1Prandaj vendosa në vetvete të mos vij prapë te ju me hidhërim.
2Sepse, në qoftë se unë do t’ju trishtoj ju, kush do të më gëzojë mua, përveç ai që trishtohet prej meje?
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Këndej edhe ju shkrova që, kur të vij, të mos ma prishin zemrën ata që duhet të më gëzojnë. E njëmend, jam i bindur në ju të gjithë se gëzimi im është edhe gëzimi i të gjithë juve.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prandaj ju shkrova në vështirësi të madhe e në ngushticë të zemrës e me shumë lot, jo për t’ju trishtuar, por që ta njihni dashurinë time tejet të madhe kundrejt jush.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Pali fal fyerjet
5Nëse ndokush më ka trishtuar, nuk më ka trishtuar vetëm mua, por deri diku - që të mos teproj - edhe ju të gjithë.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Mjaft është për atë njeri ndëshkimi që iu bë prej bashkësisë e prandaj,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7më mirë faleni e ngushëllojeni, që trishtimi i tepërt të mos e bëjë të tillin të sharrojë.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Këndej ju bej lutje, të dëftoni dashuri kundrejt tij,
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9e për këtë arsye edhe ju shkrova që ta shoh a jeni me të vërtetë njerëz të sprovuar, a jeni të dëgjueshëm në çdo gjë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Kë të falni ju, e fal edhe vetë; sepse edhe vetë, nëse fala ndokënd, e fala për dashurinë tuaj - para Krishtit
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11që të mos ngadhënjejë mbi ne djalli, sepse i dimë qëllimet e tija!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Shqetësimet dhe ngushëllimet e Palit
12Kur arrita në Troadë për të predikuar Ungjillin e Krishtit, edhe pse Zoti ma hapi dy krahësh derën e apostullimit,
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13nuk munda të kem qetësi në shpirt, mbasi nuk e gjeta Titin, vëllanë tim; për këtë arsye u përshëndeta me ta e shkova në Maqedoni.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Por, faleminderit Hyjit, i cili na nderon përherë me fitore në saje të Krishtit dhe për mes nesh shpërndan në çdo vend erën e këndshme të dijes së vet.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15E njëmend, ne jemi për Hyjin era e këndshme e Krishtit, për ata që shëlbohen e për ata që dënohen,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16për njërën palë era e vdekjes që shpie në vdekje e për palën tjetër era e jetës që shpie në jetë. E kush është i aftë për një mision të tillë?
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Në të vërtetë nuk jemi si shumë tjerë që po bëjnë tregti me fjalën e Hyjit, por flasim me çiltëri si njerëz të dërguar prej Hyjit, para Hyjit në Krishtin.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.