Predikimi mbi Krishtin e kryqëzuar
1Edhe vetë, o vëllezër, kur erdha në mesin tuaj, nuk erdha për t’ju kumtuar misterin e Hyjit me fjalë të larta e me urti të stërholluar,
2sepse nuk desha në mesin tuaj të di tjetër përveç Jezu Krishtit - dhe Atë të kryqëzuar.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Edhe vetë u paraqita në mes jush i ligshtë, me frikë e me tmerr të madh.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Fjalët e mia e predikimi im nuk ishin (fjalime) të stërholluara që mbushin mendjen me fuqi të urtisë njerëzore, por ishin dëftim i Shpirtit Shenjt dhe i fuqisë,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5që feja juaj të mos themelohej në dijen e njerëzve, por në fuqinë e Hyjit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Zbulimi i Shpirtit Shenjt
6Ne, në të vërtetë, shpallim dijen në mes të përsosurve, por jo dijen e këtij shekulli, as të princave të kësaj bote të gjykuar për dënim,
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7por predikojmë dijen e Hyjit të fshehur në mister, atë që Hyji e kishte paracaktuar para shekujve për lumturinë tonë,
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8atë që asnjë nga princat e kësaj bote nuk mund e njohi; sepse, po ta kishin njohur, nuk do ta kishin kryqëzuar Zotin e lavdisë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por, sikurse thotë Shkrimi shenjt: ‘Çka syri nuk pa e veshi nuk dëgjoi dhe në zemër të njeriut nuk hyri, atë ua bëri Hyji gati atyre që e duan.’
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Hyji na e zbuloi këtë të vërtetë me anë të Shpirtit Shenjt: sepse Shpirti Shenjt depërton të gjitha, edhe vetë thellësinë e natyrës hyjnore.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11E njëmend, kush prej njerëzve di çka është në njeri përveç shpirtit të njeriut që është në të? Kështu edhe çka është në Hyjin, askush nuk di, përveç Shpirtit të Hyjit.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12E ne nuk e kemi marrë shpirtin e botës, por kemi marrë Shpirtin që vjen prej Hyjit që ta dimë me ç’dhurata na ka pajisur Hyji.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Këtë edhe e shpallim, jo me argumentime të mësuara nga dituria njerëzore, por me mësim të Shpirtit Shenjt, duke shtjelluar gjëra shpirtërore me terma shpirtërorë.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Njeriu thjesht natyror nuk i merr vesh sendet që rrjedhin prej Shpirtit të Hyjit: ato për të janë marri dhe nuk është i aftë t’i kuptojë, sepse duhen të gjykohen në mënyrë shpirtërore.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Përkundrazi, njeriu shpirtëror i shqyrton të gjitha, por ai nuk mund të shqyrtohet prej askujt,
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16sepse: ‘Kush e njohi mendimin e Zotit për ta mësuar Atë?’, por ne e kemi mendimin e Krishtit.
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.