Të ngjallurit e Krishtit
1Tani, o vëllezër, po ju përkujtoj Ungjillin, që ju pata predikuar, që e pranuat e në të cilin qëndroni.
2Me anë të tij jeni në udhën e shëlbimit nëse do ta mbani ashtu si jua kam predikuar; përveç se në paçi besuar kot.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Dhe njëmend, më së pari ju shpalla ato të vërteta që edhe unë vetë i mora: se Krishti vdiq për mëkatet tona sikurse e paralajmëroi Shkrimi shenjt.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Qe varrosur e të tretën ditë u ngjall së vdekuri si u tha në Shkrimin shenjt.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Iu duk Kefës e pastaj të Dymbëdhjetëve.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Pastaj u duk vëllezërve që ishin së bashku më shumë se pesëqind vetë, prej të cilëve shumica janë ende gjallë e disa kanë vdekur.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pastaj iu dëftua Jakobit e mandej të gjithë apostujve.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Më së fundi m’u dëftua edhe mua - dështakut.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E në të vërtetë, unë jam më i vogli ndër apostuj; unë nuk jam i denjë as të quhem apostull, sepse e kam salvuar Kishën e Hyjit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Por, në saje të hirit të Hyjit, jam ky që jam, dhe hiri i tij në lidhje me mua nuk ka qenë i kotë. Madje u mundova të veproj më shumë se të gjithë ata, njëmend, jo unë vetëm, por edhe hiri i Hyjit me mua.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pra, si unë, ashtu edhe ata: kështu predikojmë e kështu edhe ju besuat.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Ngjallja prej vdekjes
12Por, në qoftë se predikohet se Krishti është ngjallur prej të vdekurish: si atëherë disa prej jush thonë: »Nuk ka ngjallje prej të vdekurve.«?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po qe se të vdekurit nuk do të ngjallen - atëherë as Krishti nuk është ngjallur.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por, në qoftë se Krishti me të vërtetë nuk është ngjallur, [atëherë] i kotë është predikimi ynë - i kotë besimi juaj.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Atëherë edhe ne do të ishim dëshmitarë të rrejshëm kundër Hyjit, sepse kemi dëshmuar kundër Hyjit duke pohuar se Hyji e ngjalli Krishtin, të cilin nuk e ka ngjallur, në qoftë se të vdekurit nuk ngjallen.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Sepse, në mos u ngjallshin të vdekurit, as Krishti nuk është ngjallur.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Po në qoftë se Krishti nuk është ngjallur, e kotë është feja juaj, ende jeni në mëkatet tuaja.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Atëherë edhe ata që vdiqën në Krishtin, u borën.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19E në qoftë se në Krishtin shpresojmë vetëm në të mirat e kësaj jete, atëherë ne jemi njerëzit më të mjerët.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Por, verevërtet, Krishti u ngjall prej të vdekurve! Ai është fryti i parë i të vdekurve!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Kështu, pra, nëpër një njeri erdhi vdekja, përsëri nëpër një NJERI vjen ngjallja prej së vdekuri.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Dhe, sikurse në Adamin vdesin të gjithë njerëzit, ashtu nëpër Krishtin të gjithë njerëzit do ta rifitojnë jetën.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Veçse, secili sipas radhës së vet: një herë fryti i parë - Krishti, pastaj, në Ditën e Gjyqit, ata që i përkasin Krishtit,
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24pastaj - mbarimi, kur Krishti t’ia dorëzojë mbretërinë Hyjit Atë, pasi të ketë asgjësuar çdo parësi, çdo pushtet e çdo fuqi.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
25Sepse Atij i takon të mbretërojë derisa t’i vërë nën këmbët e tija të gjithë armiqtë e tij.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Armiku i fundit që do të asgjësohet, do të jetë vdekja.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Sepse »gjithçka ka vënë nën këmbët e tija«. E kur thotë Shkrimi shenjt: »Gjithçka i ka vënë nën këmbë« - merret vesh gjithçka, me përjashtim të Atij, që ia nënshtroi të gjitha.
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28E kur t’ia ketë nënshtruar të gjitha, [edhe] vetë Biri do t’i nënshtrohet Atij që ia nënshtroi të gjitha, që Hyji të jetë gjithçka në të gjithë.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Nëse nuk është kështu, çka fitojnë atëherë ata që pagëzohen për të vdekur? Në qoftë se të vdekurit kurrsesi nuk ngjallen, pse atëherë të pagëzohen për ta?
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30Po edhe ne, përse atëherë e vëmë veten në rrezik për çdo moment?
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31Për çdo ditë vdes, [o vëllezër], pasha lavdinë që e kam për shkak tuaj te Jezu Krishti, Zoti ynë!
