Dënimi i fëlligështisë
1Gjithkund po dëgjohet se ndër ju ka fëlligështi, madje një fëlligështi të tillë, që nuk gjendet as ndër paganë: njëri prej jush jeton si me grua me gruan e babait të vet.
2E ju më keni çuar krye! Pse më mirë nuk jeni veshur në zi? Le të shrrënjoset prej mesit tuaj ai që e bëri këtë poshtërsi!
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Unë, larg me trup, por afër me shpirt, e kam dënuar, si të isha pranë, atë që e bëri një vepër të tillë.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Në Emër të Zotit (tonë) Jezus, mbasi të bashkoheni ju dhe shpirti im me ju, me pushtetin e Zotit tonë Jezus,
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5i tilli le t’i lëshohet djallit në duar për prishjen e trupit që t’i shpëtojë shpirti në Ditën e Zotit.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Nuk ju vlen gjë krenia! Po a nuk e dini se pak tharm e brumos mbarë brumin?
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Pastrohuni prej tharmit të vjetër që të bëheni brumë i ri, sikurse edhe jeni të pabrumë, sepse Krishti - Qengji ynë i Pashkëve - tanimë është flijuar.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Andaj, le të kremtojmë, jo me tharmin e vjetër, as me tharmin e zemrës së keqe e të ligësisë, por me bukë të pabrume të pastrisë e të vërtetës.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Ju kam shkruar në letrën time të mos keni marrëdhënie me fëlligështarë -
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10nuk është fjala për fëlligështarët e kësaj bote, as për lakmuesit, as për cubat, as për idhujtarët në përgjithësi - përndryshe do të duhej të dilshi prej botës.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Në të vërtetë, ju shkrova që të mos keni marrëdhënie me të ashtuquajturin »vëlla« që është fëlligështar, ose lakmues, ose idhujtar, o shpifës, o pijanec ose cub. Me të tillin as bukë mos hani!
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Çka më duhet mua të gjykoj ata që janë jashtë!? A nuk i gjykoni ju ata që janë brenda?
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Ata jashtë Kishës do t’i gjykojë Hyji. ‘Zhdukne të keqen prej rrethit tuaj!’
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.