Çështje lidhur me martesë
1Tani lidhur me çka më keni shkruar. Është mirë për njeriun të mos e prekë gruan.
2Megjithatë, për arsye të rrezikut të fëlligështisë, secili le ta ketë gruan e vet dhe çdo grua le ta ketë burrin e vet.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Burri le ta kryejë detyrën martesore ndaj gruas, po ashtu edhe gruaja ndaj burrit.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Gruaja nuk është pronarja e trupit të vet, por burri. Gjithashtu as burri nuk është pronari i trupit të vet, por gruaja.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Mos ia mohoni njëri-tjetrit detyrën martesore, përveç me marrëveshje e përkohësisht që t’i kushtoheni uratës e bashkohuni përsëri që djalli të mos ketë rast t’ju tundojë për shkak të papërmbajtjes suaj.
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6Këtë gjë jua them si lejim e jo si urdhër.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Kisha dashur që të gjithë njerëzit të ishin si unë; porse, secili e ka prej Hyjit dhuratën e vet të veçantë - njëri kështu e tjetri ashtu.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8Të pamartuarve dhe vejushave u them se është mirë për ta nëse qëndrojnë si unë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por, në mos janë të zotët të përmbahen, le të martohen - sepse më mirë është të martohen se të digjen.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Të martuarve u urdhëroj, jo unë, por Zotëria gruaja të mos ndahet prej burrit
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11- por, po ndodhi se u nda, të mos martohet më ose të pajtohet me burrë - e burri mos ta lëshojë gruan.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Të tjerëve u them unë, e jo Zoti: në qoftë se ndonjë vëlla e ka gruan të pafe dhe ajo pranon të jetojë me të, mos ta lëshojë.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Po ashtu edhe gruaja që e ka burrin të pafe dhe ai pranon të jetojë me të, mos ta lëshojë burrin.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
14Sepse burri i pafe shenjtërohet prej gruas dhe gruaja e pafe shenjtërohet prej burrit të krishterë. Përndryshe, fëmijët tuaj do të ishin të papastër, kurse kështu - janë shenjtër.
Vargu 14 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
15Po qe se pala jo e krishterë do të ndahet, le të ndahet; i krishteri dhe e krishtera në raste të tilla nuk janë të lidhur: sepse Hyji na thirri në paqe.
Vargu 15 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
16Vërtet, çka di ti, o grua, se do ta shëlbosh burrin? E nga e di ti, o burrë, se do ta shëlbosh gruan?
Vargu 16 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Gjendja e jetës si ta ketë caktuar Zoti
17Sa për të tjera, secili të jetojë ashtu si ia ka dhënë Zoti, ashtu si ka qenë kur Hyji e thirri. Kështu caktoj në të gjitha kishat.
Vargu 17 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
18A u thirr ndokush si i rrethprerë? Mos të mundohet ta ndreqë rrethprerjen! Një tjetër ishte i parrethprerë? Mos të rrethpritet!
Vargu 18 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
19Nuk është asgjë rrethprerja dhe nuk është asgjë parrethprerja - vlen vetëm zbatimi i urdhërimeve të Hyjit.
Vargu 19 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
20Secili le të rrijë në atë gjendje në të cilën ishte kur u thirr.
Vargu 20 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
21Ishe ti skllav kur u ktheve në fe? Mos u prish, por, edhe nëse mund të bëhesh i lirë, më mirë përfito prej gjendjes sate.
Vargu 21 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
22Sepse, ai që u thirr si skllav, është i liruari i Zotit. Po ashtu edhe ai që u thirr si i lirë, është skllav i Krishtit.
Vargu 22 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
23Krishti e ka paguar shpërblimin tuaj: mos u bëni skllevër të njerëzve!
Vargu 23 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
24Secili, o vëllezër, le të qëndrojë në Hyjin në atë gjendje, në të cilën ishte kur u kthye në fe.
Vargu 24 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Virgjëria dhe vejnia
25Lidhur me virgjëra nuk kam farë urdhri prej Zotit, por jap këshill si një njeri që, në saje të mëshirës së Zotit, meriton t’i besohet.
Vargu 25 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
26Pra, mendimi im është se kjo gjendje është e mirë - për shkak të ngushticës së tanishme, mendoj se është mirë për njeri që të qëndrojë ashtu.
Vargu 26 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
27Je i lidhur me grua? Mos kërko ndarje! Je i lirë nga gruaja? Mos kërko grua!
Vargu 27 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
28Po edhe nëse martohesh, nuk bën mëkat. Po edhe virgjëra, nëse martohet, nuk bën mëkat, por të tillët do të kenë vuajtje në trup, e unë dëshiroj t’ju kursej.
Vargu 28 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
29Ja, ç’dua të them, o vëllezër: koha është e shkurtër. Qysh tash edhe ata që i kanë gratë, të jenë si të mos i kishin,
Vargu 29 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
30ata që qajnë, sikurse të mos qanin; ata që gëzohen, sikurse të mos kishin gëzim; ata që blejnë, sikurse të mos kishin gjë të veten;
Vargu 30 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
31ata që e gëzojnë këtë botë, sikurse të mos e gëzonin, sepse trajta e kësaj bote po kalon.
Vargu 31 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
32E dëshira ime është që të mos kini kokëçarje. I pamartuari kujdeset për punët e Zotit: si t’i pëlqejë Zotit.
Vargu 32 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
33Përkundrazi, i martuari kujdeset për punët e shekullit, si t’i pëlqejë gruas
Vargu 33 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
34dhe është i ndarë. Po edhe gruaja e pamartuar dhe virgjëresha kujdeset për punët e Zotit, që të jetë e shenjtë [e] me trup e me shpirt; kurse e martuara kujdeset për punët e shekullit: si t’i pëlqejë burrit.
Vargu 34 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
35Këto po ju them për të mirën tuaj, jo për t’ju vënë ndonjë lak, por që të jetoni në mënyrë më të përshtatshme - krejtësisht të përqëndruar në shërbimin e Zotit.
Vargu 35 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
36Në qoftë se ndokush e sheh veten se nuk mund të qëndrojë i ndershëm kundrejt të fejuarës së vet, e ajo ia ka arritur pjekurisë, dhe i duhet të jetë me të, le të bëjë çka ka menduar, nuk mëkaton: le të martohen.
Vargu 36 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
37Por ai që ka prurë në zemër të vet vendim të qëndrueshëm e nuk ka nevojë dhe zotëron me vullnetin e vet e në zemrën e vet e bie vendimin të ketë nderim kundrejt të fejuarës së vet, bën mirë.
Vargu 37 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
38Kështu, pra, ai që martohet me të fejuarën e vet bën mirë - ai që nuk martohet, bën edhe më mirë.
Vargu 38 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
39Gruaja është e lidhur derisa ta ketë burrin gjallë, po i vdiq burri, është e lirë: le të martohet me kë të dëshirojë - veçse me të krishterë.
Vargu 39 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
40Do të ishte veç, më e lumtur - ky është mendimi im - nëse do të qëndronte ashtu si është. Mendoj se edhe unë e kam Shpirtin e Hyjit.
Vargu 40 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.