Adresa dhe përshëndetja
1Pali, apostulli i Krishtit Jezus për vullnet të Hyjit dhe vëllai Timote: Kishës së Hyjit që është në Korint dhe të gjithë shenjtërve që janë në mbarë Akajën.
2Paçi hir e paqe prej Hyjit, Atit tonë, dhe prej Zotit Jezu Krisht.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Falënderimi i Palit për kryqa
3Qoftë bekuar Hyji, Ati i Zotit tonë Jezu Krishtit, Ati i mëshirshëm dhe Hyji që jep çdo ngushëllim.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Ai na ngushëllon në të gjitha vështirësitë tona, që edhe ne të mund t’i ngushëllojmë të gjithë ata që gjenden në vështirësi, me atë ngushëllim, me të cilin Hyji na ngushëllon ne.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Dhe, vërtet, siç ndikohen pa masë në ne mundimet e Krishtit, po ashtu, nëpër Krishtin, edhe marrim ngushëllim pa masë të madh.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Nëse ne jemi të ngushtuar nga vështirësitë, kjo ndodh për ngushëllimin e për shëlbimin tuaj. Nëse jemi të ngushëlluar - është për ngushëllimin tuaj - i cili ju bën të zotët t’i duroni edhe ju ato vuajtje, që edhe ne i pësojmë.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kështu shpresa jonë lidhur me ju është e palëkundshme: sepse e dimë se, mbasi jeni pjesëtarë në vuajtje, do të jeni edhe në ngushëllim.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Pra, nuk dëshirojmë, o vëllezër, të mos e dini vështirësinë që na ndodhi në Azi. Kemi qenë në vështirësi përtej masës - përmbi fuqitë tona - aq sa e humbëm edhe shpresën se do të mbetnim gjallë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por në vetvete e pranuam vendimin e vdekjes, që shpresa jonë të mos themelohej më në ne, por vetëm në Hyjin, që ngjall të vdekurit.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Ai na shpëtoi prej aso vdekjeje dhe do të na shpëtojë; në Të e kemi vënë shpresën, Ai edhe më tutje do të na shpëtojë.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Po edhe ju do të na ndihmoni me uratë për ne që kështu shumë njerëz ta falënderojnë Hyjin për dhuratën që na u dha me ndërmjetësimin e shumë vetëve.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Përse Pali e shtyu vizitën
12Dhe ja, kjo është mburrja jonë: dëshmia e ndërgjegjes sonë se sjellja jonë në botë - sidomos kundrejt jush - ka qenë me shenjtëri dhe me çiltëri që vjen prej Hyjit e jo me dijeni njerëzore, por me hir të Hyjit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Vërtet, ne nuk shkruajmë asgjë tjetër, përveç këtyre që po lexoni e po kuptoni. Shpresoj se do të na merrni vesh deri në fund,
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14sikurse edhe na patët marrë vesh deri diku: Ditën e Zotit Jezus ne do të jemi mburrja juaj sikurse edhe ju mburrja jonë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Me këtë mbushmendje bëra plan të vij më së pari te ju e, që ta kini hirin e dyfishtë,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16prej jush të kaloja në Maqedoni e përsëri, nga Maqedonia, të kthehesha te ju, që ju të më përcillni për në Jude.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kur mora këtë vendim, a thua ndoshta qesh mendjelehtë? Ose, çka synoj e synoj sipas mendimit njerëzor që të jetë në mua: »Po, po« njëheri edhe: »Jo, jo«?
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Hyjin e kam dëshmitar: fjala jonë dhënë juve nuk është: Po, e jo!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Sepse, Biri i Hyjit, Jezu Krishti, të cilin ne jua shpallëm - unë, Silvani e Timoteu - nuk ka qenë »Po e jo«, por në Të ishte »Po!«
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Dhe, për të vërtetë, të gjitha premtimet e Hyjit kanë gjetur në të »po«-hën e vet, e prandaj nëpër Të edhe mund të themi: »Amen.«, në nderë të Hyjit.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Dhe Ai që na forcon në Krishtin, ne edhe ju dhe na shuguron me vaj të shenjtë është Hyji.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Ai gjithashtu na vulosi dhe na e dha në zemrat tona pengun - Shpirtin Shenjt.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Unë e thërras Hyjin për dëshmitar: pasha shpirtin nuk erdha në Korint për arsye se desha t’ju kursej.
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Ne nuk e përbuzim fenë tuaj, por jemi bashkëpunëtorë në gëzimin tuaj, sepse, për sa i përket fesë, ju qëndroni mirë.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.