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32Çfarë dobie do të kemi në qoftë se kam luftuar vetëm si njeri kundër egërsirave në Efes? Në qoftë se të vdekurit nuk ngjallen, atëherë: ‘Të hamë e të pimë se nesër do të vdesim!’
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Mos e rreni veten: ‘Bisedat e këqija i prishin doket e mira.’
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34Mblidhni mirë mendtë e mos mëkatoni, se - për turpin tuaj po e them - disa prej jush nuk e njohin Hyjin.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Trupi i ngjalljes
35Por, ndokush do të pyesë: »Si ngjallen të vdekurit?« dhe: »Me çfarë trupi do të vijnë?«
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36I pamend! Çka ti mbjell, nuk e fiton jetën, po s’vdiq!
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Dhe çka mbjell, nuk mbjell trupin e ardhshëm, por një kokërr të thjeshtë - po e zëmë gruri apo të ndonjë fare tjetër.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Pastaj Hyji i jep lëndën ashtu si ai do, - secilës farë trupin e vet.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39E çdo trup nuk është i njëjtë me çdo trup tjetër. Tjetër është trupi i njeriut, tjetër trupi i kafshëve, tjetër trupi i shpendëve, e tjetër trupi i peshqve.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40E ka trupa qiellorë e trupa tokësorë; por tjetër është shkëlqimi i trupave qiellorë e tjetër i trupave tokësorë.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
41Tjetër është shkëlqimi i diellit e tjetër i hënës e tjetër i yjeve; madje ylli prej yllit dallohet në shkëlqim.
Vargu 41 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
42Kështu edhe ngjallja e të vdekurve: mbillet në shkatërrueshmëri e ngjallet në pashkatërrueshmëri;
Vargu 42 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
43mbillet në çnderim e ngjallet në lavdi; mbillet në dobësi e ngjallet në fuqi;
Vargu 43 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
44mbillet trup lëndor e ngjallet trup shpirtëror. Nëse ka trup lëndor, ka edhe trup shpirtëror.
Vargu 44 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
45Kështu është edhe shkruar: ‘Njeriu i parë, Adami - u bë shpirt i gjallë, Adami i fundit - Shpirti që jep jetën.
Vargu 45 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
46Por, nuk qe më parë qenësi shpirtëror, por qenësi lëndor e atëherë u bë qenësi shpirtëror.
Vargu 46 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
47Njeriu i parë është nga toka, tokësor; njeriu i dytë nga qielli.
Vargu 47 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
48Si është njeriu tokësor, të tillë janë edhe tokësorët, si është njeriu qiellor, të tillë janë edhe qiellorët.
Vargu 48 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
49Sikurse kemi qenë në përngjasimin e njeriut tokësor, ashtu do të jemi edhe në përngjasimin e njeriut qiellor.
Vargu 49 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
50Dhe, ja, vëllezër, se çka unë pohoj: mishi e gjaku nuk mund ta trashëgojnë Mbretërinë qiellore, as shkatërrueshmëria nuk e trashëgon pashkatërrueshmërinë.
Vargu 50 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
51Ja, po jua tregoj misterin: nuk do të vdesim të gjithë, por të gjithë do të shndërrohemi.
Vargu 51 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
52Përnjëherë, sa çel e mbyll syrin, në zërin e borisë së fundit - sepse do të bjerë boria - të vdekurit do të ngjallen të pashkatërrueshëm edhe ne do të shndërrohemi.
Vargu 52 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
53Sepse, ky trup i shkatërrueshëm do të veshet me pashkatërrueshmërinë, dhe ky trup i vdekshëm, do të veshet me pavdekshmërinë.
Vargu 53 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
54Dhe, kur ky trup i shkatërrueshëm, të veshë pashkatërrueshmërinë dhe ky trup i vdekshëm të veshë pavdekshmërinë, atëherë do të shkojë në vend fjala e Shkrimit shenjt: ‘Vdekja u përpi në fitore.
Vargu 54 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
55O vdekje, ku është ngadhënjimi yt? Ku është, o vdekje, thimthi yt?’
Vargu 55 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
56Thimthi i vdekjes mëkati; fuqia e mëkatit Ligji.
Vargu 56 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
57Ta falënderojmë Hyjin që na e jep fitoren nëpër Jezu Krishtit, Zotit tonë.
Vargu 57 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
58Prandaj, vëllezërit e mi të dashur, të jeni të qëndrueshëm, të palëkundshëm e përparoni vazhdimisht në veprën e Zotit, të vetëdijshëm se mundi juaj nuk mbetet i pafrytshëm në Zotin.
Vargu 58 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.