Mishrat e flijuara idhujve
1Lidhur me mishra të flijuara idhujve dihet se të gjithë e kemi njohurinë e duhur. Por dija rrit mendjen, kurse dashuria ndërton.
2Nëse ndokush mendon se di diçka, nuk di ende ashtu si duhet të dijë.
Vargu 2 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
3Por, nëse ndokush e do Hyjin, atë Hyji e pranon për të vetin.
Vargu 3 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
4Prandaj, lidhur me ngrënien e mishrave të flijuara idhujve, e dimë: idhulli nuk është asgjë në botë dhe se nuk ka hyjni përveç një Hyji të vetëm.
Vargu 4 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
5Sepse, edhe pse ka ashtutëquajtura hyjni në qiell ose në tokë - sikurse ka shumë »hyjni« e shumë »zotërinj« -
Vargu 5 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
6por për ne s’ka veç një Hyj, Atin, prej të cilit është krijuar gjithçka e të cilit ne i përkasim; dhe një Zot të vetëm Jezu Krishtin, nëpër të cilin është gjithçka e ne jemi nëpër të.
Vargu 6 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
7Por këtë dije të mjaftueshme nuk e kanë të gjithë. Disa, duke kujtuar se është diçka idhulli, hanë mishin kinse korban të idhullit, e ndërgjegjja e tyre, prej se është e ligshtë, përlyhet.
Vargu 7 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
8E gjella, pra, nuk na shpie te Hyji as, nëse nuk e hamë, nuk humbim gjë, as, nëse e hamë, nuk fitojmë gjë.
Vargu 8 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
9Por, t’ia vini mendjen që kjo, liria juaj, të mos dalë shkandull për të ligshtët.
Vargu 9 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
10Sepse, po të shikoi ndokush ty që ke njohuri ndenjur në tryezë në shenjtërore të idhullit, a thua ndërgjegjja e tij, prejse ende e ligshtë, nuk do të nxitet të mendojë se është mirë të hajë flijime të idhullit?
Vargu 10 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
11Kështu në saje të dijes sate, sharron i ligshti - vëllai … për të cilin vdiq Krishti.
Vargu 11 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
12Në këtë mënyrë, pra, duke mëkatuar kundër vëllezërve e duke plagosur ndërgjegjen e tyre të ligshtë, mëkatoni kundër Krishtit.
Vargu 12 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
13Prandaj, nëse një ushqim e shkandullon vëllanë tim, jo, unë nuk do të ha mish kurrë e për këtë jetë, që të mos e shkandulloj vëllanë tim.
Vargu 13 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.
Vargu 1 · 0 komente
Hyr në llogari për të komentuar.