Thirrja në gjyqe të të pafeve
1A do të guxojë ndokush prej jush, nëse ka ndonjë padi kundër ndonjë tjetri, të kërkojë të drejtën në gjyq para paganëve e jo para shenjtërve?
2Po a nuk e dini se shenjtërit do ta gjykojnë botën? E, nëse ju do ta gjykoni botën, po a thua s’jeni të zotët t’i gjykoni sendet më të vogla?
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Po a nuk e dini se do t’i gjykojmë edhe engjëjt e jo më gjërat e përditshme?
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4E ju, kur keni ndonjë pleqësi për gjërat e përditshme, shkoni e më vini pleq disa që Kisha i mban për asgjë?
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Le t’ju vijë turp që më detyroni t’jua them këtë gjë! Kështu a? A thua nuk gjendet ndër ju asnjë i dijshëm, i cili do të mund të pleqëronte midis vëllezërve të vet?
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Por vëllai me vëlla paditet, madje para të pafeve?!
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Po edhe vetë puna që paditeni njëri me tjetrin është e metë për ju. Pse më mirë nuk e duroni padrejtësinë? Pse më mirë nuk duroni të plaçkiteni?
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Por, përkundrazi, ju vetë bëni padrejtësi dhe plaçkitni, e kë se? Vëllezërit!
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9A thua nuk e dini se ata që bëjnë padrejtësi nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit? Mos u tradhtoni! As fëlligështarët, as idhujtarët, as kurorëthyesit, as homoseksualët e çdo lloji,
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10as vjedhësit, as pijanecat, as shpërralluesit, as cubat nuk do të kenë pjesë në Mbretërinë e Hyjit.
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Pra, të tillë ishit disa, por u latë, por u shenjtëruat, por e fituat shfajësimin në saje të Emrit të Jezu Krishtit Zot dhe të Shpirtit të Hyjit tonë.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Lavdëroni në trupin tuaj Hyjin
12»Për gjithçka kam leje…!« »Por gjithçka nuk më sjell dobi!« »Për gjithçka kam leje…!« »Por - s’dua që ndonjë gjë të më sundojë.«
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13»Gjellat janë për bark e barku për gjella…!« »Por Hyji do t’i shkatërrojë këtë dhe ato. E trupi nuk është për fëlligështi, por i përket Zotit, e Zoti për trupin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Tani, Hyji që e ngjalli Zotërinë me fuqinë e vet, edhe ne do të na ngjallë.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15A nuk e dini se trupat tuaj janë gjymtyrë të Krishtit? A do t’i marr, pra, gjymtyrët e Krishtit e do t’i bëj gjymtyrë të një lavireje? Mos e thashtë Zoti!
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16[Apo] A nuk e dini se ai që bashkohet me laviren, bëhet me të një trup? Sepse thuhet: ‘Do të jenë të dy një trup i vetëm.’
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
17Kurse ai që shpirtërisht bashkohet me Zotin, është me Të një shpirt.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18Ikni prej fëlligështisë! Çdo mëkat që bën njeriu është jashtë trupit, kurse ai njeri që bën fëlligështi, mëkaton kundër trupit të vet.
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Apo nuk e dini se trupi juaj është Tempulli i Shpirtit Shenjt që banon në ju që e keni prej Hyjit dhe se ju nuk i përkitni më vetvetes?
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Sepse jeni blerë me çmim të lartë. Prandaj, jepni lavdi Hyjit në trupin tuaj!
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.