Shërbesa e Besëlidhjes së re
1A thua përsëri po fillojmë ta porosisim vetveten? A thua kemi nevojë për letra porosie si disa për ju e prej jush?
2Letra jonë jeni ju, e shkruar në zemrat tona, të cilën e njohin dhe e lexojnë të gjithë njerëzit!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Sepse ju e tregoni se jeni letra e shkruar prej Krishtit, të cilës ne i shërbyem, e shkruar jo me ngjyrë, por me Shpirtin e Hyjit të gjallë, jo në rrasa guri, por në rrasa mishi të zemrës.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E kemi këtë bindje nëpër Krishtin në Hyjin,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5jo, sikur të ishim vet prej vetvetes të zotët të mendojmë gjë, por zotësia jonë e ka burimin në Hyjin.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Ai na bëri të aftë të jemi mbarështues të Besëlidhjes së re, jo të shkronjës, por të Shpirtit; sepse shkronja vret e Shpirti jep jetën.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Tashti, nëse shërbesa e vdekjes e shkruar në rrasë guri, ka qenë aq e lavdishme, sa që bijtë e Izraelit nuk mundën të këqyrin në fytyrën e Moisiut për shkak të shkëlqimit të kalueshëm të fytyrës së tij,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8sa më e lavdishme do të jetë shërbesa e Shpirtit Shenjt?
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9E njëmend, nëse shërbesa e dënimit ka qenë e lavdishme, shumë më tepër duhet të jetë e lavdishme shërbesa e drejtësisë.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10E vërtetë, nën këtë pikëpamje, çka atëherë ishte e lavdishme, nuk është më, nëse krahasohet me lavdinë më të shkëlqyeshme.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Sepse, në qoftë se ajo që duhej të kalonte ishte e lavdishme, shumë më tepër duhet të jetë e lavdishme kjo që qëndron për amshim.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Të fortë, prandaj, prej një shprese të tillë, flasim haptas
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13e jo sikurse Moisiu, i cili vinte vel përmbi fytyrë, në mënyrë që izraelitët të mos e shihnin mbarimin e një shkëlqimi të kalueshëm.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Porse u terratis mendja e tyre! E njëmend, edhe sot e kësaj dite e mbulon ai vel leximin e Besëlidhjes së vjetër: nuk u qe zbuluar se në Krishtin mori fund.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Por deri më sot, sa herë që lexohet Moisiu, një vel ua mbulon zemrën.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16‘Vetëm kur të kthehet Izraeli te Zoti do të hiqet veli.’
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Sepse Zoti është Shpirt e aty ku është Shpirti i Zotit, aty është edhe liria.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18E ne të gjithë, të cilët, me fytyrë të zbuluar, bredhim lavdinë e Zotit, me anë të Shpirtit të Zotit, shndërrohemi në të njëjtën trajtë - nga lavdia në lavdi.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.