej jush gjymtyrë e tija.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Kështu Hyji disa në Kishë i caktoi: më parë apostujt, së dyti profetët, së treti mësuesit; pastaj vjen dhurata e mrekullive, pastaj ajo e shërimeve, e kujdesimit, e drejtimit shpirtëror, dhurata e gjuhëve të ndryshme.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29A thua të gjithë janë apostuj? Të gjithë profetë? Të gjithë mësues? A thua të gjithë bëjnë mrekulli?
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30A thua të gjithë e kanë dhuratën e shërimeve? A thua të gjithë flasin gjuhët? Të gjithë shpjegojnë? Dëshironi dhuratat më të shkëlqyeshmet!
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.