Ndihmat për Kishën e Jerusalemit
1Për sa i përket mbledhjes së ndihmave për shenjtër bëni edhe ju si u kam urdhëruar kishave të Galacisë.
2Të parën ditë të secilës javë, secili prej jush të ndajë në vete sa të ketë mundur të kursejë, në mënyrë që të mos mblidhen vetëm kur të vij vetë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Kur të vij do t’i dërgoj me letërpërcjellëse ata që ju t’i zgjidhni për ta çuar dhuratën tuaj në Jerusalem.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Po qe më mirë të shkoj edhe vetë, do të vijnë me mua.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Planet e veprimtarisë
5Te ju do të vij posa ta kaloj Maqedoninë. Maqedoninë vetëm do ta përshkoj
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6e te ju dua të ndalem, ndoshta edhe të dimëroj, që ju të përgatitni sa më lypet për vazhdimin e udhëtimit tim.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Dhe, vërtet, nuk doja t’ju shoh vetëm në kalim. Në të vërtetë, shpresoj se, me ndihmë të Zotit, do të qëndroj për do kohë në mesin tuaj.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Deri Rrëshajëve do të qëndroj në Efes,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9pasi m’u dha rasti i mrekullueshëm të veproj e kundërshtarët janë të shumtë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Nëse vjen te ju Timoteu, këqyrni të jetë pa frikë në mesin tuaj, sepse kryen, porsi unë, veprën e Zotit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Askush, pra, të mos e përbuzë. Jepni çka i lypet për udhëtim e të vijë në paqe te unë, sepse e pres unë e vëllezërit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Për sa i përket vëllait Apol, mjaft e nxita të vijë te ju me vëllezër, por kurrsesi nuk iu duk të vinte tani, por do të vijë kur të ketë rast të volitshëm.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Porositë e fundit dhe përshëndetjet
13Rrini zgjuar! Qëndroni të palëkundshëm në fe! Bënu burra! Jini të fortë!
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Bëni gjithçka me dashuri!
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Vëllezër, edhe një porosi: e dini se familja e Shtjefnës është fryti i parë i Akajës dhe se iu kushtua shërbimit të shenjtërve -
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16nderoni të tillët dhe secilin që bashkëpunon dhe vepron për fe.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Jam shumë i kënaqur për ardhjen e Shtjefnës, të Fortunatit e të Ahaikut, sepse ata e plotësuan mungesën tuaj:
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18e qetësuan shpirtin tim dhe tuajin. Prandaj nderoni të tillët!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Ju përshëndesin kishat e Azisë. Ju përshëndesin për së forti në Zotin Akuila e Priska bashkë me kishën që bashkohet në shtëpinë e tyre.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Ju bëjnë të fala të gjithë vëllezërit. Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Të fala me dorën time - Pali.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Kush nuk e do Jezu Krishtin, qoftë mallkuar! Marranà tha!
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Hiri i Zotit Jezu Krisht qoftë me ju!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ju dua të gjithëve në Jezu Krishtin.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.