1Po t’i folja gjuhët e njerëzve e të engjëjve, por të mos kisha dashurinë, do të isha porsi bronzi që kumbon e porsi cimbali që tingëllon.
2Po ta kisha dhuratën e profecisë e t’i dija të gjitha misteret e të gjitha dituritë; po ta kisha edhe fenë e plotë, me të cilën të mund t’u shndërroja vend maleve, por po të më mungonte dashuria, s’do të isha asgjë!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po ta ndaja lëmoshë mbarë pasurinë time dhe po ta jepja trupin tim të digjej, por, po të më mungonte dashuria, nuk do të më vlente asgjë!
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Dashuria është zemërgjerë, është e dhimbshme, dashuria, nuk ka smirë, nuk mbahet në të madh, nuk krenohet
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5nuk është e panjerëzishme, nuk kërkon interesin e vet, nuk hidhërohet, nuk e mban mend të keqen,
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6nuk i kënaqet padrejtësisë, por i gëzohet të vërtetës.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Arsyeton gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka, duron gjithçka.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Dashuria nuk mbaron kurrë. Profecitë mbarojnë, gjuhët shuajnë, njohuritë marrin fund.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Sepse njohuria jonë është e kufizuar dhe e kufizuar është profecia jonë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por, kur të arrijë përsosmëria, çka është e kufizuar do të marrë fund.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kur isha fëmijë folja si fëmijë, mendoja si fëmijë, arsyetoja si fëmijë. Kur u bëra njeri i pjekur, flaka çka i përket fëmijërisë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Vërtet, tani shikojmë si në pasqyrë e në mënyrë të errët, por atëherë do të shohim faqe-faqas! Tani njohuria ime është e kufizuar, atëherë do të njoh plotësisht, sikurse jam i njohur.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Tani, veç, mbetet feja, shpresa e dashuria - këto të tria - porse më e madhja ndër to është dashuria.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.